Selia e Partisë Demokratike përtej politikës

Selia e Partisë Demokratike përtej politikës

Andi Mustafaj Drejtues i Departamentit dhe Bledi Shahu Anëtar i Departamentit BrainGain

Disa arsye se përse shtëpia jonë duhet të bëhet edhe simboli ynë kulturor
Simbolet janë forca të çuditshme. Nuk ka rëndësi nëse i kuptojmë apo jo, nëse i shohim apo jo. Ato gjenden gjithkund në jetën tonë dhe kanë një ndikim të madh në luhatjet dhe zhvillimet e shoqërisë dhe shtetit.
Në Shqipëri, më shumë se në vendet e tjera, ne nuk i kuptojmë mirë simbolet. Propaganda e pandalshme e sistemit komunist, ka prodhuar një popull të çoroditur, të gjymtuar në aftësinë e tij për të përvetësuar dhe për ti ndërtuar ato.
I ndërgjegjshëm për këto dobësi të trashëguara, Edi Rama ka vendosur autokracinë e tij duke u mbështetur në Sistemin te Konfuzionit të Përhershëm (SKOP) që ka krijuar. Shumëzimi i simboleve negative dhe i vlerave të këqija duket se po përfundon të gjunjëzojë një popull pa pika referimi.
Është thelbësore që Partia Demokratike, për shkak të asaj që përfaqëson në historinë e Shqipërisë post komuniste, si forca e parë opozitare në vend të rijetësoj betejën e simboleve.
Për demokratët, familja dhe çdo gjë rreth saj janë në qendër të identitetit politik. Në një farë mënyre, duhet ta trajtojmë edhe Partinë Demokratike si një shtesë të familjes dhe të sillemi njëlloj brenda saj. Kjo nënkupton një respekt të veçantë për shtëpinë. Shtëpia e demokratëve është selia qendrore e saj. Ajo është një objekt thellësisht simbolik, është një objekt ku gjejmë shpresë, dëshirë, pasion.
Më e pakta që mund të themi është që shtëpia jonë ka vuajtur shumë vitet e fundit. Me një pafuqi stoike, ajo na ka parë të mbyllemi, të blindohemi, të goditemi nga regjimi i Rilindjes. Shtëpia jonë na ka par të humbasim zgjedhje, të braktisim zgjedhje. Thënë ndryshe, thënë shkurt, ajo po kthehet në mënyrë të ngadaltë në një simbol negativ për ne demokratët.
Shtëpia jonë nuk e meriton një fat të tillë. Shtëpia jonë është e madhe, është e bukur, lejon hapësira ku ëndërrimtarët të ëndërrojnë, mendimtarët të mendojnë. Ka korridore të gjera, tavan të lartë, oborr të bollshëm, kafe të madhe. Ajo duhet të gëlojë nga zhurma e pashtershme e zemrave të etura për liri.
Që shtëpia jonë të luaj plotësisht rolin e saj, që të shkoj përtej politikës dhe të bëhet simboli ynë pozitiv, simboli ynë kulturor, ajo duhet të zmadhohet, të zgjerohet. Ajo ka nevojë dhe mundësi të shndërrohet në një qendër me rrezatim kulturor mbas orareve të mbylljes se saj, pra kryesisht në darke dhe në ditët e fundjavës.
Duhet të shohim koncerte të organizuara te oborri, promovime librash te kafja, ekspozita pikture te korridoret. Workshope artistike apo Movie nights në ambiente të hapura ku mund të shfaqen gjithashtu edhe dokumentarë. Takime me Artistë apo intelektualë të ndryshëm ku mund të behën biseda dhe të ndahen ide.
Kështu mund promovojmë të rinj demokratë, artistë qëndrestarë, mund të tregojmë pasurinë tonë kulturore, të lartësojmë traditat, të tregojmë që vlera e atyre që punuan për demokracinë në Shqipëri nuk do vdesë kurrë. Ky dimension kulturor nuk do t’ia cenojë aspak përmbajtjen thellësisht politike që ka kjo seli si shtatmadhori e PD-së
Përpos ngritjes së një simboli të ri për demokratët dhe shqiptarët, ky vizion i ri do mundësojë decentralizimin dhe zgjerimin në mënyrë progresive të skenës kulturore e cila do të bëhet njëkohësisht më e hapur për të gjithë mendimet dhe krijimet që nuk gjejnë vend në propagandën e qeverisë. Suksesi i një nisme të tillë mund të shumëzohet më pas në selit e tjera të Partisë Demokratike në të gjitha qytetet e vendit.
Në çdo hap që hedhim, duhet të tregojmë se jemi kundër shembulli i Rilindjes autokratike dhe kriminale, duhet që çdo veprim të shkoj në drejtimin e asaj që ne duam të përfaqësojmë. Selia përtej politikës, shtëpia jonë e përbashkët, hapi i parë në betejën e rijetësimit të simboleve si hap i pazëvendësueshëm i rindërtimit të lidhjes me qytetarët shqiptarë.
Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës i Partisë Demokratike
Blendi Shahu, Anëtar Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës i Partisë Demokratike