LaCivita, nga MAGA amerikane në MAG shqiptare

LaCivita, nga MAGA amerikane në MAG shqiptare

Nga Amarildo Veizi

Chris LaCivita, kryefjala e fushatës së Partisë Demokratike, pjesë e heptagonit elektoral të MAGA (Make America Great Again), disa muaj pas suksesit në fushatën e Partisë Republikane, vendos të marrë një përgjegjësi më të madhe në një shtet më të vogël.

Është pak e vështirë të mos përfshihesh në euforin e fitores kur shikon sesi suksesi i fushatës së Trump-it ktheu shtet-bastione të konsideruara demokrate në SHBA, pjesë të tyre në një votëbesim gjatë në një rrugëtimi 4-vjeçar mes sondazheve, çështjeve gjyqësore e madje edhe atentateve. Tashmë Chris LaCivita ndodhet në Shqipëri, mes demokratësh të cilët i kanë pasur sytë nga Amerika, aleatja e nënshkrimeve dhe arritjeve më të mëdha ndërkombëtare.

Por le të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke hequr “perdën amerikane” për të riparë kohën elektorale, e cila qëndron e zymtë në Shqipëri prej 12 vitesh.

Institucionet e qeverisjes vendore dhe lokale instaluan në Shqipëri një sistem bllokues, që nuk la shteg tjetër veçse rikthimin në krye të PD-së të z. Berisha, i cili, prej mandatit të fundit të PS-së, është përballur me një luftë mediatike “dhëmb për dhëmb” – nga shpallje të pafaktuara “non-grata”, masa arresti antikushtetuese, në vazhdimin e Foltores, në rimarrjen e vulës së PD-së për ta rikthyer atë tek demokratët, sot e rendisin në pozitën e liderit të padorëzuar. PD-ja sot nuk rivitalizon vetëm rezistencën e saj, por edhe një shpresarsye në selinë blu, e cila po përhapet mes shqiptarëve në çdo formë, deri në mosbindje civile.

Shqipëria ka parë shumë gjatë këtyre 12 viteve qeverisje, por ka dëgjuar edhe: “S’keni parë asgjë akoma.”

Fatkeqsisht kishte të drejt, pasi do të vazhdojnë burgosjet për debitorët e energjisë elektrike, mungesa e ilaçeve, një sistem gjyqësor deri diku i njëanshëm, tagra dhe tituj të dhënë me një dalje televizive, ndërkohë që riciklimi i figurave politike është bërë diçka normale. Ata që “morën votat” nëpër fushata, do t’ua lënë vendet e ministrave apo drejtuesve të tjerë, me poste disa herë të zëvendësuara sipas direktivave partiake.

Kur nuk ekziston një arsye për të qëndruar, ekziston një arsye për të ikur, dhe këtë e dëshmojnë të paktën 700 mijë shqiptarë të larguar – si të ishte bilanci i një eksodi nga një luftë ballkanike.

Paralelisht, këto ndodhi do të shoqërohen nga “propaganda”, një makineri e padukshme por shumë e fuqishme elektorale, e cila do të mbajë gjallë fjalët lavdëruese për të kurorëzuar shtetin si një “perlë e re turistike me 10 milionë turistë”, nën moton “Vetëm përpara.” Media të ndryshme, sistematikisht, kanë kërkuar të censurojnë fjalën e opozitës, ta kritikojnë për format protestuese duke e etiketuar si të dhunshme edhe pse PD ka marrë rolin e sindikatave të munguara, denoncueses së aferave më korruptive në politiken shqiptare duke kërkuar balancimin e pushteteve për të sjell rënien e një sistemi autokrat.

Me gjithë dëshirën për të përmendur vështirësitë e kaluara, nuk dua që ky artikull të largojë vëmendjen nga ajo frymë që solli PD-ja, dhe që shqiptarët do të psherëtijnë më të lirshëm pas 12 majit.

