{"id":3943,"date":"2024-12-28T11:09:55","date_gmt":"2024-12-28T11:09:55","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=3943"},"modified":"2025-01-12T11:11:18","modified_gmt":"2025-01-12T11:11:18","slug":"nje-koalicion-vlerash-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/nje-koalicion-vlerash-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb Koalicion Vlerash p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nikola Kedhi \u2013 Laboratori i Ideve &#8211; Departamanti Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2025 do t\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas dymb\u00ebdhjet\u00eb vitesh qeverisje socialiste, t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me drejtimin q\u00eb ka marr\u00eb vendi. P\u00ebrtej argumentit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebhet zakonisht se rrotacioni \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb dalin t\u00eb votojn\u00eb masivisht, un\u00eb mendoj se ne kemi thelb\u00ebsor, fillimisht, nj\u00eb ndryshim mentaliteti si shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb sfidave ne largohemi. E kemi b\u00ebr\u00eb shpeshher\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shekujve. Hera her\u00ebs, si n\u00eb k\u00ebto dymb\u00ebdhjet\u00eb vite, na kan\u00eb d\u00ebbuar. Pavar\u00ebsisht arsyeve, duke u larguar apo duke u p\u00ebrz\u00ebn\u00eb, ne kemi l\u00ebn\u00eb vendin bosh \u2013 kemi l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb vendi q\u00eb u takon shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm e patriot\u00eb t\u00eb zihet. Ne nuk nd\u00ebshkojm\u00eb me vot\u00eb. Me largimin q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, me apatin\u00eb, me t\u00ebrheqjen nga vendimet e diskutimet q\u00eb na prekin si komb, ne n\u00eb thelb nd\u00ebshkojm\u00eb veten. Ndaj viti 2025 n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb viti q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e tyre; se ata q\u00ebndrojn\u00eb pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr d\u00ebbim; se ata nd\u00ebshkojn\u00eb me vot\u00eb k\u00ebdo q\u00eb i mashtron e i vjedh. M\u00eb mir\u00eb nj\u00eb rotacion \u00e7do dy apo kat\u00ebr vite, se nj\u00eb qeverisje unipartiake pafund. Kjo patjet\u00ebr k\u00ebrkon nd\u00ebrgjegje shoq\u00ebrore, k\u00ebrkon guxim e patriotiz\u00ebm. Por Shqiptar\u00ebt kan\u00eb treguar gjithashtu p\u00ebrgjat\u00eb shekujve se ata kur duan e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb mundur, kan\u00eb treguar kuraj\u00eb e atdhedashuri. Sa her\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kan\u00eb ngadh\u00ebnjyer mbi \u00e7do pushtues, dhe Shqip\u00ebria ka dal\u00eb m\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, ashtu si shoq\u00ebria shqiptare, ka qen\u00eb k\u00ebto vite n\u00ebn rrethim. Por Demokrat\u00ebt q\u00ebndruan p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Q\u00ebndruan dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk ngrihen dot. Q\u00ebndruan p\u00ebr ato vlera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Tani i takon shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb marr\u00eb fatet e veta n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Demokrat\u00ebt nuk jan\u00eb perfekt. Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Por n\u00eb vitet e fundit un\u00eb kam par\u00eb vet\u00ebm prej tyre q\u00ebndres\u00eb, protest\u00eb, vizion, shpres\u00eb, optimiz\u00ebm, sakrific\u00eb. Kritikohen p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si protestojn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb askush prej atyre q\u00eb i kritikon nuk b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb. Kur shoq\u00ebria shqiptare po shkonte drejt vdekjes klinike, me nj\u00eb apati t\u00eb ngulur n\u00eb qenien e \u00e7do shqiptari me forc\u00eb, demokrat\u00ebt na zbardh\u00ebn faqen me veprimet e tyre. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb meritojn\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e madhe k\u00ebto vite p\u00ebr t\u2019u induktuar njer\u00ebzve iden\u00eb se PD dhe demokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, nuk ka t\u00eb rinj, nuk ka ide dhe nuk ka alternative. Pavar\u00ebsisht se faktet tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, propaganda ka dep\u00ebrtuar te shum\u00eb shqiptar\u00eb, me nj\u00eb eksperiment psikologjik suigeneris, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb instinktivisht te shqiptar\u00ebt, sa her\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet Partia Demokratike, reagimi t\u00eb jet\u00eb negativ. N\u00ebse duan ndryshim, shqiptar\u00ebt fillimisht duhet t\u00eb thyejn\u00eb murin e propagand\u00ebs e t\u00eb shohin realitetin. N\u00ebse mbi 120 parti politike nga e gjith\u00eb bota, n\u00eb CDI, EPP dhe IDU, p\u00ebrfshir\u00eb Republikan\u00ebt amerikan\u00eb dhe Konservator\u00ebt britanik\u00eb, me rezolutat e tyre, arrijn\u00eb unanimisht n\u00eb p\u00ebrfundimin se e djathta shqiptare duhet mb\u00ebshtetur, dhe se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb regjim, Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Partia Demokratike provoi se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike e nd\u00ebrtuar mbi q\u00ebndrestar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb grupim q\u00eb nuk u tremb nga presionet, manipulimet apo pengesat e vazhdueshme. Kjo q\u00ebndres\u00eb, nd\u00ebr vite, sh\u00ebrbeu jo vet\u00ebm si nj\u00eb shembull p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj, por edhe si nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vlerat e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>PD provoi gjithashtu se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb fton dhe promovon t\u00eb rinjt\u00eb. Brezi i ri, me energjin\u00eb dhe idet\u00eb e fresk\u00ebta, u b\u00eb pjes\u00eb integrale e politikave t\u00eb PD-s\u00eb, duke ofruar nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. E kemi par\u00eb me Departamentin BrainGain, me projektet e shumta q\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb