{"id":2582,"date":"2024-03-19T19:47:52","date_gmt":"2024-03-19T19:47:52","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2582"},"modified":"2024-11-19T19:48:52","modified_gmt":"2024-11-19T19:48:52","slug":"monetarizmi-i-friedman-si-alternative-per-rimekembjen-e-ekonomive-kapitaliste-dhe-nje-shembull-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/monetarizmi-i-friedman-si-alternative-per-rimekembjen-e-ekonomive-kapitaliste-dhe-nje-shembull-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Monetarizmi i Friedman si alternativ\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e ekonomive kapitaliste dhe nj\u00eb shembull p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span data-sheets-root=\"1\">Klea Du\u00e7ka an\u00ebtare e Departamentit Brain Gain<\/span><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme bot\u00ebrore po p\u00ebrballen aktualisht me probleme strukturore, pasojat e t\u00eb cilave duket se do t\u00eb zgjasin dhe v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb procesin e rim\u00ebk\u00ebmbjes. E nd\u00ebrsa qeveri t\u00eb ndryshme p\u00ebrpiqen t\u00eb shfaj\u00ebsohen duke e cil\u00ebsuar dob\u00ebsin\u00eb e ekonomive t\u00eb tyre si di\u00e7ka ekzogjene, e shkaktuar nga ngjarje si pandemia e Covid-19 apo lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, duket se ka nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmagur shkaqeve reale.Arsyet e v\u00ebrteta t\u00ebinflacionit duhen k\u00ebrkuar p\u00ebrtej tre viteve t\u00eb fundit. Inflacioni i lart\u00eb n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Eurozon\u00eb vjen si rezultat i nj\u00eb periudhe t\u00eb tejzgjatur politikash ekspansioniste monetare, t\u00eb fokusuara n\u00eb nj\u00eb printim masiv parash dhe pompim t\u00eb tyre n\u00eb ekonomi, e pajustifikuar nga k\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebto monedha. Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me rritje pa kriter t\u00eb shpenzimeve publike, politikave t\u00eb gabuara fiskale dhe rritjes s\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb vazhdueshme dhe mbyt\u00ebse t\u00eb shtetit n\u00eb tregun e lir\u00eb, sidomos n\u00eb Evrop\u00eb.<br \/>\nNe k\u00ebto kushte &#8220;flluska&#8221; e krijuar nga t\u00eb gjitha shkaqet e lartp\u00ebrmendura, ishte e destinuar t\u00eb plaste. Ngjarjet e k\u00ebtyre dy viteve sh\u00ebrbyen thjesht si katalizator\u00eb. Megjith\u00ebse Banka Qendrore Evropiane i \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb politikeshtr\u00ebnguese monetare, me q\u00ebllim rikthimin e inflacionit n\u00eb, ose af\u00ebr objektivit ideal prej 2%, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb reduktoj\u00eb ofert\u00ebn monetare dhe duke mbajtur t\u00eb pandryshuara normat e interesit p\u00ebr operacionet kryesore t\u00eb rifinancimit, kredit\u00eb margjinale dhe depozitat, n\u00eb 4.5%, 4.75% dhe 4% respektivisht, duket se k\u00ebto masa jan\u00eb efektive vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar &#8220;simptomat&#8221; e inflacionit n\u00eb terma afatshkurt\u00ebr dhe jo shkaqet reale t\u00eb tij, si\u00e7 do ta diktonte teoria monetariste tradicionale e Friedman, q\u00eb provoi t\u00eb jet\u00eb goxha efektive n\u00eb SHBA, n\u00eb vitet &#8217;80.<br \/>\nMilton Friedman, ekonomist amerikan dhe fitues i \u00e7mimit Nobel konsiderohet gjer\u00ebsisht sot si ekonomisti m\u00eb influent i shek.XX-te. Ai u b\u00eb i famsh\u00ebm me teorin\u00eb e tij mbi politik\u00ebn monetare, sipas s\u00eb cil\u00ebs ndryshimet dhe luhatjet e ofert\u00ebs s\u00eb paras\u00eb kan\u00eb efekte t\u00eb menj\u00ebhershme dhe afatgjata n\u00eb ekonomi, pasi inflacioni rritet proporcionalisht me shpejt\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb agregat\u00ebve monetar\u00eb. Rekomandimet e tij p\u00ebr politikat ekonomike bazoheshin n\u00eb 2 principe efektive t\u00ebr\u00ebsisht kapitaliste p\u00ebr nga natyra:<br \/>\n1) Nd\u00ebrveprimet vullnetare mes konsumator\u00ebve dhe bizneseve, prodhojn\u00eb rezultate m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr tregun se sa ato t\u00eb rregulluara nga dekretet qeveritare.