‘Shpopullimi tragjedi historike’ : Tre shtyllat e Departamentit Brain Gain në PD

‘Shpopullimi tragjedi historike’ : Tre shtyllat e Departamentit Brain Gain në PD

Nga Andi Mustafaj Drejtues i Departamentit Brain Gain

Shpopullimi masiv që ka prekur dhe vazhdon të prek Shqipërinë është një prej fenomeneve më të renda që na ka prekur që prej vitit 2013. Rinia në veçanti, ajo që përbën mushkërinë e kombit ëndërron një jetë larg Shqipërisë. Ata që kanë ikur për të studiuar apo për tu trajnuar profesionalisht nuk kthehen ndërkohë që ata që kanë mbetur presin momentin për tu larguar, pa shpresë në një të ardhme më të mirë për vendin. Në këtë mënyrë kombi ynë varfërohet nga forcat e tij të gjalla, me shkollimet dhe perspektivat më të mira dhe i dhuron botës pjesën më ndriçuese të saj.
Sa më i varfër, sa më i brishtë të jetë kombi, aq më lehtë është i manipulueshëm nga propaganda. Ajo që është një tragjedi historike na shitet si një arritje madhore. Aty ku duhet të qajmë për largimin e forcës së ndryshimit nga vendi na kërkohet të gëzojmë për arritjet e saj çdo kund, përveç se në vendin e vet.
Në këto kushte të vështira, është krijuar Departamenti i BrainGain dhe Ekselencës në PD. Ky departament vjen si një risi në politikën shqiptare. Misioni i tij mund të përmblidhet në fjalinë:
“Frutet e mendjes tonë t’ua kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer”
Që ky mision të përmbushet, departamenti mbështetet në tre shtylla. Ai duhet të:
identifikoj dhe sensibilizoj brenda një rrjeti ekselencën shqiptare kudo në botë (një rrjet që jeton)
mundësoj dhe lehtësoj angazhimin e kësaj ekselence brenda Partisë Demokratike (një rrjet që vepron)
përgatis kuadrin ligjor për institucionalizimin e programeve të ekselencës drejt shtetit (një rrjet që zgjat)
Ekselenca shqiptare përbëhet nga personat që për shkak të arsimit apo eksperiencave të tyre profesionale kanë përfituar një ekspertizë të lartë dhe të dobishme në fusha të caktuara.
Shtylla e parë mbart‘Shpopullimi tragjedi historike’ : Tre shtyllat e Departamentit Brain Gain në PD
një aspekt kërkimi dhe komunikimi të gjerë. Kjo do të bëhet kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale dhe veprimtarisë publike të departamentit (nisma si “Programi Mentoring” dhe “Emisioni Podcast”).
Shtylla e dytë ka një aspekt më cilësor dhe politik. Që të realizohet do të krijojmë nismën “Një hapësirë për çdo demokrat” dhe të krijohen mundësit e angazhimit sipas kohës dhe aftësive të personave të interesuar. Një vëmendje e veçantë do i jepet “Rrjetit të Ambasadorëve” dhe “Laboratorit të Ideve”.
Shtylla e tretë lidhet me një punë më institucionale dhe teknike. Kryesisht duke menduar kuadrin ligjor dhe veprimet që mund të ndërmerren që të krijohen kushtet konkrete të kthimit masiv të ekselencës në Shqipëri.
“Ne, e ardhmja !”, për të rikthyer shpresën, për të qenë në lartësinë e duhur përballë sfidave madhore të Shqipërisë do jetë thirrja nga zemra për të tre shtyllat.