Informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal problem në Shqipëri/: Ja rreziqet që ka implementimi i amnistisë

Informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal problem në Shqipëri/: Ja rreziqet që ka implementimi i amnistisë

Gledis Muhametaj anëtar i Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike

Gjithmonë ka ekzistuar një pyetje e madhe mes ekspertëve të ekonomisë dhe shkollave të ndryshme nëse amnistitë fiskale kontribojnë në shërimin e ekonomisë apo e kundërta. Semundja në vendin tonë është informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Si ekspert i ekonomisë dhe financave do evidentoja disa rrisqe qe ka implementimi i amnistisë fiskale dhe pashaportave të arta në rastin specifik të Shqipërisë, sepse disa shtete të tjera europiane e kanë bërë dhe në të gjitha rastet s’ka qenë efektive sa është pritur, diku me shumë dhe diku më pak, poashtu ato vende kanë kulturë të ndryshme dhe me solide në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe pastrimit të parave dhe institucione më të forta në luftën ndaj tyre. 1. Shtimin e elementeve me këto lloj burimesh të pasigurta, shpeshherë jolegale dhe të fituara nga veprimtari të jashtëligjshme, të cilët ndikojnë në sigurinë e brendshme të vendit.
2. Rritet pastrimi i parave dhe rritet evazioni fiskal pasi do mundohen të përdorin eksperiencat e tjera të mëparshme të tyre në investimin e këtyre fondeve duke rritur informalitetin.
3. Gjithashtu shumë prej atyre për të përfituar këtë status dhe pashaportat do mundohen të korruptojnë strukturat dhe të ndërmarresh politika të cilat rrisin presionin korruptiv mbi një qeveri e cila duhet të ketë sfidë luftën ndaj korrupsionit do të thotë të ecesh në kahun e kundërt,
4. Tjetër problematikë është dhe shtimi i shanseve për rritje të numrit të personave të infiltruar të cilët të sponsorizuar nga keto nisma marrin pjesë në jetën ekonomike dhe politike të vendit, kujtojmë këtu rastin e Malit te Zi ku u vu re ky fenomen me interferencat e Rusisë.
5. Po ashtu, në rast se miratohet një aminsti fiskale do krijohet ideja që do jetë një amisti tjetër fiskale mbas disa vitesh dhe kjo do bëjë shumë taksapagues që të mos i nënshtrohen një detyrimi fiskal legal gradual por të presin për amnistinë e rradhës.
6. Tjetër negativitet është konkurenca e pandershme dhe shkatërruese ndaj biznesit të ndershëm. Nga eksperienca dhe ato ç’ka shohim në përditshmeri këto fonde nuk ndihmojnë në diversifikimin e ekonomisë tonë por kanalizohen në 1-2 zëra kryesor siç ka ndodhur vitet e fundit në Shqipëri, me industrinë e ndërtimit.
7. Këto para të futura në ekonomi nxisin inflacionin sidomos në këto sektorë dhe nuk i shtojnë vlera ekonomisë por thjesht e thellojnë më shumë gapin që ne si ekonomi kemi, si një ekonomi thellësisht konsumi dhe jo ekonomi prodhimi.
Për ta përmbyllur do thoja se amnistitë fiskale kanë avantazhet e tyre dhe disavantazhet e tyre por në rastin e Shqipërisë me kushtet specifike tonat, nuk është një nismë e duhur. Burimet financiare duhet të punojmë që ti gjejmë në mënyra të tjera po ashtu nëpërmjet institucioneve financiare ndërkombëtare dhe nëse hasen veshtirësi në përmbushjen e detyrimeve ato mund të shtyhen më gjatë në kohë. Sado perfitime të ketë Shqipëria nga amnistia fiskale dhe pashaportat e arta , ato janë minimale në raport me demet që pëson ekonomia shqiptare dhe shqiptarët por dhe pasojat nga humbja e aksesit në projektet e BE dhe fondet e tyre. Kështu që bie alibia që na duhen para sepse jemi në periudhe krize , sepse para mund të perfitojmë me shumë nga institucionet ndërkombëtare dhe mund të krijojmë siguri më të madhe dhe për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, sesa thjeshtë ndërmarrim disa vendime të cilat qoftë dhe përkohesisht do kenë ndikim negativ në procesin tonë të integrimit.