Cila është përbërja e Departamentit Brain Gain?

Misioni dhe Vizioni

Departmenti Brain Gain u krijua në tetor 2022, pas lëvizjes së ‘Foltores’ dhe procesit të rithemelimit të Partisë Demokratike. Ky department është krijuar duke u bazuar në nevojën themelore të hapjes së Partisë Demokratike dhe pasurimin e saj me burime njerëzore, të cilat nuk i kishte prekur deri atëherë.
Përbëhet nga studentë dhe profesionistë shqiptarë që kanë mbaruar shkollat e larta më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj ose që kanë një ekspertizë të veçantë dhe të spikatur në fusha të ndryshme që pasurojnë veprimtarinë e Partisë Demokratike.


Aktualisht këto janë grupet e punës, ku po operojmë dhe jemi të angazhuar.

1. Laboratori i Ideve

Laboratori i Ideve është projekti kryesor i Brain Gain i dedikuar nxitjes së debatit, ashtu…

2. Selia e PD; përtej politikës

Projekti “Selia e PD përtej Politikës” synon të transformojë selinë qendrore të Partisë Demokratike në…

3. PODCAST (Zërat)

Podcast (Zërat) është një program inovativ që ofron një platformë për diskutime dhe intervista me…

Trajnohemi sot për të ndihmuar zhvillimin e burimeve njerëzore që do të formësojnë të ardhmen.

Akademia BG

Planet tona për trajnime të brendshme dhe të jashtme janë të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit në grup dhe lidhjen midis brezave me qëllim përgatitjen e tyre për të qenë përfaqësues të denjë të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet e saj.

PËRSE PARTIA DEMOKRATIKE?

Hierarki organizative.
Angazhim qytetar.

Mbështetje dhe solidaritet
për kauzat kombëtare.

Angazhim i të rinjve,
forcim lidershipi

Voto: shpreh vullnetin,
krijo ndryshimin.

Një rrugëtim plot shpresë

Anëtarët e Departamentit Brain Gain vendosën si pasojë të ndryshojnë paradigmën e mendimit dhe qasjen ndaj çështjes së Brain Gain. Kthimi i trurit nuk duhet të ishte “qëllim”, por “pasojë”. Më shumë se një ndryshim semantik, ishte një ndryshim filozofie.

Në natën e 30 dhjetorit 2023, kur shumëkush i harruar në zhurmën e festave, mbylli veshët ndaj këmbanës që ra për gjithë vendin, për lirinë, për demokracinë, Departamenti Brain Gain organizoi një mbledhje urgjente në Selinë e Partisë Demokratike.

Bashkohu me ne

Shqipëria ka nevojë për ty






    Departamenti BrainGrain
    Privacy Overview

    Kjo faqe interneti përdor "cookies" në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i "cookies" ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmimi i ekipit tonë për të kuptuar cilat seksione të faqes i gjeni më të interesueshme dhe të dobishme.