1. Laboratori i Ideve

Laboratori i Ideve është projekti kryesor i Brain Gain i dedikuar nxitjes së debatit, ashtu sikurse krijimit ose pasurimit nëpërmjet propozimit të programit të Partisë Demokratike nëpërmjet artikujve të publikuar në median e shkruar, si dhe ndërhyrjeve publike dhe mediatike etj. Është projekt që përfaqëson aspektin më të dukshëm të ndërtimit të alternativës politike dhe dëshirën për influencuar përmes ideve. Laboratori i Ideve synon të përfaqësojë në veprimtarinë e tij vetë emrin e departamentit: Brain Gain për të nënkupton imponimin në politikë përmes asetit intelektual të shpërfaqur në ide dhe propozim konkret për PD dhe shtetformimin në gjithë dimensionet e tij.

PROJEKTET E ZHVILLUARA

-VERA E IDEVE

“Vera e Ideve” është një nismë novatore e Departamentit Brain Gain, që synon të ushqejë debatin intelektual dhe të mbajë gjallë frymën e diskutimit publik gjatë muajve të verës, kur zakonisht interesi për çështjet politike dhe shoqërore zbehet. Kjo platformë shërben si një hapësirë për analiza kritike dhe propozime konkrete mbi çështje socio-ekonomike dhe politike, duke nxitur një reflektim të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillim. Përmes një cikli artikujsh të shkruar nga anëtarët e “Laboratorit të Ideve”, iniciativa i jep rëndësi mendimit të strukturuar dhe vizionit për ndryshim, duke inkurajuar përfshirjen e mendjeve të angazhuara në përballjen me padrejtësitë politike e sociale. “Vera e Ideve 1” është një thirrje për të forcuar rezistencën intelektuale dhe për të mbajtur gjallë shpresën për një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar.

-VERA E IDEVE 2

Departamenti Brain Gain përmes projektit “Laboratori i Ideve” risjell për të dytin vit “Verën e Ideve”, një nismë që synon të ushqejë dhe të mbajë në jetë debatin mediatik përmes shpërfaqjes së ideve në median e shkruar përgjatë verës, edhe atëherë kur më së shumti në një vend që lëngon nga padrejtësia politike dhe sociale, idetë, debati dhe kontributi intelektual nuk mund të pushojë. Këtë herë, përmes një cikli prej dhjetë artikujsh, anëtarët e angazhuar në “Laboratorin e Ideve” ia kushtojnë “Verën e Ideve” mendimit politik në dy shtylla: Analizë propozuese në tema të aktualitetit socio-ekonomik, dhe Prezantimi e shtjellimi i disa prej propozimeve kryesore të Departamentit Brain Gain për hartimin e Programit elektoral 2025 të Partisë Demokratike. Besimi në forcën për ndryshim, imponon detyrën për të mbajtur gjallë kritikën dhe kundërshtinë, për të forcuar rezistencën intelektuale, për të ushqyer vizion dhe shpresë për zhvillim edhe aty ku, edhe atëherë kur, debati ia ka lënë vendin apatisë. “Vera e Ideve” i përgjigjet kësaj thirrjeje. Ju ftojmë të na lexoni, ndiqni, mbështesni a kundërshtoni përgjatë gjithë muajit gusht në median e shkruar.

-Bilanci i Qyteteve

“Bilanci i Qyteteve pas 11 viteve propagandë 2013 – 2024” është një nënprojekt i konceptuar në funksion të kontributit të “Laboratorit të Ideve” për decentralizimin e vëmendjes politike dhe rizgjimin e politikës lokale, duke kthyer projektorët e vëmendjes drejt qyteteve dhe problematikave të tyre. “Bilanci i qyteteve” konsiston në një pasqyrim analitik të më shumë se një dekade qeverisjeje të majtë, parashtrimin e fakteve të premtimeve të pambajtura, projekteve të pazbatuara, abuzimeve urbanistike, rrënimit demografik, defiçiteve ekonomike, prapambetjes kulturore, neglizhencën ndaj trashëgimisë si dhe problematikat specifike në sektorët më potencialë të atij qyteti. Kontekstualizuar në filozofinë e “Laboratorit të Ideve”, bilanci i secilit qytetit përmbyllet me propozime mbi aspektet e ndryshme të trajtuara si dhe alternativën me të cilën duhet të vijë PD për të rekuperuar realitetin e trishtë që fle nën propagandën.

ARTIKUJ TE TJERE PRODHUAR NGA PROGRAMI