Kosova dhe Vendimi për UÇK : “Marre” dhe politika e luftës së Kosovës
Nga Mariglen Hysaj
Në datën 16 shtator 2026, Gjykata e Hagës gjykoi (në mënyrë të padrejtë) ish-drejtuesit e UÇK-së. Kjo gjë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm të shumë bashkatdhetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Vendimi i gjykatës ka shkaktuar dhe ka tërhequr shumë politikanë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botën dhe (faktikisht) shumica prej tyre janë munduar ta përdorin këtë vendim si propagandë patriotike dhe një instrument për të arritur një konsensus. Vijmë në rastin e vendit tonë, kur Partia Socialiste dhe “udhëheqësi” i saj, Edi Rama, guxoi duke bërë patriotin dhe duke postuar nëpër rrjete sociale një postim me titull “MARRE”, ku në sfondin e tij shfaqet një hartë e Europës me një rreth me tel (i cili ngjan me yjet e flamurit të Bashkimit Europian). Në fakt, është një turp dhe një marrë e madhe për një qeveri, e cila, mazhoranca e saj, refuzoi të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Dhe është po ashtu një turp dhe një tradhti kur vetë udhëheqësi i saj, i shoqëruar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në korrikun e vitit 2015, guxoi të bënte një vizitë surprizë në Kosovë, duke takuar vetë homologun e tij, Isa Mustafën, dhe po ashtu vetë Hashim Thaçin. Në atë vizitë, vetë “patrioti” ynë, kur kishte mbërritur me helikopter në Prishtinë, kërkoi të instalohej një Gjykatë Speciale për krimet e luftës, që në fund dënoi vetë Hashim Thaçin.
Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Demokratike, një ditë pas vendimit zyrtar të Gjykatës së Hagës, vendosën që të bënin një gjest për të shprehur solidaritet, duke u shfaqur me simbolet e UÇK-së ndërsa shkonin në Kuvend. Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin për dënimin e liderëve, duke i akuzuar si përgjegjës direkt (që, në fakt, janë me të vërtetë). Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë qenë (dhe kjo është edhe me fakte) mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe mbështetës të plotë të ndërhyrjes së NATO-s kundër agresionit të diktatorit serb Slobodan Millosheviçit. Në periudhën e qeverisjes së tij si kryeministër, Berisha udhëhoqi projektin e ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës-Morinë (Rruga e Kombit), duke u parë si një urë jetike që bashkonte ekonomikisht dhe emocionalisht Shqipërinë me Kosovën. Po ashtu, edhe në rolin e saj si opozitë, ajo vetë kundërshtoi projektin e Open Ballkanit, të bërë kryesisht nga treshja anti-shqiptare Rama-Vuçiç-Zaev, për të izoluar Kosovën dhe për të favorizuar interesat ruse dhe për të krijuar një Jugosllavi të re. Vetë Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të vijojnë të mbështesin vazhdimisht sovranitetin e Kosovës, vetë UÇK-në dhe veteranët e saj, që kanë kontribuar dhe luftuar shumë për çlirimin dhe lirinë. Dhe pikërisht, asnjë vendim gjykate nuk mund të errësojë vlerat dhe pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës për liri.
Si përfundim, duke shprehur mendimin tim si anëtar i Departamentit Brain Gain dhe si mbështetës i Partisë Demokratike, mendoj se, në radhë të parë, duhet të vijojmë luftën kundër propagandës së Edi Ramës dhe kundër manipulimit të tij për të krijuar konsensus, duke nxjerrë në pah fakte të shumta dhe rastet e mashtrimeve që ai vijon të përdorë. Në radhë të dytë, mendoj se duhet të shfrytëzojmë rrjetin tonë akademik dhe profesional për të nxjerrë në pah të vërtetat e Luftës së Kosovës, duke bashkëpunuar, gjithashtu, me vëllezërit tanë kosovarë dhe duke dëgjuar dëshmitë e ushtarëve dhe veteranëve të tjerë të UÇK-së. Në radhë të tretë, mendoj se të gjitha faktet dhe dëshmitë që do të mbledhim duhet të përkthehen në gjuhë të huaja, në mënyrë që i gjithë opinioni botëror të ketë një ide dhe një vizion sa më konkret për Luftën e Kosovës, të bazuar në fakte reale dhe të dokumentuara. Kështu, nga njëra anë, Departamenti duhet të vijojë të mbrojë dhe të përfaqësojë krahun intelektual dhe akademik, ndërsa, në të njëjtën kohë, duhet të ketë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike në aspektin politik, me qëllim mbrojtjen e së vërtetës dhe të rolit historik të UÇK-së. Kjo duhet të bëhet përmes bashkëpunimit edhe me të gjitha forcat politike në Kosovë, duke synuar një qasje të përbashkët dhe të bazuar në fakte për çështjet që lidhen me Luftën e Kosovës dhe trashëgiminë e saj.