2. Selia e PD; përtej politikës

Projekti “Selia e PD përtej Politikës” synon të transformojë selinë qendrore të Partisë Demokratike në një qendër simbolike, që shërben jo vetëm për aktivitetet politike, por edhe për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike. Ai synon të rigjallërojë vlerat historike dhe demokratike, duke organizuar evente si ekspozita, promovime librash, aktivitete artistike dhe takime me intelektualë. Projekti thekson rëndësinë e artit dhe kulturës si mjete për të rikujtuar historinë dhe për të frymëzuar të ardhmen. Në këtë mënyrë, selia synon të bëhet një hapësirë që bashkon të rinjtë, intelektualët dhe qytetarët për të ndarë ide dhe për të promovuar ndryshimin. Vizionimi përfshin gjithashtu decentralizimin e këtij modeli dhe shtrirjen në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfaqësuar një kundër-shembull ndaj manipulimeve të propagandës dhe duke krijuar një lidhje më të thellë me qytetarët.

Promovim Libri "Midis Krimeve dhe Mirazheve" z. Besnik Mustafaj


Promovimi i librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” – Shkrimtari Besnik Mustafaj prezantoi veprën e tij të fundit, një rrëfim i thellë dhe i ndjerë mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt rënies së komunizmit. Libri, një pasqyrë e gjallë e asaj kohe të trazuar, ndërthur dëshmi personale, analiza sociale dhe reflektime mbi renien e atij sistemi, duke i dhënë lexuesit një perspektivë të freskët dhe të menduar.

Diskutimet pas promovimit u përqendruan në rëndësinë e kujtesës historike dhe në rolin e letërsisë për të ndriçuar periudhat më të errëta të historisë sonë kombëtare. Pjesëmarrësit vlerësuan mënyrën se si libri kap të dyja aspektet e asaj periudhe – krimet e regjimit dhe ëndrrat për liri – duke frymëzuar një reflektim mbi të kaluarën dhe mësimet që duhet të nxjerrim prej saj.

Ekspozite Trashendentët

Ekspozita “Trashendentët”, e krijuar nga studentët e talentuar të Universitetit të Arteve, u hap këtë të shtunë në oborrin dhe korridoret e selisë së Partisë Demokratike. Kjo nismë artistike përfaqësonte energjinë dhe vizionin krijues të brezit të ri, duke trajtuar tema si transformimi, tejkalimi i kufijve dhe ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë përmes artit.

Punimet e ekspozuara, nga pikturat e guximshme deri te instalacionet e menduara me kujdes, përçonin një thirrje për të reflektuar mbi sfidat dhe tranzicionet e shoqërisë sonë. Çdo vepër ishte një rrëfim unik, që përçonte mesazhe të thella dhe frymëzonte dialog mes vizitorëve.

Studentët e Universitetit të Arteve, si krijuesit e këtyre veprave, dëshmuan jo vetëm përkushtimin e tyre ndaj artit, por edhe ndjeshmërinë për temat që prekin shoqërinë shqiptare sot. “Trashendentët” nuk ishte thjesht një ekspozitë, por një platformë ku arti shërbeu si një urë lidhëse ndërmjet brezave dhe një mjet për tejkalimin e barrierave kulturore dhe sociale.

Kjo iniciativë, e realizuar në hapësirën simbolike të selisë së Partisë Demokratike, tregoi fuqinë e artit për të ndërtuar një hapësirë të re ku bashkëjetojnë krijimtaria, kultura dhe dialogu.

Ekspozita "Pasuria e Vendit tim"

Departamenti Brain Gain – Partia Demokratike në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Selia e Partisë Demokratike përtej politikës” më datë 14 Prill në këtë seli organizoi një ditë kulturore, e cila filloi me ekspozitën fotografike të fotografit të mirënjohur Feliks Bilanit, “Pasuria e vendit tënd “, fotografi te pasurive natyrore të Shqipërisë drejtuar fëmijëve te saj. 📸

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një simbol kulture dhe një qendër të ideve inovative.💡
Politika është arti i qeverisjes!
Departamenti Brain Gain 🧠

"Dhuro nje Liber Ndrico nje Mendje"

Departamenti Brain Gain i Partisë Demokratike në ditën Ndërkombëtare të Librit organizoi projektin e radhës “Dhuro një libër, ndriço një mendje”. 📚💡
Kjo është një iniciativë e ndërmarrë nga Departamenti Brain Gain, e cili ka për qëllim të nxisë promovimin e kulturës dhe librit në vende ku është e vështirë të arrijë!
Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një simbol kulture dhe një qendër e ideve inovative.💡
Departamenti Brain Gain 🧠

🎤 "Gazetarët në Shqipëri : Shtyp i Lirë apo Liri e Shtypur"?

Aktivitet i realizuar në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, nga departamenti Brain Gain dhe Ekselenca në bashkëpunim me LDG, në kuadër të projektit “Selia e Partisë Demokratike përtej politikës”. 👥 Falenderojmë panelistët që u bënë pjesë: Znj. Albana Vokshi, Znj. Alba Kepi, Z. Arnold Kariqi, Z. Refik Ferzaj, Znj. Brikena Kasmi, Z. Daniel Nikolla, Z. Koloredo Cukalli, Znj. Marjana Zeneli Bulku. Paneli diskutoi mbi lirinë e medias në ditët e sotme, vështirësitë me të cilat gazetarët ndeshen në ushtrimin e profesionit të tyre në Shqipëri dhe sfidat me të cilat ata përballen në përditshmëri. Departmenti Brain Gain

Promovim Libri Poezi "Mendime Djaloshare, Prezantim Projekti

Departamenti Brain Gain dhe Partia Demokratike në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Selia e Partisë Demokratike përtej politikës” më datë 14 Prill në këtë seli organizoi një ditë kulturore, me prezantimin e projektit “Green Neuro-Rehabilitation”” fitues i çmimit Kategorisë së Inovacionit të Industrisë ne Butterfly Innovation Award 2022, sponsorizuar nga Regional Council Cooperation (RCC), Bashkimi Europian nga neuroshkencëtari Ph.D. Orjon Rroji dhe u mbyll me promovimin e librit me poezi “Mendime djaloshare” nga i njëjti autor! 🔬🧬📚
Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një simbol kulture dhe një qendër të ideve inovative.💡
Politika është arti i qeverisjes!

“Dhuro një libër, ndriço një mendje.”

📚 Në kuadër të projektit “Selia e Partisë Demokratike përtej politikës” Departamenti Brain Gain në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Gruas, organizoi aktivitetin përmbyllës të fushatës 1 mujore të mbledhjes së librave, “Dhuro një libër, ndriço një mendje.” Me pjesëmarrjen e: Znj.Albana Vokshi, Znj.Lili Sula, Z.Parid Teferiçi, Z.Edvin Cami, Z.Bardhyl Musai. Përveç librave fizikë që ja dolëm të mbledhim edhe këtë vit falë kontributit tuaj, realizuam gjithashtu një bashkëpunim inovativ me qëllimin për të ardhur sa më afër lexuesve në të gjitha format. 💻 Projektit iu bashkua Z. Denis Zavalani me bibliotekën e tij digjitale, “Biblioteka ime”, duke bërë të mundur aksesin falas të 2300 librave digjitalë për lexuesit nëpërmjet nismës “Dhuro një libër, ndriço një mendje.” Faleminderit të gjithëve që për të dytin vit rradhazi ju bashkuat nismës sonë. Departamenti Brain Gain