{"id":3946,"date":"2024-12-30T11:11:30","date_gmt":"2024-12-30T11:11:30","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=3946"},"modified":"2025-01-12T11:12:52","modified_gmt":"2025-01-12T11:12:52","slug":"2-vite-brain-gain-nje-rrugetim-plot-krenari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/2-vite-brain-gain-nje-rrugetim-plot-krenari\/","title":{"rendered":"2 vite Brain Gain, nj\u00eb rrug\u00ebtim plot krenari"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Andi Mustafaj\/<\/strong><\/p>\n<p>Periudha e festave t\u00eb fund vitit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb reflektimi mbi at\u00eb \u00e7ka njeriu ka realizuar dhe \u00e7far\u00eb i premton vetes q\u00eb do realizoj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb pik\u00ebpyetjesh, disa t\u00eb m\u00ebdha dhe disa t\u00eb vogla. \u00cbsht\u00eb gjithashtu periudh\u00eb fal\u00ebnderimesh dhe p\u00ebrkushtimesh p\u00ebr njer\u00ebzit e dashur. \u00cbsht\u00eb s\u00eb fundmi periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur ata q\u00eb na kan\u00eb d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Vjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, u gjet\u00ebm t\u00eb pap\u00ebrgatitur me arrestimin e Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs, Z. Sali Berisha. Nj\u00eb moment i cili p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, nj\u00eb nga shtyllat e identitetit ton\u00eb politik.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">At\u00eb nat\u00eb, ne debatuam gjat\u00eb s\u00eb bashku, dhe po s\u00eb bashku vendos\u00ebm t\u00eb mos festonim, t\u00eb mos pushonim. Vendos\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmerrnim nj\u00eb veprim politik po aq t\u00eb guximsh\u00ebm sa t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/div>\n<\/div>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb telefonat e shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve nuk pushonin t\u00eb binin ku shum\u00eb njer\u00ebz e dinin m\u00eb mir\u00eb se ne at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnim, ne vendos\u00ebm t\u00eb shkonim tek vendi q\u00eb sot quhet Rruga e Shpres\u00ebs dhe m\u00eb pas t\u00eb ngujoheshim simbolikisht n\u00eb seli me nj\u00eb sesion maraton\u00eb t\u00eb podcastit Z\u00ebrat.<\/p>\n<p>Ishte e rrezikshme sepse ne po mundoheshim t\u00eb ngrinim nivelin e debatit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbytur nga propaganda e cila p\u00ebr shkak se trembet nga veprimet parimore, tenton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme ti zvog\u00ebloj dhe ti diskreditoj ato.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebs t\u00eb demokracis\u00eb apo ushtar\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs?Njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb apo t\u00eb burgosur n\u00eb dogma? Pishtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kauze apo ithtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ishim ne? \u00c7far\u00eb jemi ne? \u00c7far\u00eb do jemi ne?<\/p>\n<p>Jan\u00eb pyetje q\u00eb kan\u00eb gjetur jehon\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb brenda gjith\u00eb secilit prej nesh dhe mbi t\u00eb cilat ne nuk kemi shk\u00ebmbyer m\u00eb me nj\u00ebri tjetrin q\u00eb prej asaj nate. Vler\u00ebsoj se bilanci i pun\u00ebs s\u00eb Departamentit \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ju rikthyer.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb, vendos\u00ebm kund\u00ebr frik\u00ebs, kund\u00ebr propagand\u00ebs dhe kund\u00ebr njer\u00ebzve q\u00eb tentonin t\u00eb na ndryshonin mendjen. At\u00eb nat\u00eb ne vendos\u00ebm si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb. Njeriu i lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb themel i identitetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb, ne ishim pak por u ndiem shum\u00eb. Gati asnj\u00eb media nuk foli p\u00ebr ne por z\u00ebri yn\u00eb osh\u00ebtiu. Vet\u00ebm nj\u00eb kauze e drejt\u00eb i jep k\u00ebt\u00eb forc\u00eb nj\u00eb grupi individ\u00ebsh. Vet\u00ebm p\u00ebrvet\u00ebsimi i kauzave krijon kushtet e zmadhimit t\u00eb saj. Ne atje, dhe m\u00eb pas tek rruga e shpres\u00ebs, ishim p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka besojm\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb deri n\u00eb lirimin e Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs ne nuk kemi reshtur s\u00eb shpjeguari, me artikuj, fjalime, dalje mediatike, protesta, dokumente pune, se si dhe pse po rrezikohej demokracia n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen filloi protesta e par\u00eb e cila vazhdoj pa nd\u00ebrprerje. Demokrat\u00ebt ishin bashk\u00eb deri sa u arrit nj\u00eb fitore e cila mbart n\u00eb vetvete disa nga simbolet n\u00eb t\u00eb cilat ne besojm\u00eb, si\u00e7 kemi i parashtruar tek projekti N\u00eb K\u00ebrkim t\u00eb Simboleve dhe t\u00eb cilat Zoti Berisha dhe demokrat\u00ebt lart\u00ebsuan:q\u00ebndresa, rezistenca, bashkimi.