VERA E IDEVE SEZONI I 2

Departamenti Brain Gain përmes projektit “Laboratori i Ideve” risjell për të dytin vit “Verën e Ideve”, një nismë që synon të ushqejë dhe të mbajë në jetë debatin mediatik përmes shpërfaqjes së ideve në median e shkruar përgjatë verës, edhe atëherë kur më së shumti në një vend që lëngon nga padrejtësia politike dhe sociale, idetë, debati dhe kontributi intelektual nuk mund të pushojë. Këtë herë, përmes një cikli prej dhjetë artikujsh, anëtarët e angazhuar në “Laboratorin e Ideve” ia kushtojnë “Verën e Ideve” mendimit politik në dy shtylla:

Analizë propozuese në tema të aktualitetit socio-ekonomik, dhe Prezantimi e shtjellimi i disa prej propozimeve kryesore të Departamentit Brain Gain për hartimin e Programit elektoral 2025 të Partisë Demokratike. Besimi në forcën për ndryshim, imponon detyrën për të mbajtur gjallë kritikën dhe kundërshtinë, për të forcuar rezistencën intelektuale, për të ushqyer vizion dhe shpresë për zhvillim edhe aty ku, edhe atëherë kur, debati ia ka lënë vendin apatisë. “Vera e Ideve” i përgjigjet kësaj thirrjeje. Ju ftojmë të na lexoni, ndiqni, mbështesni a kundërshtoni përgjatë gjithë muajit gusht në median e shkruar.

Artikujt e programit