{"id":2719,"date":"2024-08-23T15:45:57","date_gmt":"2024-08-23T15:45:57","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2719"},"modified":"2024-12-09T18:28:56","modified_gmt":"2024-12-09T18:28:56","slug":"rend-dhe-siguri-prioriteti-qe-na-kthen-nga-tribu-krimesh-ne-shtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/rend-dhe-siguri-prioriteti-qe-na-kthen-nga-tribu-krimesh-ne-shtet\/","title":{"rendered":"&#8216;Rend dhe siguri: Prioriteti q\u00eb na kthen nga tribu krimesh n\u00eb shtet&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria, nj\u00eb territor pa shtet.<\/p>\n<p><strong>Nga Xhuljana Dreshaj dhe Pranvera Shehaj, an\u00ebtare t\u00eb Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike<\/strong><\/p>\n<p>Qoft\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb shkencave politike, apo duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb sociologjis\u00eb, p\u00ebrkufizimi i shtetit mbetet po nj\u00ebsoj. N\u00ebse do t\u00eb mbesnim tek Weber, nj\u00eb shtet modern e b\u00ebn t\u00eb till\u00eb suksesi n\u00eb monopolin e p\u00ebrdorimit legjitim t\u00eb forc\u00ebs fizike brenda nj\u00eb territori t\u00eb caktuar, duke shpron\u00ebsuar mjetet e organizimit dhe dominimit politik, p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn. Weber ndahej prej Hobbes, i cili sugjeronte se shteti \u00ebsht\u00eb aktori i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ushtroj\u00eb monopolin legjitim t\u00eb forc\u00ebs, dhe ky monopol i k\u00ebrc\u00ebnohet vet\u00ebm n\u00eb dy raste: nga rritja e kompanive private t\u00eb siguris\u00eb ose nga krimi i organizuar.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Vendi yn\u00eb, edhe pse jo si\u00e7 do t\u00eb donim e do t\u00eb duhej, e ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb territorin e tij, por m\u00eb t\u00eb denigruar e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhosur se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nocionin e shtetit. Sfiduesit e k\u00ebtij nocioni kan\u00eb mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri krimi i organizuar, ashtu sikurse krimi ordiner. Sipas \u201cGlobal Organized Crime Index\u201d, projekt kryesor i Iniciativ\u00ebs Globale kund\u00ebr krimit t\u00eb Organizuar Transnacional (GI-TOC), p\u00ebr vitin 2023, sa i p\u00ebrket tregjeve kriminale dhe aktor\u00ebve kriminal\u00eb, indeksi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ishte 5.17, m\u00eb lart se mesatarja e indexit p\u00ebr Evrop\u00ebn (4.74). N\u00eb raport, Shqip\u00ebria p\u00ebrkufizohet si vend burimi, tranziti dhe destinacioni p\u00ebr trafikimin e qenieve njer\u00ebzore me aktor\u00eb kriminel\u00eb shqiptar\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh viktimash trafikimi gra dhe f\u00ebmij\u00eb nga Shqip\u00ebria drejt Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, por edhe destinacion trafikimi njer\u00ebzor p\u00ebr emigrant\u00eb t\u00eb ardhur nga Azia. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, vendi p\u00ebrshkruhet n\u00eb 2023 si territor tranzit p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs, ashtu sikurse burim furnizimi me kanabis p\u00ebr tregun europian.<\/div>\n<\/div>\n<p>Edhe pse me impakt po aq t\u00eb fort\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, krimi i organizuar nuk e tejkalon dram\u00ebn q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe b\u00ebrtham\u00ebn e saj, familjen, krimi ordiner. Krimi n\u00eb familje, vrasjet me dashje t\u00eb familjar\u00ebve, dhuna dhe p\u00ebrdhunimet ndaj vajzave dhe grave (159 gra dhe vajza t\u00eb vrara nga partner\u00ebt ose bashk\u00ebshort\u00ebt n\u00eb 13 vitet e fundit), dhuna dhe p\u00ebrdhunimet e f\u00ebmij\u00ebve e t\u00eb miturve (60% e krimeve seksuale kryhen ndaj f\u00ebmij\u00ebve ku pothuajse nj\u00eb n\u00eb \u00e7do dy f\u00ebmij\u00eb vuan nga sulmet fizike ose psikologjike sipas Instat), trafikimi dhe prostitucioni me detyrim brenda familjes si dhe incesti, kan\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb themel besimin se n\u00eb Shqip\u00ebri jeta ka vler\u00eb, shteti ka forc\u00eb, krimi ka frik\u00eb, shoq\u00ebria ka moral.