Në kërkim të Simboleve
Rikthejmë vlerat, ndertojmë të ardhmen
Shqiptarët dhe demokratët duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre historike dhe vlerat që përfaqësojnë. Partia Demokratike, si forca e parë opozitare në periudhën post-komuniste, ka rikthyer shpresën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Krenaria e shqiptarëve buron nga gjuha, kultura dhe historia, si dhe nga figura të mëdha kombëtare që kanë treguar guxim, qëndresë dhe përkushtim për të drejtat dhe liritë. Demokratët duhet të ndihen të frymëzuar nga këto shembuj dhe të mbeten mbrojtës të simboleve dhe vlerave që ndërtojnë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm
Simbolika
Ky projekt përfaqëson fuqinë e unitetit dhe bashkëpunimit, duke nënvizuar rëndësinë e simbolikës në jetën shoqërore dhe politike. Ai është një kujtesë se simbolika ka fuqinë të frymëzojë njerëzit për të vepruar, për të kujtuar dhe për të përqafuar vlerat që bashkojnë një shoqëri të ndarë nga politika dhe historia. Në kërkim të simboleve pasqyron përpjekjet për të rikrijuar një frymë të re bashkëpunimi midis brezave, duke ruajtur vlerat dhe identitetin historik të Partisë Demokratike.
Pse lindi? (Motivi)
Projketi lindi si një nevojë për të adresuar krizën e identitetit dhe Çorientimit shoqëror që është rrënjosur nga një dekadë porpagandë dhe mungesa e narrativës simbolike të qëndrueshme. Në një kohë kur vlerat dhe simbolet tradicionale janë lënë në harresë ose janë deformuar, ky projekt synon të rikthejë ndërgjegjësimin mbi trashëgiminë kulturore dhe historike, duke e lidhur atë më sfidat bashkëkohore. Është një përgjigje ndaj prirjeve të autokracisë dhe humbjes së pikave referuese që pengojnë zhvillimin demokratik dhe përparimin kombëtar.
Qellimi
Qëllimi i projektit është të rikthejë vlerat demokratike si shtylla kryesore të politikës shqiptare, duke promovuar bashkimin dhe përgjegjësinë brenda Partisë Demokratike. Projekti synon të ndihmojë në krijimin e një kulture politike që forcon identitetin demokratik dhe promovon një qasje më transparente dhe gjithëpërfshirëse ndaj vendimmarrjes politike. Për më tepër, ai ka për qëllim të frymëzojë qytetarët dhe të forcojë besimin e tyre në demokraci përmes një narrative të qartë dhe të mbështetur mbi vlerat historike.
Permbajtja
Përgjatë vitit 2024, kemi udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku kemi lartësuar 12 vlera të përkthyera në 12 simbole. Për secilin muaj kemi zgjedhur një vlerë përfaqësuese dhe kemi zhvilluar aktivitete simbolike për të theksuar rëndësinë e tyre në jetën sociale, kulturore dhe politike. Këto aktivitete u përqendruan në tema si lidhja midis brezave, atdhedashuria, krenaria kombëtare, kujtesa historike, bashkimi kombëtar dhe liria. Ky udhëtim na ndihmoi të rikujtojmë, të ndërtojmë dhe të shpërndajmë vlerat më të mira të idëntitetit tonë kombëtar.