rikthejn\u00eb fokusin n\u00eb debatin e ideve, me propozimet p\u00ebr programin e PDq\u00eb Departamenti ka b\u00ebr\u00eb, me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protesta dhe kudo ku ka demokrat\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>E kemi par\u00eb me veprimtarin\u00eb e vazhduar t\u00eb Forumit Rinor, gjithmon\u00eb n\u00eb krye t\u00eb protestave dhe kauzave qytetare. T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kryesi, n\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar, apo n\u00eb Departamente e Sekretariate, si ai i marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb, t\u00eb gjitha me rezultate konkrete. N\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn shqiptare sot ka nj\u00eb nd\u00ebrthurje t\u00eb prurjeve t\u00eb reja me eksperienc\u00ebn, duke krijuar nj\u00eb sinergjit\u00eb mir\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn dhe qeverisje\u00a0 e nes\u00ebrme.<\/p>\n<p>PD sot ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Shqip\u00ebrin\u00ebe shekullit t\u00eb 21. Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb fton t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kthehen e u jep mund\u00ebsit\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vendin e tyre. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e industrializuar q\u00eb prodhon, hap vende pune, ka konkurrenc\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb ul kostot dhe rrit pagat, me taksa t\u00eb ul\u00ebta e nj\u00eb shtet partner t\u00eb qytetarit e jo polic te gryka e tij. Do t\u00eb jet\u00eb kjo rritje e prodhimtaris\u00eb dhe e konkurrenc\u00ebs, rikthimi i ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, ulja e taksave dhe reduktimi drastik i shpenzimeve joproduktive e korruptive qeveritare q\u00eb do e b\u00ebj\u00eb pag\u00ebn minimale EUR 500, pag\u00ebn mesatare EUR 1,200, dhe do t\u00eb forcoj\u00eb familjen shqiptare, do e mbroj\u00eb nga politikat progresiste, woke, dhe do ngrej\u00eb me mij\u00ebra prej tyre nga varf\u00ebria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka inovacion teknologjik me kompani t\u00eb reja n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme e me shqiptar\u00eb q\u00eb kthehen e investojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre, do eshnd\u00ebrroj\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale t\u00eb zhvillimit. Vizioni i PD \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me arsim patriotik e shkencor, me sh\u00ebndet\u00ebsi dinjitoze me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe me akses p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka n\u00eb themel forcimin e dinjitetit dhe mund\u00ebsive t\u00eb \u00e7do njeriu, q\u00eb asnj\u00eb qeveri t\u00eb mos e c\u00ebnoj\u00eb m\u00eb ask\u00ebnd n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb. Sa m\u00eb t\u00eb pasur e t\u00eb arsimuar t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt, aq m\u00eb pak t\u00eb varur do jen\u00eb nga \u00e7do qeveri e aq m\u00eb t\u00eb lir\u00eb do jen\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin. PD e ka provuar n\u00eb kurrizin e vet\u00eb k\u00ebto vite censur\u00ebn, dhun\u00ebn, munges\u00ebn e liris\u00eb, dhe e di se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqiptar\u00ebt e duan k\u00ebt\u00eb vizion t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mundsh\u00ebm, ata duhet t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet realitet dhe t\u00eb vendosin p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb pas kat\u00ebr vitesh Partin\u00eb Demokratike n\u00ebse ajo devijon nga kontrata me shqiptar\u00ebt. Por, m\u00eb s\u00eb paku PD-s\u00eb i duhet dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vizion.<\/p>\n<p>Viti 2025 do t\u00eb duhet t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb shtuar t\u00eb \u00e7do demokrati n\u00eb terren, p\u00ebr t\u00eb ftuar \u00e7do qytetar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij vizioni p\u00ebr Shekullin Shqiptar, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar Koalicionin e Vlerave q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2025 do t\u00eb duhet t\u00eb forcoj\u00eb kalimin nga mbrojtja n\u00eb sulm, nga q\u00ebndresa n\u00eb fitore. PD jo vet\u00ebm ka ruajtur vlerat e saj, por ka krijuar nj\u00eb model t\u00eb ri politik q\u00eb bazohet n\u00eb integritet, profesionaliz\u00ebm dhe vizion. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koalicion vlerash q\u00eb synon jo vet\u00ebm fitoren elektorale, por edhe fitoren morale dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>E ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndritur! Dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb p\u00ebrpara. E djathta \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb \u00e7on kombet kurdo dhe kudo drejt zhvillimit. K\u00ebto politika jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb kan\u00eb zhvilluar kombet! Nuk ka p\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Ky koalicion vlerash \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ka potencialin p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb lir\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb zhvilluar, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve krenar \u2013 por vet\u00ebm n\u00ebse \u00e7do shqiptar i bashkohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nikola Kedhi \u2013 Laboratori i Ideve &#8211; Departamanti Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Viti 2025 do t\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas dymb\u00ebdhjet\u00eb vitesh qeverisje socialiste, t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me drejtimin q\u00eb ka marr\u00eb vendi. P\u00ebrtej argumentit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebhet zakonisht se rrotacioni \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3943"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3945,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3943\/revisions\/3945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}