<\/p>\n<p>Efekti psiko-social i nj\u00eb vendi ku sundon krimi<\/p>\n<p>Nj\u00eb territor ku sundon krimi i \u00e7far\u00ebdolloj forme ushqen plag\u00ebn m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sot, shpopullimin. P\u00ebrpos analizave ekonomike e politike, lidhja mes krimit dhe shpopullimit m\u00eb s\u00eb shumti ka nj\u00eb shpjegim shterues n\u00eb aspektin psikologjik. T\u00eb gjith\u00eb kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr raste ku shpesh, qytetar\u00eb shqiptar\u00eb me mir\u00ebqenie ekonomike vendosin t\u00eb largohen nga vendi. Profesionist\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, pedagog\u00eb, mjek\u00eb, biznesmen\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme vendosin t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb diku larg atdheut, diku rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs sepse Shqip\u00ebria nuk ua deshi shk\u00eblqimin. Abraham Maslow, nj\u00eb psikolog i njohur amerikan, propozoi \u201cHierarkin\u00eb e Nevojave\u201d, e cila p\u00ebrshkruan nivelet e nevojave njer\u00ebzore q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb arritur vet\u00eb aktualizimin. Bazuar tek analiza e tij si nj\u00eb korniz\u00eb teorike mbi t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime dhe studime t\u00eb shumta, kuptojm\u00eb q\u00eb pas plot\u00ebsimit t\u00eb nevojave fiziologjike, nevoja p\u00ebr siguri b\u00ebhet prioritet. Si mund t\u00eb ndiejn\u00eb siguri shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb vend ku fjal\u00ebn e fundit e thot\u00eb krimi, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vjedhur dhe t\u00eb korruptuar, n\u00eb nj\u00eb vend ku as \u2018Betimi i Hipokratit\u2018 nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb garantuar besnik\u00ebri profesionale dhe humaniz\u00ebm t\u00eb bluzave t\u00eb bardha, n\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e kapur peng nga gjyqtar\u00eb t\u00eb korruptuar, ku familja, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb toka e minuar ku krimi s\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb guxonte, ku burgoset kund\u00ebrshtari politik, n\u00eb nj\u00eb vend ku krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb i vetmi investitor dhe ku bandat p\u00ebrcaktojn\u00eb kryetar\u00ebt e tyre t\u00eb bashkive. Sa t\u00eb sigurt\u00eb jemi ne kur ecim n\u00eb rrug\u00eb, apo \u00e7far\u00eb ndjesie na p\u00ebrcjell ideja q\u00eb bandat, vras\u00ebsit, p\u00ebrdhunuesit dhe kriminel\u00ebt qarkullojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, krenar\u00eb dhe arrogant\u00eb sepse e din\u00eb q\u00eb shteti i mbron, nuk i d\u00ebnon, ose dhe n\u00ebse nuk i mbron, ai thjesht s\u2018mund t\u00eb jet\u00eb aty ekzistent.<\/p>\n<p><strong>Propozim<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri e zotuar p\u00ebr rikthimin n\u00eb shinat e shtetit ligjor n\u00eb kuptimin thelb\u00ebsor t\u00eb tij, do t\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb epiqendr\u00ebn e v\u00ebmendjes s\u00eb saj sigurin\u00eb, si thelb\u00ebsore p\u00ebr zbatimin efektiv t\u00eb politikave t\u00eb suksesshme dhe mir\u00ebfunksionimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb institucioneve demokratike. Hapi i par\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb krijimi i \u201cPolicis\u00eb Pran\u00eb, nj\u00eb polici q\u00eb mbron nuk sundon\u201d bazuar mbi shembujt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb reformave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb shtetet e BE (si policia e proksimitetit n\u00eb Franc\u00eb, Hungari, etj), p\u00ebr konsolidimin n\u00eb terren t\u00eb nj\u00eb force policore q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb fytyr\u00ebn, mentalitetin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb saj. Siguria e qytetarit \u00ebsht\u00eb proporcionale me numrin e polic\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn\/lagjen\/rrug\u00ebn