‘Turizimi, hijet e errëta të propagandës së mashtrimit’
- Kreu
- Vera e Ideve 2
- ‘Turizimi, hijet e errëta të propagandës së mashtrimit’
Kur mendojmë për turizmin, shpesh na vjen ndërmend imazhi i plazheve me rërë të artë, hoteleve luksoze dhe ekskursioneve të pafundme, fluks turistësh dhe një sezon të mbingarkuar. Por, pas fasadës mediatike të shkëlqyer dhe përvojave të paharrueshme, fshihet një realitet më i errët dhe më kompleks i turizmit në Shqipëri. Turizmi nuk është gjithmonë ai që duket, dhe pas suksesit ekonomik të kësaj industrie fshihet një seri sfidash dhe ndikimesh negative që krijojnë boshllëqe me pajosa të njëpasnjëshme.
Nga Amarildo Veizi, anëtar i Departamentit Brain Gain, PD
Një vend si Shqipëria që nis nga 0 nivel – 2700 m, si pikën më të lartë, ofron shumë dhe gjithçka. Pothuajse e gjithë pjesa perëndimore e Shqipërisë, një vijë bregdetare që nis me detin Adriatik dhe përfundon me atë të detit Jon, ka të vetmin flamur Blu në Green Coast (një shenjë/certifikim ndërkombëtar që u jepet plazheve të mirëmenaxhuara me cilësi të shkëlqyera uji dhe programe edukimi mjedisor), indirekt a direkt në shërbim të të cilit disa javë më parë, është instaluar më shumë se ndërtuar një tunel që shkurton jo më shumë se 27 minuta rrugë, duke anashkaluar pjesën më të bukur, si Parku Kombëtar i Llogarasë. Sot, në 2024, Shqipëria vazhdon të luftojë për të përmbushur standardet ndërkombëtare të cilësisë së plazheve, me mungesën e flamujve të Blue Flag që vepron si një tregues i qartë i dështimeve të qeverisjes së mazhorancës socialiste. Kjo mungesë nuk është vetëm një çështje estetike apo simbolike, por një reflektim i paaftësisë së qeverisë për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të mirëplanifikuar të turizmit, një sektor kyç për ekonominë e vendit.
Një nga kriteret kryesore për të fituar statusin e Blue Flag ështëinfrastruktura e duhur dhe menaxhimi i qëndrueshëm mjedisor. Sipas të dhenave të INSTAT, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, me rreth 8 milionë vizitorë të huaj në vitin 2023, një rritje prej 20% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht kësaj rritjeje, investimet në infrastrukturë mbeten të pamjaftueshme dhe aty ku nuk ka vend për të mbushur xhepat e kastës së dedikuar të “Investitorëve Strategjikë”, mbeten pas dore. Një nga rrugët më të rëndësishme është autostrada Tiranë-Durrës, ndoshta e vetmja në Europë që lidh një kryeqytet me portin më të madh të vendit, me 2 korsi, (pa një korsi emergjence, apo korsi të dedikuar të mjeteve të rënda të transporttit) gropa që shkaktojnë dëmtime dhe konsum të madh të karburantit të makinave, i cila rrit nivelin e ndotjes dhe zgjat distancën e mbërritjes në destinacion duke hequr deshirën e pushuesve që të zgjedhin pikërisht Durrësin dhe plazhet rreth tij për të pushuar.
Shumë nga plazhet më të njohura të vendit edhe pse private, nuk kanë kapacitetin e duhur për të menaxhuar mbetjet dhe nuk ofrojnë lehtësitë bazë për turistët, si tualetet publike dhe shërbimet sanitare. Pastrimi i mbetjeve nga inceneratorët, dhe turizmi masiv i Shqipërisë vazhdojnë të jenë kolona imagjinare që po ndihmojnë Shqipërinë.
Pavarësisht premtimeve të shumta për përmirësimin e cilësisë së ujit në plazhet shqiptare, sipas një raporti nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ndotja nga ujërat e zeza të papërpunuara dhe mbetjet industriale mbeten probleme të përhapura në shumë zona bregdetare. Qytetarë dhe pushues vazhdimisht denoncojnë në media dhe rrjete sociale abuzime në këto zona, me mbetje të cilat dëmtojnë ekosistemin dhe natyrën e vendit, vende si liqeni i Komanit, plazhe bregdetare në Durrës, Velipojë, dhe bukurinë më unike të Rivierës, nga Vlora deri në Sarandë.
Siguria dhe shërbimet e ofruara në plazhe mbeten një tjetër hije e propagandës së mashtrimit. Sipas INSTAT, vetëm 25% e plazheve të monitoruara kishin prezencë të rojeve bregdetare në sezonin turistik të vitit 2023. Kjo tregon një mungesë të investimeve dhe planifikimit të duhur nga ana e mazhorancës socialiste, e cila ka dështuar të sigurojë standardet bazë të sigurisë për turistët dhe shtetasit shqiptarë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 40% e zonave bregdetare në Shqipëri janë të mbrojtura dhe të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme.
E ndërsa këto problematika gjenden tek të gjitha plazhet private, është për të ardhur keq që Shqiperia ofron pak e më pak plazhe publike, të cilat privatizohen, pa një tavan, pa një plan menaxhimi, ndërkohë që mungesa e “Tourist Info Point”, lë pa asnjë formë orientimi turistët, më së shumti ata të huaj..
Është e pamudur të gjesh nje komunikim zyrtar për plazhet publike në Shqipëri, hartë vendodhjeje, e për rrjedhojë dhe të llogaritësh sesa i saktë është ky proporcion në raport me dhëniet e plazheve private. E kundërta ndodh me fqinjët tanë, Mali i Zi, me të cilin, edhe pse ndajmë të njëjtin det, nuk ndajmë të njëjtat standarte. Rreth 40% e plazheve janë publike atje, ofrojnë shërbime shumë herë më të mira, me çmime më të arsyeshme duke i dhënë gjithashtu prioritet turizmit të brendshëm. Në 150 km vjië bregdetare me plot 41 “Blue Flags”, Mali i Zi ofron më shumë plazhe publike se Shqipëria e cila ka plot 400 km vije bregdetare.
Flluska e turizmit të propaganduar nga Rilindja e mori shpërblimin e saj, pasi turizmi “low-cost” të cilit i bëhej publicitet ndërkombëtarisht, nuk doli i tillë. Si fillim, Shqipëria për shkak të çmimeve stratosferike që kapnin shifra të papërballueshme për xhepat e shqiptarëve në një vend me pagat më të ulëta në rajon, i dëboi ata drejt vendeve dhe plazheve të fqinjëve tanë, pikërisht në Malin e Zi, Greqi apo resortet e Turqisë.