11 maji, dita kur shqiptarët do t’i thonë ‘stop’ gënjeshtrave, sharjeve dhe përbuzjës së ramës

11 maji, dita kur shqiptarët do t’i thonë ‘stop’ gënjeshtrave, sharjeve dhe përbuzjës së ramës

Nga Ilir Pecnikaj

Në monologun e radhës, Edi Rama përballë rinisë ndryshe nga paraardhësi i tij (Alia) iu drejtua opozitës me një gjuhë lincuese duke u përpjekur ta tërheqi atë në batakun e tij. Me një model të vjetruar tashmë ai i`u referua shifrave të dyshimta dhe hera herës me kast duke i ngatërruar ato sipas modelit Basha. Kjo taktikë tashmë e dalë boje ku në “shfaqen” e radhës ai u nda i vetëkënaqur pasi vetëmori miratimin e publikut përmes shifrave të manipuluar. Ndonëse duhet abandonuar në batakun e tij, po analizoj disa nga pohimet që ai bëri përmes një analize të thelluar.

1.    Rritja e GDP-së:

Në fjalimin e tij, Edi Rama deklaroi se Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) i Shqipërisë është rritur 2.6 herë që nga viti 2013 deri në vitin 2024. Gënjeshtër:

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (ISTAT), GDP-ja në vitin 2013 ishte 1.35 trilion lekë, ndërsa në vitin 2024 ajo ka arritur 2.33 trilion lekë – një rritje prej 72%.

Por çfarë harroi Edi Rama të përmendë?

Indeksimin e inflacionit, i cili gjatë këtyre 11 viteve ka arritur në 32.5%, që do të thotë se rritja reale e GDP-së është shumë më e ulët se sa e paraqitur nga ai. Në këtë mënyrë ai indeksimin e tijë u mundua tùa shesë punëmarësve shtet dhe pencionistëve si ritje masive e rogës ndërkohë që kishte një dekadë që nuk indeksonte asnjërin prej tyre. Me gjithë ritjen e rogav

Jam i bindur se me kast ai ka ngatëruar GDP me Buxhetin e qeverise, por këtunuk jam shumë i bindur se piktor hesapi.

2.    Sektori i teknologjisë dixhitale: Shifra pa substancë dhe rroga të ulëta.

Edi Rama permendi si një rritje të pa parë  sektorin e teknologjisë dixhitale , për të cilin ai tha se në vitin 2024 ka pasur 14,974 persona të punësuar, me një portofol eksporti prej183 milionë euro. Megjithatë, kur e krahasojmë këtë me eksportin e përgjithshëm të Shqipërisë që është 3.6 miliardë euro (sipas ISTAT), ky sektor përfaqëson vetëm rreth 5% të eksporteve, ose vetëm 0.8% të GDP-së në total.

Si mund të mburrët për një faktor të tillë ku edhe në këtë sektor rroga mesatare për punonjësit është vetëm 800-900 euro, ku edhe Kosova fqinje ka një rrogë mesatare prej 1000 euro?! Për më tepër, kjo është rroga më e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar një politikë të dështuar të shtetit për të rritur konkurrencën dhe mundësitë për profesionistët e rinj.

3.    Arsimi në krizë: Rënia e regjistrimeve dhe mbyllja e degëve ndryshme.

Kur Edi Rama përmendi sistemin arsimor, dhe mburret se nuk ka pasur asnjë ankesë për mënyrën e e regjistrimit në universitetet shqiptare.

Për të qarë apo për të qeshur?!

Realiteti është krejt ndryshe.

Shumë degë universitare janë mbyllur, pasi nuk ka mjaftueshëm studentë për t’i mbushur ato. Edhe degët më të kërkuara, si mjekësia, vitin e kaluar vlerësuesit janë detyruar të ulin kuotat e pranimit dhe të pranojnë studentë me rezultate të ulëta, madje deri në 25 pikë nga 100 të mundshme (kujtoj se vlerësimi më i ulët për kalim në karrieren universitet është 45 pikë).

Për të sqaruar kryeministrin e INSTALAZIONIT (me këto që thotë vec KM I shqiptarëve nuk është), në vitin 2013, Shqipëria kishte 390,000 nxënës të regjistruar në ciklin parauniversitar, ndërsa në vitin 2022 ky numër ra në 277,000, duke u ulur me rreth 30%. Kjo është një shenjë e qartë e krizës që ka kapluar sistemin arsimor dhe të rinjtë shqiptarë, të cilët nuk po gjejnë më mundësi të qëndrueshme për të vazhduar shkollimin e tyre në Shqipëri.

4.    Inteligjenca artificiale në shkolla.

Duke e përsëritur disa herë tha se në vitin 2013 ka qënë “zerrrro”.

Si mund të bejmë që t’ja kujtojmë z. Rama se shteti i parë në europë që e ka futur IA në shkolla ka qënë Estonia e cila e eksperimentoj për herë të parë në vitin 2019, dhe quhet si pionere e kësaj idë. Pra në 2013 nuk kishte IA por në të gjitha shkollat qeveria Berisha coj internetin, për të cilin aso kohe ti talleshe, sepse nuk e besoje që do e arrinte. Por për atë kohë kaq ishte e mjaftueshme ndërsa sot për fatin tënd të keq duhen investime goxha të konsiderueshme pasi internetin e ka me vete cdo studentdhe godinat e bukura pa përmbajtje nuk prodhojnë elita që vëndi ka shumë nevoje.

5.    Qytetarët në 11 Maj do mbështesin opozitën sikundër fqinjët tanë pasi besoj ka mbaruar  koha e këtij patriarkut të fundit në ballkan. Tashmë qytetarët e drobitur përgjatë kësaj dekade duan ndryshimin pasi Kryeministri Rama nuk ka më se c`ti premtojë qytetarëve dhe kësaj here skaletës i mbaruan gërmat. Përballë tij qëndron propozimi serjoz, kreu i opozitës Sali Berisha që megjithë sulmet si nga brenda dhe jasht teritorit jo vetëm qëndron në këmbë por dhe sjell shpresë përmes një programi serjoz për të rimëkëmbur vendin duke filluar nga Arsimi dhe Shëndetsia. Tashmë ky politikan karriere ka dhënë prova se di si ta ripopulloi sërisht këtë vend me shqiptarë, prandaj vota e 11 Majit do të jetë sinjali i një fillimi të ri për Shqipërinë!