ku gjendet vendbanimi, andaj PD n\u00eb pushtet, si e vetmja alternativ\u00eb me forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin do t\u00eb duhet t\u00eb investohet n\u00eb rritjen e dukshme t\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb policis\u00eb n\u00eb zonat e banuara aq sa \u00e7do qytetar ta ndjej\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb polic leht\u00ebsisht i arritsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb fare pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr ta mbrojtur, dhe jo n\u00eb rrug\u00ebn q\u00ebndrore vet\u00ebm p\u00ebr ta gjobitur, apo n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr ta dhunuar. \u201cPolicia pran\u00eb\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb zyre permanente t\u00eb instaluar n\u00eb \u00e7do lagje 24\/7 do t\u00eb jepte nj\u00eb mesazh t\u00eb dyfisht\u00eb: sinjalizon krimin se territori \u00ebsht\u00eb n\u00ebn zot\u00ebrimin e shtetit, sinjalizon qytetarin shqiptar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb vigjilente, m\u00eb af\u00ebr, m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar c\u00ebnimin e siguris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ashp\u00ebrsimi i ligjeve p\u00ebr krime me pasoja t\u00eb forta p\u00ebr familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat shkat\u00ebrrojn\u00eb familjen, vlerat dhe themelet e saj, duke tronditur\u00a0 thell\u00eb besimin n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme, shihet si i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie jetike dhe detyr\u00eb ndaj rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Simptoma e nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb ekspozoi dhe braktisi qytetarin p\u00ebrball\u00eb krimit q\u00eb nuk ndalet n\u00eb familje, n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb rrug\u00eb, \u00ebsht\u00eb ligji i dob\u00ebt. Krimet e forta duan ligje t\u00eb forta dhe vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e shtetit t\u00eb fort\u00eb q\u00eb rikthehet n\u00eb funksionin primar t\u00eb monopolit t\u00eb ushtrimit t\u00eb forc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb primar ashp\u00ebrsimi i kodit penal p\u00ebr dy llojet e krimeve: krimin me pasoj\u00eb vdekjen brenda familjes dhe krimin ndaj t\u00eb miturve (dhun\u00eb fizike dhe seksuale, vrasje dhe pedofili). N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste ashp\u00ebrsimi i kodit penal duhet t\u00eb konsistoj\u00eb n\u00eb zbatimin n\u00eb mas\u00eb t\u00eb institucionit t\u00eb d\u00ebnimit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndjenja e siguris\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe lumturin\u00eb. Vet\u00ebm kur kjo arrihet, i hapet rrug\u00eb fokusimit n\u00eb rritjen personale, zhvillimin profesional, apo p\u00ebrfshirjen n\u00eb komunite. Si p\u00ebrfundim, nj\u00eb shtet ku mbizot\u00ebron rendi dhe siguria p\u00ebrmir\u00ebson reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime, turiz\u00ebm cil\u00ebsor dhe ura diplomatike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria, nj\u00eb territor pa shtet. Nga Xhuljana Dreshaj dhe Pranvera Shehaj, an\u00ebtare t\u00eb Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike Qoft\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb shkencave politike, apo duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb sociologjis\u00eb, p\u00ebrkufizimi i shtetit mbetet po nj\u00ebsoj. N\u00ebse do t\u00eb mbesnim tek Weber, nj\u00eb shtet modern e b\u00ebn t\u00eb till\u00eb suksesi n\u00eb monopolin e p\u00ebrdorimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2160,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-2719","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vera-e-ideve-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2719"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2720,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2719\/revisions\/2720"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}