<\/p>\n<p>Kur po p\u00ebrgatisja k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb po mendohesha se si do e trajtoja bilancin e vitit t\u00eb kaluar t\u00eb Departamentit. Rruga e shkurt\u00ebr dhe ndoshta m\u00eb e thjesht\u00eb do ishte num\u00ebrimi i projekteve, aktiviteteve dhe shkrimeve.<\/p>\n<p>Ndoshta nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr do ishte s\u00eb foluri mbi ndryshimet midis vitit t\u00eb par\u00eb ku punuam mbi themelet dhe zgjerimin e departamentit dhe vitin e dyt\u00eb ku punuam p\u00ebr strukturimin dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb vlefshme dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb gjej koh\u00ebn p\u00ebr ti trajtuar por sa m\u00eb shum\u00eb mendohesha dhe aq m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendja m\u00eb t\u00ebrhiqej drejt k\u00ebsaj sekuence t\u00eb gjat\u00eb politike, 333 dit\u00ebt e arrestimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja m\u00eb t\u00ebrhiqej sepse n\u00eb dy rrug\u00ebt e para trajtohet kryesisht mjeti, ajo \u00e7ka b\u00ebjm\u00eb dhe jo thelbi ajo \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb. Dhe jam i bindur thell\u00ebsisht se ajo q\u00eb Departamenti Brain Gain ka arritur nuk jan\u00eb aktivitete por jan\u00eb shembuj, parime, filozofi, qasje apo risi n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ndryshimi i qasjes s\u00eb rolit t\u00eb angazhimit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb politik\u00eb dhe dalja nga ajo q\u00eb mund t\u00eb quhet deri diku \u201csindroma e mesis\u00eb\u201d. P\u00ebr vite me radh\u00eb kemi hasur k\u00ebt\u00eb sindrom\u00eb, ku t\u00eb rinjt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb u thuhet se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, se do b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha et t\u00eb tjera megalomani t\u00eb llojit, se duhet tu \u201cjepet\u201d (fjal\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo) vend etj. duke shkaktuar efekte zinxhir ku i pari \u00ebsht\u00eb largimi nga realiteti i t\u00eb rinjve dhe i fundit \u00ebsht\u00eb ushqimi i konflikteve artificiale me ata q\u00eb cil\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lidhja midis Brezave ishte n\u00eb fillim ve\u00e7 nj\u00eb fjal\u00eb por pak e nga pak, fal p\u00ebrkushtimit n\u00eb realizimin e saj \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb e prekshme dhe kam bindjen se do imponohet n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr shkojn\u00eb bashk\u00eb duke ushqyer nj\u00ebri tjetrin secili me forcat e veta dhe duke mbrojtur nj\u00ebri tjetrin nga dob\u00ebsit\u00eb e veta. \u00c7do projekt dhe \u00e7do hap q\u00eb ne hedhim ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij k\u00ebt\u00eb filozofi.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb brez i ri me vlera duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e propagand\u00ebs dhe shkelur mbi t\u00eb par\u00ebt e vet, mbi trash\u00ebgimin e shquar pa\u00e7ka t\u00eb sulmuar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimtar\u00eb por p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre. Pun\u00ebn e tyre, jo pun\u00ebn e tjetrit.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arritja e dyt\u00eb e filozofis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb ligj\u00ebrimin ton\u00eb, kemi p\u00ebrdorur shpesh metafor\u00ebn e trupit t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar funksionimin e Partis\u00eb sepse ne mendojn\u00eb se jemi s\u00eb bashku nj\u00eb qenie e gjall\u00eb, e nj\u00eb lloji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trup \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm kur \u00e7do organ kryen rolin e vet dhe vet\u00ebm rolin e vet. K\u00ebrkon nj\u00eb modesti kjo qasje sepse k\u00ebrkon t\u00eb pranosh rolin e kufizuar q\u00eb nj\u00eb njeri ka brenda nj\u00eb strukture.<\/p>\n<p>Nuk mund ti k\u00ebrkohet dor\u00ebs t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn e veshit apo syrit t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn e goj\u00ebs. Gjith\u00eb secili duhet t\u00eb b\u00ebj pjes\u00ebn e vet. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl por ama t\u00eb cil\u00ebn duhet ta b\u00ebj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb secili duhet t\u00eb b\u00ebj pjes\u00ebn e vet dhe t\u00eb ket\u00eb besim se t\u00eb tjer\u00ebt do b\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn e tyre. Nuk duhet pritur gjith\u00e7ka nga nj\u00eb person por pak nga \u00e7do person. K\u00ebtu futet edhe teoria baz\u00eb e Departamentit q\u00eb militanti \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, rrethi \u00ebsht\u00eb dera p\u00ebr t\u00eb mundur regjimin.