Shqipëria laborator politik i Soros: Eksperiment që duhet ndaluar me çdo kusht më 11 maj
Nga Ilir Pecnikaj
Shqipëria, është shndërruar në një laborator eksperimental politik, me synim transformimin e strukturave shtetërore dhe kontrollin e njëanshëm të pushtetit. Ky fenomen lidhet ngushtësisht me ndikimin e rrjeteve ndërkombëtare të financuara nga George Soros dhe axhendën e majtë globale, të cilën zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, e ka denancuar si një përpjekje për të shkatërruar të djathtën në Europë.
Pse pikërisht Shqipëria?
Pse një vend kaq i vogël u zgjodh si një laborator për këtë eksperiment?. Për ta kuptuar këtë, duhet të shqyrtojmë mekanizmin e njohur si “scale-up” në një kontekst socio-politik dhe mënyrën se si eksperimentet laboratorike në Shqipëri, janë përdorur për të ndikuar më gjerë në Europë.
1) Shqipëria si laborator politik: Logjika e një eksperimenti.
Në çdo eksperiment shkencor, faza e parë është krijimi i një “laboratori” ku testohen hipoteza në një mjedis të kontrolluar. Shqipëria, për shkak të përmasave të vogla dhe tranzicionit të brishtë, u shndërrua në një laborator politik ku u eksperimentuan mekanizma kontrolli institucional, ndërhyrjeje në sistemin gjyqësor dhe kufizimi i opozitës.
a) Madhësia dhe kontrolli: Një popullsi e vogël dhe një elitë politike lehtësisht e ndikueshme e bënë Shqipërinë të përkryer për një eksperiment të këtij lloji.
b) Trashëgimia e centralizimit: Pas dekadash nën një regjim totalitar, shoqëri të tilla si ajo shqiptare kanë tendencën të pranojë “reforma të importuara” si zgjidhje për problemet e saj.
c) Pozita gjeostrategjike: Si një vend me një dëshirë shumë të madhe për të përmbushur ëndrrën e saj “Europë”, e lënë me dashje nga 1994 në prag të derës së BE, Shqipëria u bë një terren i përshtatshëm për testimin e ndikimeve që më pas mund të përhapen në Europën Juglindore dhe më gjërë.
2) Metoda “Scale-Up”: Nga Shqipëria për në Europë
Në shkencë, kur një eksperiment në shkallë të vogël jep rezultate të dëshiruara, ai kalohet në fazën tjetër, të quajtur “scale-up”, për t’u aplikuar në një shkallë më të gjerë. E njëjta logjikë është përdorur edhe kësaj here me Shqipërinë, që një gjë e tillë të përhapej më tej.
a) Reforma në drejtësi: U prezantua si një shembull “suksesi” dhe u synua të përdorej si model për vendet e tjera të rajonit. Në realitet, ajo prodhoi një sistem të kontrolluar politikisht, një prokurori pro qeveritare,dhe gjyqtarë të frikësuar në vendimarrjet e tyre.
b) Kapja e opozitës: Përmes procesve politike të Sali Berishës dhe fragmentimit të opozitës, rezultoi një metodë për të neutralizuar kundërshtarët politikë.
c) Ndikimi i medias dhe shoqërisë civile: Media u përdor si një kanal për të imponuar narrativën e reformave, ndërsa OJQ-të u përdorën si mekanizma mbështetëse për agjendën e eksperimentit.
Pse scale-up (shkallëzim)?.
Eksperimenti në Shqipëri synon të krijojë një model të përsëritshëm: një qeveri e fortë e majtë, një opozitë të dobësuar dhe një shoqëri civile të kontrolluar nga fondet ndërkombëtare. Nëse kjo formulë funksionon në Shqipëri, do të përdoret në vende të tjera të Europës dhe më gjërë, kjo me të vetmin qëllim të mbrapësht Sorosian, për të transformuar rendin demokratik në një rend monoteist, të ashtuquajtur “shoqëri e hapur” ku ideatori, një manipulator i lindur që të gjithë pasurin e tij e ka ndertuar mbi manipulimin ekonomik dhe ideulogjik, të shpallej “imperatori botëror”.
Përzgjedhja e gabuar, jo vetem e “procedures”.
3) Teknikët e Laboratorit: Rama, Veliaj dhe mekanizmi i kontrollit.
Pas ideimit të një procedure për një eksperiment të ri, behet përzgjedhja e laboratorit dhe më pas e teknikëve për implementimin e saj.
Përzgjedhja e Aleks Sorosit ka qëne; kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si operatorët kryesorë të këtij projekti.
a) Prezentimi i Rama si arkitekt politik: Nën qeverisjen e tij, Shqipëria ka parë një përqendrim të pashembullt të pushtetit.
b) Veliaj si “PR i eksperimentit”: Me një aftësi të veçantë për të manipuluar perceptimet publike, Veliaj bashkë me Fugën kanë luajtur rolin e teknikës së komunikimit të eksperimentit.
c) Syri i “Big brother”, Sorosit si “eksperimentuesi”:Gjithmonë në prapaskenë ka qënë dora e Alexander Sorros, gjithmonë e dukshme, me vizita të shpeshta dhe takime me liderët shqiptarë dhe mbi të gjitha prezenca e tij në ç do takim bi e multilateral.
4) Kostot e Eksperimentit: Shqipëria si “Frankenstein” i Politikës.
Si çdo eksperiment, edhe ky ka ardhur me pasoja:
d) Dobësimi i opozitës: Një sistem politik pa ekuilibra të qartë ka prodhuar një qeveri të paprekshme.
e) Emigrimi masiv: Shqiptarët, të zhgënjyer nga mungesa e alternativave, po largohen në masë.
f) Kapja institucionale: Institucionet e drejtësisë janë nën presion të vazhdueshëm politik.
Shqipëria sot i ngjan një krijese laboratorike “alla Frankenstein”, ku eksperimentet politike janë bërë në kurriz të qytetarëve të saj.
5) Zgjedhjet e 11 Majit: Një mundësi për të shkëputur fijen.
Në një laborator, kur eksperimenti dështon ose del jashtë kontrollit, shkencëtarët ndalojnë dhe rishqyrtojnë qasjen. Zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi për qytetarët shqiptarë të veprojnë si “kontrolli” që ndalon një eksperiment që po i kushton shtrenjtë vendit.
a) Rëndësia e ndërgjegjësimit: Votuesit duhet të kuptojnë se janë bërë subjekt i një eksperimenti politik dhe se pasojat janë reale. Duhet me deomos të ndergjegjësohen që vota e tyre vlen dhe është me të vërtetë ajo që bën ndryshimin
b) Kthimi i pushtetit qytetarëve: Vetëm një përfshirje masive dhe një votë e ndërgjegjshme mund ta ndalojë eksperimentin Soros, tashmë të dalë nga kontrolli .
c) Zgjimi i Europës: Shqipëria mund të dërgojë një mesazh të qartë se nuk pranon të jetë më laborator për eksperimentet politike ndërkombëtare.
Shqipëria nuk është një provë laboratorike. Është një shtet me histori dhe dinjitet, dhe qytetarët kanë në dorë të ndalojnë këtë eksperiment më 11 maj. Nëse ky eksperiment lejohet të “shkallëzohet” më tej, atëherë Shqipëria do të mbetet një model i një demokracie të manipuluar.
Më 11 maj, vota nuk është thjesht për një parti, por për të ndalur një eksperiment që po i merr frymën vendit.