Monopoli i ‘të resë’ që nuk vjetërohet kurrë…
Ted Kopliku Anëtar i Departamentit BrainGain
Para disa ditësh, një nga drejtuesit e njërës nga këto lëvizjet e reja që duan t’i imponohen politikës shqiptare prej vitesh dhe vitet nuk ia hoqën kurrë brand-in « tërinj », kritikonte politikanët që kanë monopolizuar politikën shqiptare prej 33 vitesh. Ankohej se në Shqipëri kishte ndodhur një fenomen i cili nuk gjendej sipas tij askund në botën demokratike.
Për të demonstruar merrte shembull Joe Biden dhe e krahasonte me Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Rreshtonte postet e tyre nga minister i kulturës deri tek drejtues i opozitës dhe përballë vinte vetëm katër vite presidencëtë Joe Biden.
Këto lloj krahasimesh anakronike dhe fjalime populiste janë tipike të këtyre të rinjve që na imponohen si e vetmja e re në politikën shqiptare, si antidot i atyre që paskan monopolizuar prej 33 vitesh skenën politike.
Para se të shpjegoj pse monopoli i të resë është e dhe më i rrezikshëm se monopoli i supozuari skenës politike shqiptare, po shpjegoj pse krahasimi nuk qëndron në asnjë dimension.
Nuk mund të krahasohen aktorët politikë të një popullsie me 2 million banorë me presidentë federatash e konfederatash me nga 300 million banorë dhe as me krerë shtetesh me nga 60 million banorë. Edhe në shoqëri kaq të mëdha, dalja e liderëve politikë nuk është
Diçka që ndodh në çdo fushatë elektorale.
Nëse marrim postet politike të Joe Biden, ekuivalentët e posteve që ishinrreshtuar ne diskursin e denoncimit të monopolizimit të politikësShqiptare, Joe është në politikë që në moshën30 vjeçare dhe pretendonte edhe në moshën 81 vjeçare të rizgjidhej president. As problemet krejtësisht evidente nuk e ndalonin, për sa kohë vota ia mundësonte zgjedhjen e rizgjedhjen e tij.
Pra nuk ka njësistem, – siç pretendojnë të rinjtë e akredituar si të tillë në shqipëri, në vendet demokratike, – qënë mënyrë arbitrare i kërkon një politikani të mos merret më me profesionin e tij.
Profesionalizimi i politikës fillon në shekullin e XIX dhe politika nuk mund të konsiderohet si profesion ndryshen nga tjerët.
Nuk mund t’i kërkohet një politikani të largohet për sa kohë vota nuk e largon. Politikanukbëhet me largime e me ftesa ballo, por me njëproçesrigjenerimidhe imponimi. Por kush e ndalonrigjenerimin e politikësmëshumë se mosangazhimidhe monopoli i të resë?
Në hapësirat mediatike shqiptare ka vetëm një narrativë për t’u konsideruar i ri: të denoncosh të gjithë klasën politike shqiptare si të kalbur, pa u lodhur për detaje e nuanca. “Të gjithë kanë vjedhur dhe duhet të shporren! Tabula rasa!”. Nga Erjon Veliaj me Mjaft e këndej, vetëm me gjuhën e profetëve të rremë, që gjithçka është ndërtuar gabim deri këtu dhe e vetmja zgjidhje janë ata që shajnë e mallkojnë gjithçka mund të konsiderohen si të rinj, pavarësisht viteve.
Herë duke tundur gishtin nëpër podiume ku i shoqëron e mbron policia e herë duke trashur zërin nëpër media ku i ftojnë çdo natë, pa asnjë ide të mirëfilltë për të dal nga krizat, por vetëm me fjalime populiste, e reja është monopolizuar nga 3-4 figura që mishërojnë më së miri këtë filozofi të të bërit politikë.