<\/p>\n<p>Ne si Departament, jemi munduar gjithmon\u00eb t\u00eb kemi koherenc\u00eb veprimi. Shpesh m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb frenoj iniciativa q\u00eb duke na larguar nga roli q\u00eb kemi do na b\u00ebnin t\u00eb humbisnim koherenc\u00ebn dhe si pasoj\u00eb ose sfilitjen ton\u00eb, ose prishjen e dinamikave ose m\u00eb keq humbjen e identitetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shtojm\u00eb ose t\u00eb pasurojm\u00eb jo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim apo t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb. Ajo q\u00eb jemi munduar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste \u00ebsht\u00eb impulsi dhe mb\u00ebshtetja.<\/p>\n<p>Impulsi ku kemi luftuar dhe po luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar betej\u00ebn e ideve n\u00ebp\u00ebrmjet artikujve me propozime strategjike, me krahasime, n\u00ebp\u00ebrmjet ver\u00ebs s\u00eb ideve, programit P\u00ebr Shekullin Shqiptar, podkastin Z\u00ebrat, protestat etj.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb mjeteve militant\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb mund tu sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e p\u00ebrditshme p\u00ebrball\u00eb regjimit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Libri i Pun\u00ebve t\u00eb Mira, N\u00eb K\u00ebrkim t\u00eb Simboleve, Ata Thyhen.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00ebp\u00ebrmjet teorizimit t\u00eb 3 llojeve t\u00eb Brain Gain, ai politik, administrativ dhe ekonomik, Partia Demokratike n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij Departamenti i dha mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb student\u00ebve apo profesionist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete n\u00eb struktur\u00ebn administrative t\u00eb Partis\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit t\u00eb tyre. T\u00eb mbajm\u00eb gjall\u00eb lidhjen p\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb kthimin ishte nj\u00eb prej sloganeve tona t\u00eb fillimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka deg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jasht\u00eb shtetit por ata gjenden n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strukturave politike dhe angazhimi b\u00ebhej n\u00eb vendin ku jetojn\u00eb. Ve\u00e7antia e Departamentit Brain Gain \u00ebsht\u00eb q\u00eb grupi b\u00ebhet bashk\u00eb pavar\u00ebsisht ku jeton p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejt partis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, kemi thyer disa nga mitet e forta t\u00eb propagand\u00ebs ndaj Partis\u00eb Demokratike se \u201ck\u00ebtu nuk b\u00ebhet gj\u00eb\u201d dhe se \u201cPD nuk frym\u00ebzon\u201d.<\/p>\n<p>Mite k\u00ebto q\u00eb veprojn\u00eb shpesh si barriera q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk arrijn\u00eb t\u00eb tejkalojn\u00eb. Nj\u00eb ide q\u00eb vret q\u00eb n\u00eb vez\u00eb iniciativ\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Iniciativ\u00ebn ne e kemi vendosur n\u00eb ball\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb. Kush propozon realizon. Kush realizon ekspozohet.<\/p>\n<p>Un\u00eb si drejtues mendoj se detyra ime e par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi i energjive t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Departamentit dhe jo kanalizimi, bllokimi apo ndryshimi i tyre. Kam besim tek secili prej jush dhe k\u00ebt\u00eb besim Departamentit dhe Partis\u00eb Demokratike an\u00ebtar\u00ebt e Departamentit ja kan\u00eb shp\u00ebrblyer me nj\u00eb volum t\u00eb madh pune.<\/p>\n<p>Projektet e Departamentit jan\u00eb miratuar t\u00eb gjitha, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim nga Kryetari i Partis\u00eb duke treguar se problemi \u00ebsht\u00eb perceptimi dhe jo realiteti. Kur vihet me projekte dhe ide, Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Z. Berisha por edhe personalitete t\u00eb tjera si Znj. Albana Vokshi, Z. Oerd Bylykbashi, Z. Flamur Noka e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebjo vet\u00ebm i mb\u00ebshtesin por edhe b\u00ebhen pjes\u00eb e tyre dhe i promovojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shembull p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebshtu nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb na d\u00ebgjon apo na lexon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet forc\u00eb propozuese dhe jo kritikuese. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, propozimi e mbart n\u00eb vetvete kritik\u00ebn por nuk dominohet prej saj. Mundohemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste t\u00eb sjellin zgjidhje dhe jo probleme.