Pyetja e shtruar nga palët kundërshtare: “Sa u pagua LaCivita për këtë rol?” mendoj se gjen përgjigje tek arsyeja pse ai do të pranonte një rol të tillë.

Ata që deri dje i konsideronin amerikanët si të pakorruptueshëm, edhe pse kishin përballë fakte me fatura mijëra dollarëshe të ekzekutuara në burgim për të përfshirët (McGonigal), sot besojnë se kompromisi qëndron në valixhet e dhëna.

Ndoshta duhej drejtuar pyetja: “Pse ai zgjodhi një ish-kryeministër non-grata përballë të preferuarit europian, aktualisht në detyrë? Apo kjo sepse nuk do të mund të kërkonte një ndihmes të tillë, kukulla e George Soros në Shqipëri?”

Pse nuk u përmend fjala “non-grata” gjatë dekorimit të LaCivita-s si turist nga kryeministri aktual?

Në pritje të të rejave që do ketë statusi “non-grata” për z. Berisha – i cili bie në kontradiktë me bashkëpunimin e ngushtë me njërin prej njerëzve më të afërt të administratës Trump – jemi në prag të një fushate elektorale në Shqipëri, fill pas një fushate të suksesshme në Amerikë.

Kur gjatë këtyre viteve kryeministri aktual nuk ka bërë asnjë koment mbi lëvizjet politike të Partisë Demokratike, pse duhej të zhvlerësohej kjo lëvizje e palës kundërshtare dhe të mos komentohej akuza e drejtpërdrejtë si “kukull e George Soros”, apo refuzimi i të qenit një “mik i SHBA-së”, kur në anën tjetër fonde, organizata dhe institucione po njohin mbyllje dhe ndërprerje në kohë rekord (USAID brenda natës), edhe pse me qindra punonjës anembanë botës?

Janë marrë masa të menjëhershme për të frenuar ndikimin sorosian, i cili tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Shqipëri.

Serioziteti i administratës Trump për ta luftuar këtë ndikim është i dukshëm, por edhe më i dukshëm është angazhimi i Partisë Demokratike për këtë kauzë.

A ka një filtër politik për bashkëpunëtorët që administrate Tump ka në vetvete?

Përgjigja është PO, ka një filtër, dhe ata zgjodhën të mbështesin PD-në, z. Berisha, demokratët, shqiptarët dhe duan të ndihmojnë Shqipërinë (të vetmin kryeministër që ka sjellë në një ftesë zyrtare një president të SHBA-ve).

Pritshmëritë tona qëndrojnë, por diapazoni i ndryshimit varet nga ne. Përpos ndihmës dhe mbështetjes amerikane në këtë kohë të vështirë, ata që arritën të nxisin MAGA (Make America Great Again) do të ndihmojnë të nisim një MAG (Make Albania Great).

Por të ndihmosh, nuk të bën përgjegjës të plotë. Duke bërë një hap para amerikanëve, për tu vendosur në luftën elektorale, përgjegjësia e plotë bie mbi ne.

Po kush jemi ne?

Të dashur bashkatdhetarë, ne jemi ata që sollëm fjalën e lirë, ata që themeluam institucionet demokratike, që sollëm për herë të parë ambasadat perëndimore në vend, që investuam për arsimin si “Nëna e Dijes”. Ne jemi ata që e afruam Shqipërinë me Europën, bëmë kufijtë e tejdukshëm duke u bërë pjes e zonës Shengen, ngritëm flamurin e NATO-s krahas flamurit tonë dhe treguam se Shqipëria po bëhet.

Ne jemi ata që fjalën “demokraci” nuk e vendosëm për të emëruar një forcë politike, por sepse atë sollëm, atë do ta sjellim sërish – të gjithë bashkë.

Liri, demokraci. Le të oshëtijë ideali ynë më 11 maj.

Nuk jemi në kushtet për të premtuar se kur, por jemi në kushtet për të premtuar se po, ne po vazhdojmë atë që kemi nisur.

MAG (Make Albania Great), si një premtim nga Partia Demokratike.