4. Akademia e BrainGain

Akademia “Brain Gain ” brenda departamentit tonë është krijuar me qëllimin e qartë të identifikimit dhe adresimit të nevojave të trajnimit që kanë anëtarët e saj dhe kombinon trajnime të ndryshme politike dhe trajnime praktike në disiplina të ndryshme.
Me anëtarë, profesionalizmi i të cilëve në fushat përkatëse i shtohet herë angazhimit të tyre të mëparshëm politik, e herë vetëm pasionit të tyre për ta nisur rrugëtimin politik me dhe përmes Departamentit Brain Gain, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e zhvillimit dhe përmirësimit të dijeve për të ndërtuar strategjinë e fitores për Partinë Demokratike.
Një program i gjerë trajnimi i shërben jo vetë domosdoshmërisë për të ndërtuar dhe konsoliduar një standard profesionalizmi në politikë, por edhe një kulture të vazhdueshme të përshtatjes dhe arritjes së këtyre standardeve nga anëtarët e departamentit tonë.

Planet tona për trajnime të brendshme dhe të jashtme janë të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit në grup dhe lidhjen midis brezave me qëllim përgatitjen e tyre për të qenë përfaqësues të denjë të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet e saj.
Akademia, e konceptuar si një platformë e dhënies, diskutimit dhe përthithjes së dijes politike në të gjitha dimensionet e saj, synon të lidhë ura bashkëpunimi duke i ndarë frytet e saj me të tjera projekte të zhvilluar aktualisht në Departament, si p.sh.: Laboratori i Ideve, Podcast, Rrjetin e Brendshëm etj..
Akademia ndërtohet mbi tre shtylla kryesore:
• Trajnimet e brendshme: trajnime të kryera nga anëtarë të ndryshëm për departamentin sipas ekspertizave përkatëse – “Profesionalizmi dhe talenti i secilit merr vlerë kur vendoset në funksion të qëllimit të përbashkët”.
• Trajnimet e jashtme: zgjerimi i mëtejshëm i njohurive dhe aftësive në fusha ë ndryshme
• Standartizimi dhe dixhitalizimi i Departamentit.