E vjetër sa njerëzimi: premtim eutopike dhe tabula rasa. Krahasime anakronike e inkoherente, premtime utopike, por asnjëherë thirrje për t’ia hequr atyre monopolin e për të krijuar hapësira për të rinjtë e tjerë që e mendojnë ndryshe rrugëdaljen.
Shqipëria shkon deri në Çeçeni për të kërkuar mundës dhe shtangistë, nuk mund të prodhojë liderë politikë çdo vit. Shqipëria ndryshohet me angazhim. Angazhimi i të rinjve do rigjeneronte pashmangshmërisht politikën shqiptare. Shtetet zhvillohen duke çuar përpara atë që është bërë, jo duke e filluar çdo herë nga zero. I vetmi revolucion i madh i mirëfilltë që ktheu gjithçka nga zero dhe përmbysja ishte totale ishte ai i kuqi i Leninit dhe vazhdimi dihet.
Ndryshimet bëhen duke përmirësuar partitë e mëdha në vend, duke i rigjeneruar jo vetëm për t‘i ulur moshën mesatare, por duke pasuruar me ide të reja. Me ide që imponohen në debatin publik, nga të rinj që imponohen në politikë. Shqipëria ndryshohet nëpërmjet politikës e politikanë përmjet partive.
Aventurat politike dhe tarabat elektorale që ngrihen e ulen për të konkurruar opozitën, por asnjëherë duke synuar përmbysjen e regjimit e pamundësojnë edhe më shumë rotacionin politik e rrjedhimisht rigjenerimin e aktorëve politikë.
Monopolizimi i të resë pengon narrativa alternative të futen në debatin publik. Shumë më i rrezikshëm ky lloj monopolizimi se sa monopolizimi i skenës politike nga disa figura me eksperiencë dhe që me gjithë defektet e tyre kanë pasur si mision politik të transformojnë Shqipërinë nga një shoqëri e përbërë me homo-sovietikus e dalë nga laboratori më i egër social, ai i stalinizmit të fundit në botë. Sfidë jo e lehtë për t‘u kritikuar nga njerëz që nuk kanë konsumuar kurrë pushtet.
Monopolizimi i te resë pengon narrativa alternative të futen në debatin publik. Shumë më i rrezikshëm ky lloj monopolizimi se sa monopolizimi i skenës politike nga disa figura me eksperienc edhe që me gjithë defektet e tyre kan ëpasur si mision politik të transformojnë Shqipërinë nga një shoqëri e përbërë me homo-sovietikus e dalë nga laboratori më i egër social, ai i stalinizmit të fundit nëbotë. Sfidë jo e lehtë për t‘u kritikuar nga njerëz që nuk kanë konsumuar kurrë pushtet.
Brain Gain qënë koncept, por edhe në aktivitetin e saj është njëri si absolute në politikën shqiptare e megjithatë mediat që e promovoj nëdhe i japin hapësirë janë shumë të rralla. Brain Gain ka lidhur të rinj shqiptarë nëpër botëpër të kontribuar në politikën shqiptare nga aty ku ataj anë.
Në qendër të aktivitetit të tij është propozimi, jo fjalimet dogmatike e populiste, por dhënia e rrugëdaljes me propozime konkrete për çdo denoncim apo observim.
Qindra artikuj, propozime, sipnoziume e konferenca për tema që duhet të shqetësojnë thellësisht shoqërinë shqiptare, të organizuara nga ky department brenda partisë më të madhe opozitare në vend do duhej të ngjallnin të paktën kuriozitetin e gazetarisë për të vënë përballë dy narrativat.
Për këtë ka nevojë politika shqiptare, për një alternativë të të bërit politikë, por monopolizimi i të resë e pengon një hapje të debatit në këtë drejtim, sepse nuk quhesh i ri nëse nuk mallkon klasën politike 33 vjeçare dhe kjo narrativë ka tashmë profetët e saj që i gjen çdo natë në çdo studio televizive. Të rinj dhe narrativë që nuk i plak as koha as përsëritja.