<br \/>\n2) Politikat ekonomike kan\u00eb shpeshher\u00eb pasoja t\u00eb pad\u00ebshiruara, ndaj ekonomist\u00ebt duhet t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb tek rezultatet dhe jo tek objektivat apo synimet.<br \/>\nAi argumentoi sakt\u00ebsisht se Depresioni i Madh n\u00eb vitet &#8217;30 nuk ishte rezultat i d\u00ebshtimit t\u00eb tregut t\u00eb lire kapitalist, por i politik\u00ebs monetare. N\u00eb vitet \u201960 ai hodhi posht\u00eb pretendimet konvencionale t\u00eb ekonomist\u00ebve keynesian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nisur nga normat e larta t\u00eb interesit q\u00eb e \u00e7uan inflacionin n\u00eb nivele dyshifrore deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201970 n\u00eb SHBA, deklaronin se politikat monetare ishin t\u00eb paefektshme p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar shtrenjtimin e \u00e7mimeve. Friedman n\u00ebnvizoi se problemi real ishte rritja jasht\u00ebzakonisht e shpejt\u00eb e ofert\u00ebs monetare dhe kjo u v\u00ebrtetua kur Presidenti Lyndon B.Johnson vendosi t\u00eb rriste nivelin e tatimit mbi t\u00eb ardhurat aq shum\u00eb, sa arriti t\u00eb balanconte buxhetin, por inflacioni vazhdoi t\u00eb mbetej n\u00eb nivele t\u00eb larta. Ai u ngadal\u00ebsua dhe u kthye n\u00eb objektiv vet\u00ebm n\u00eb vitet \u201980, n\u00ebn presidenc\u00ebn e Ronald Reagan, kur Paul A.Volcker, asokohe Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Rezerv\u00ebs Federale vendosi t\u00eb reduktonte sasin\u00eb e dollareve n\u00eb qarkullim, duke arritur ta ul\u00eb me sukses inflacionin nga nivelet e deri at\u00ebhershme dyshifrore, n\u00eb 4% n\u00eb 1982.<br \/>\nQeverit\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme dhe institucionet e tyre financiare po tregojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr se jan\u00eb &#8220;nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb keqinj&#8221; kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsim nga historia. Duke flirtuar me idet\u00eb socialiste e marksiste si n\u00eb aspektin kulturor, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb ekonomik, e duke u strukur pas nj\u00eb izolacionizmi q\u00eb i l\u00eb terren t\u00eb lir\u00eb bab\u00ebzis\u00eb dhe agresivitetit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre tradicional\u00eb n\u00eb Lindje dhe duke hequr dor\u00eb nga principet e tregut t\u00eb lire kapitalist e adoptuar praktika utilitariste q\u00eb synojn\u00eb nj\u00eb &#8220;barazi&#8221; apo egalitariz\u00ebm utopik e q\u00eb nuk ka lidhje me rritjen e produktivitetit apo eficenc\u00ebs n\u00eb aspektin ekonomik dhe at\u00eb t\u00eb mir\u00ebqenies sociale, ato i kan\u00eb dob\u00ebsuar pozitat e tyre ekonomike dhe politike n\u00eb aren\u00ebn bot\u00ebrore p\u00ebrball\u00eb fuqizimit n\u00eb rritje t\u00eb nj\u00eb poli t\u00eb ri q\u00eb po krijohet nga vatrat e konflikteve politike n\u00eb rang global.<br \/>\nProblemi m\u00eb i madh, sidomos i Evrop\u00ebs, duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet shum\u00eb i madh e nd\u00ebrhyr\u00ebs, duke cenuar parimet baz\u00eb t\u00eb kapitalizmit dhe tregut t\u00eb lire. N\u00eb kushtet e stabilitetit politik dhe t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme, mekanizmat e tregut t\u00eb lire funksionojn\u00eb mbi parimin e &#8220;dor\u00ebs s\u00eb padukshme&#8221; t\u00eb Adam Smith duke konvergjuar vetvetiu drejt pik\u00ebs s\u00eb ekuilibrit. Nderhyrjet e qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb korrigjuar t\u00eb ashtuquajturat &#8220;deshtime t\u00eb tregut&#8221;, zakonisht nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vecse \u00e7ojn\u00eb n\u00eb alokime jo eficiente t\u00eb t\u00eb mirave dhe sh\u00ebrbimeve, ose me pak fjale pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb q\u00eb synojn\u00eb ta shmangin: d\u00ebshtimin e mekanizmave t\u00eb tregut. Situata r\u00ebndohet, kur Bankat Qendrore dalin jasht\u00eb statuteve t\u00eb tyre dhe kthehen n\u00eb paterica t\u00eb qeverive, duke marr\u00eb gjithashtu kompetenca intervenuese.