Përgjegjësia është personale, por krimi që ka kapur shtetin është i lirë!

Përgjegjësia është personale, por krimi që ka kapur shtetin është i lirë!

Nga Ilir Pecnikaj anëtar i Departamentit Brain Gain

Në cdo dalje që kemi parë naltëgjatësin e tij, udheheqësin Global, z Rama, na thotë se pergjegjësia është përsonale. Kushdo që të jetë i akuzuari, sepse të denuar nuk po shohim për arsye se drejtësia nuk ka filluar të hajë asnje frut akoma, Rama thotë se “pergjegjësia është personale”, pra ky nuk na paska asnjë lloj pergjegjësia sipas tij, a thua të gjithë bashkëpuntorët e tij t’ja ketë sjellur McGonagal.

Është thënë e sterthënë se rekordet e kësaj qeverie, çdo njëra veç e veç do të turpëronin edhe qeverit të tipit “duam baben”, por për Ramen i cili është njeriu më i papërgjegjshem në glob për tipologjinë e përzgjedhjës së tij. Vetem një i pa përgjegjëshëm mund të thotë për bashkëpuntoret e tij, duke i larë duart si Ponti Pilat “përgjegjësia është personale”, apo “nuk mbaj përgjegjësi për ata që hajnë mollë dardhë…rrush… pas shpinës time”.

Një retorikë më vjen spontanisht; largimi i kryeministrit është automatikisht rënja e qeverise si grup kolegjial. Pra nuk na qenka grupi që ka zgjeshur kryeministrin por është kryeministri që ka zgjedhur “të pa pergjegjëshmit” e tij.

Të dashur lexues po sjell në vemendjen tuaj 10 kryeministra që kanë dhenë dorheqjen për gjëra të cilat, në qeverin Rama janë kthyer në normalitet.

1. Harold Macmillan – Mbretëria e Bashkuar (1963)

“Çështja Profumo” përfshin Ministër i Mbrojtjes John Profumo, uk një bashkëpuntore i tij përfshihet në një qeshtje spiunxhi me sovjetikët. Skandali minoi besimin e qeverisë në popull. Macmillan jep dorëheqjen.

Po ne?! Përveçse në krye të ministrisë së mbrojtjes kemi një person shumë të përfolur si i lidhur me krimin e organizuar dhe të emruar prej tij, si pasardhës i Oltës, investitores strategjike. Sikur mos të mjeftoj me kaq, kemi edhe 3 ministra të brendshëm të larguar dhe një të denuar per trafiqe… (që të pesa këto veprime janë më të renda se sa problemi për të cilin Macmillan dha dorëheqje.

2. Willy Brandt – Gjermania Perëndimore (1974)

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Brandt, Günter Guillaume, u zbulua se ishte një spiun i Gjermanisë Lindore, megjithëse Brandt nuk ishte i përfshirë, ai mori përgjegjësinë politike. Ai dha dorëheqjen për të ruajtur rreputacionin e partis në popull.
Këtu ngelem i pa fjalë, sepse ne spiunazhi në këtë qeveri është krenari. Sepse qeveria me parat e popullit paguan spiun si McGonagall…

3. Richard Nixon – Shtetet e Bashkuara (1974)

Watergate zbuloi përgjime të paligjshme dhe tentativa për fshehje. Nixon u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të drejtësisë. Ai dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin.
Ne në vendin tonë nuk kemi shtyp as media te pa kapura, më shumë akoma, të vena në çengel,  ku për çdo gje monitorohet nga qeveria…

4. Bettino Craxi-Itali (1992)

Craxi u akuzua për korrupsion dhe financim të paligjshëm gjatë hetimit “Mani Pulite”. Skandali çoi në shembjen e Republikës së Parë. Ai u arratis jashtë vendit për të shmangur arrestimin.
Po të ishte vetëm skandali i vjedhjeve në kohen e COVID-it, ku kjo është harruar dhe nuk ka zënë vend fare as në medja sepse “gjëra të vogla”, kjo qeveri duhet të ishte zhdukur me kohë.
Nuk po themi per koncesione të ndryshme, PPP, incenerator, unaza, tunele e deri edhe tek kapelet e policisë që janë vjedhur e stërvjedhur…. Qeveria Rama është aty prap.

