BILANCI I QYTETEVE
“Bilanci i Qyteteve pas 11 viteve propagandë 2013 – 2024” është një nënprojekt i konceptuar në funksion të kontributit të “Laboratorit të Ideve” për decentralizimin e vëmendjes politike dhe rizgjimin e politikës lokale, duke kthyer projektorët e vëmendjes drejt qyteteve dhe problematikave të tyre.
“Bilanci i qyteteve” konsiston në një pasqyrim analitik të më shumë se një dekade qeverisjeje të majtë, parashtrimin e fakteve të premtimeve të pambajtura, projekteve të pazbatuara, abuzimeve urbanistike, rrënimit demografik, defiçiteve ekonomike, prapambetjes kulturore, neglizhencën ndaj trashëgimisë si dhe problematikat specifike në sektorët më potencialë të atij qyteti.
Kontekstualizuar në filozofinë e “Laboratorit të Ideve”, bilanci i secilit qytetit përmbyllet me propozime mbi aspektet e ndryshme të trajtuara si dhe alternativën me të cilën duhet të vijë PD për të rekuperuar realitetin e trishtë që fle nën propagandën.