<\/p>\n<p>Disa projekte ishin edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb kur i menduam na thuhej q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb shans t\u00eb realizohen si\u00e7 \u00ebsht\u00eb hapja e selis\u00eb s\u00eb PD p\u00ebr artist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm duke e rijet\u00ebsuar at\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ishte edhe rasti i projektit N\u00eb K\u00ebrkim t\u00eb Simboleve ku p\u00ebr realizimin e tij duhet q\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb organizimit q\u00eb binte mbi shpatullat e an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, kushtet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme prodhojn\u00eb cil\u00ebsi dhe ekip t\u00eb fort\u00eb dhe jo p\u00ebr\u00e7arje dhe ekip t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Jemi munduar t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim parimet e sportit ku t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb konkurrenc\u00eb me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr vendin n\u00eb ekip por kjo gj\u00eb nuk i pengon t\u00eb ken\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb forta me nj\u00ebri tjetrin. Forca e grupit, \u00ebsht\u00eb ndoshta togfjal\u00ebshi q\u00eb kam p\u00ebrdorur m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimin publik t\u00eb Departamentit un\u00eb kam qen\u00eb shpesh m\u00eb pak i ekspozuar se shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb dhe jemi shembulli se asnj\u00ebri prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i zvog\u00ebluar. P\u00ebrkundrazi, individualitete t\u00eb forta kan\u00eb prodhuar grup t\u00eb fort\u00eb. Drita e nj\u00ebrit ka rrezatuar tek t\u00eb tjer\u00ebt dhe m\u00eb pas drejt partis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktivitetet q\u00eb nuk organizojm\u00eb ne, Departamenti p\u00ebrfaq\u00ebsohet gjithmon\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb an\u00ebtar q\u00eb flet dhe t\u00eb tjer\u00ebt e ndihmojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet.<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo qasje t\u00eb kuptohej ka k\u00ebrkuar pak koh\u00eb por sot mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se e kemi arritur. Nj\u00eb prov\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb jemi nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb nuk njihet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb personi por si grupim. Brain Gain \u00ebsht\u00eb deri diku nj\u00eb brand dhe jemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, qasja institucionale \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e. Nuk na k\u00ebrkohet t\u00eb duam nj\u00ebri tjetrin apo t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb pushime me nj\u00ebri tjetrin por na k\u00ebrkohet t\u00eb punojm\u00eb me nj\u00ebri tjetrin brenda nj\u00eb strukture q\u00eb \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike. Nga Kryetari presim organizim, frym\u00ebzim, hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr pun\u00eb dhe jo dashuri.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qasje e kemi zhvilluar me nj\u00ebri tjetrin dhe e kemi zgjeruar m\u00eb pas n\u00eb raport me \u00e7do demokrat. Asnj\u00eb polemik, asnj\u00eb konflikt, asnj\u00eb sharje, asnj\u00eb sulm n\u00eb dy vite nuk ka ardhur nga nj\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebtij Departamenti pavar\u00ebsisht se n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs politike ndonj\u00ebher\u00eb goditjet bien si rrebeshi.<\/p>\n<p>I kemi rezistuar tundimit. \u00c7far\u00eb kemi pasur ja kemi th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri tjetrit por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Sepse gj\u00ebja e sh\u00ebndetshme \u00ebsht\u00eb debati por jo konflikti.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtari yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i disiplinuar si\u00e7 jan\u00eb ushtar\u00ebt e n\u00ebnshtruar ndaj nj\u00eb pushteti absolut. Ne jemi njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb dhe shpesh njeriu i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb pak emocional n\u00eb ekstrem por duhet t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebn e toleranc\u00ebs dhe funksionimit institucional.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb por mbetet akoma shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Fushata q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb ka sfidat e saja dhe ne si Departament duhet t\u00eb p\u00ebrshtatemi q\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm dhe t\u00eb efektsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb e bukura por edhe m\u00eb e v\u00ebshtira, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nesh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Mustafaj\/ Periudha e festave t\u00eb fund vitit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb reflektimi mbi at\u00eb \u00e7ka njeriu ka realizuar dhe \u00e7far\u00eb i premton vetes q\u00eb do realizoj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb pik\u00ebpyetjesh, disa t\u00eb m\u00ebdha dhe disa t\u00eb vogla. \u00cbsht\u00eb gjithashtu periudh\u00eb fal\u00ebnderimesh dhe p\u00ebrkushtimesh p\u00ebr njer\u00ebzit e dashur. \u00cbsht\u00eb s\u00eb fundmi periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-3946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3946"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3946\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3947,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3946\/revisions\/3947"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}