5. Ehud Olmert – Izrael (2008)

I akuzuar për korrupsion, ryshfet dhe shpërdorim detyre. Skandali e dobësoi politikisht dhe ai dha dorëheqjen nën presion. Më vonë ai u dënua dhe u burgos.
E kush arrinë të numëroj rushfetet e pasurit e Rames me familjarët e tij. Këtu duhen 3 skuadra (A)SPAK për “ndjek paranë” për të gjetur se sa vjedhje ka bërë ky Edi Rama. Vetem 40 milionshi i eurove për tunelin e dhogarasë, 24 hektaret e Spiros në Gjipe e qindra apartamente neper tirane (ju kujtohet thenja e Frrok Cupit “ai nuk di se cili celes eshtë i cilit apartament sepse ju kanë berë shuk”?! dhe Rama përsëri ështe aty.

6.Brian Cowen-Irlandë (2011)

I akuzuar për menaxhim të paaftë gjatë krizës financiare dhe lidhje të dyshimta me bankierët e Anglo Irish Bank. Dorëheqja erdhi pas një kolapsi të besimit. Largimi i tij shënoi një ndryshim të udhëheqjes në Irlandë.
Për keq menaxhim, Rama duhet të ishte larguar që kur ka qënë kryetar bashkie dhe që mos të sillte modelin e ndyrë që kishte krijuar atje, gje që e bëri dhe më keq akoma në qeverisjen e tij hajdute për këto 11 vjet. Ku menazhimi i COVID, një nder vendet me vdekshmërinë më të lartë në bootë, dhe i termetit që u vodhën miliona €, dhe pse pjesa më e madhe e familjeve janë akoma jashtë. E Rama është përsëri Aty!

7.Silvio Berlusconi-Itali (2011)

I pushtuar nga skandalet seksuale (rasti “Ruby”) dhe akuzat për korrupsion. Kriza ekonomike dhe humbja e mazhorancës e detyruan të jepte dorëheqjen. Ai mbeti një figurë e diskutueshme edhe më pas.
Nëse Berluskoni i dërgonte në Arcore (shtëpin e tij), Rama i ka sjellë në majat më të larta të shtetit… Ai bëri karrjerë me foton nudo të tij… Vazhdon që të jetë kryeminister Rama.

8. Sigmundur Davíd Gunnlaugsson – Islandë (2016)

Kryeministri ishte i implikuar në Panama Papers, të cilat zbuluan fondet offshore të fshehura me gruan e tij. Protestat publike kundër tij ishin masive. Ai dha dorëheqjen për të shpëtuar stabilitetin.
Në qeverinë tonë, të gjithë kanë fonde në offshore. Ne kemi shkuar deri aty sa të jipen edhe tendera kompanive me fonde offshore. Rama më i pushtetshëm vazhdon të jetë aty.

9. François Fillon – Francë (2017)

I kapur duke paguar gruan e tij për një punë parlamentare inekzistente. Skandali goditi fushatën e tij presidenciale. Ai humbi besueshmërinë dhe u mund.
Gruas vetem?! Në shqipëri nuk flitet vetem për soj e sorollopin e Rames, por nëse ju kujtohet Ulsi, dikush i numëroj një herë rreth 18 anëtarë të familjes në pika kyce e në borde të ndryshme…. Dhe Rama qendron aty i majm me një administrat që e dërgoj nga 85 mijë në 185 mijë, si e si të patronaxhojë sa më gjatë.

10. Jacob Zuma – Afrika e Jugut (2018)

I akuzuar për korrupsion sistemik dhe lidhje me familjen Gupta, i përfshirë në përvetësime. Ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga partia e tij. Afrika e Jugut pësoi një krizë serioze të besimit politik.
Jo vetëm se ishte e fundit si vit, por edhe për faktin se Zuma filloj të kopjonte modelin Rama, ra nga qeveria. Por Rama vazhdon tee qeendroj aty.
Miq të mi e shikoni se qeveria Rama është lidhur pas karrigës, për ndryshe do kishte rënë që në ditët e para të qeverisjes së tij.

Duhet t’ja këpusim lakun kësaj qeverie, sepse Shqipëria është e jona dhe përgjegjësia është totalisht e tyre.