<br \/>\nN\u00eb 22 janar t\u00eb vitit 2015, Guvernatori i at\u00ebhersh\u00ebm i Bank\u00ebs Qendrore Europiane, Mario Draghi lancoi nj\u00eb ndryshim dramatik t\u00eb kursit t\u00eb politik\u00ebs monetare n\u00eb Eurozon\u00eb. Ai theksoi pabarazin\u00eb e t\u00eb ardhurave, n\u00eb vend t\u00eb deflacionit, si shkaku kryesor i rritjes s\u00eb pamjaftueshme ekonomike dhe deklaroi se BQE do t\u00eb blinte gj\u00ebr\u00ebsisht asete qeveritare (euro-bonde) me vler\u00eb 60 mld \u20ac nga qeverit\u00eb e unionit. Kjo l\u00ebvizje shkaktoi pik\u00ebrisht efektin e kund\u00ebrt. Pabarazia u thellua, sepse fluksi i madh i parave i shtrenjtoi artificialisht \u00e7mimet e aksioneve t\u00eb kompanive n\u00eb burs\u00eb si dhe t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme. E nd\u00ebrsa fitimet e aksioner\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb pronar\u00ebve u rrit\u00ebn me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse, kursimet e konsumator\u00ebve n\u00eb banka u godit\u00ebn dhe u reduktuan ndjesh\u00ebm, duke nxitur konsumin, krahas rritjes pa fre t\u00eb shpenzimeve qeveritare, q\u00eb thelloi edhe m\u00eb shum\u00eb nivelet e borxheve publike.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht, me shtimin e mbrojtjes s\u00eb klim\u00ebs n\u00eb list\u00ebn e prioriteve t\u00eb BQE, BE-ja ndaloi shfryt\u00ebzimin e burimeve tradicionale t\u00eb energjis\u00eb dhe eksplorimit t\u00eb gazit natyror, duke i l\u00ebn\u00eb vendet e unionit krejt\u00ebsisht n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e gazit rus. Efekti zinxhir i gjith\u00eb k\u00ebsaj u reflektua me rritjen e pritshm\u00ebrive inflacionare q\u00eb e rriti inflacionin baz\u00eb t\u00eb matur nga HCIP (Indeksi i Harmonizuar i \u00c7mimeve p\u00ebr Konsumator\u00ebt) n\u00eb nivelin 6%, rreth dy jav\u00eb p\u00ebrpara sulmit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb m\u00eb 24 shkurt 2022. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vendosja e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb, ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sanksion ndaj ekonomive per\u00ebndimore, kryesisht t\u00eb vendeve t\u00eb BE, pasi shoku i \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb u pasua n\u00eb tregjet e komoditeteve dhe pun\u00ebs.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, ekspert\u00eb kryesisht te majte drejtojn\u00eb gishtin nga rritja efitimeve t\u00eb kompanive si shkaktarin kryesor te inflacionit ne vend. Megjithat\u00eb, studimet e fundit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr shembull, kane treguar se nuk ka asnje tregues ne favor te \u201cgreedflation\u201d (rritjes se fitimeve), duke konkluduar se shoku i cmimeve te komoditeteve pasohet nga jashte ne tregun e brendshem, pasi Mbreteria e Bashkuar importon rreth 46% te produkteve ushqimore qe shiten ne tregjet e saj.<br \/>\nJoseph Stiglitz, ekonomist amerikan,fitues i \u00e7mimit Nobel, ne nje studim te fundit te tij mbeshtet po ashtu tezen se problemi jan\u00eb fitimete tep\u00ebrta, si shkaktar kryesor i inflacionit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb SHBA. Ekonomist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe drejtor\u00eb t\u00eb unioneve te tregtis\u00eb n\u00eb BE, i japin vlefshm\u00ebri argumentave t\u00eb Stiglitz edhe p\u00ebr Eurozonen duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr kontroll mbi \u00e7mimet. Por studimet tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto rrethana, nd\u00ebrsa ekonomist\u00ebt gjenden n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb debati mbi shkaktar\u00ebt e inflacionit duke luajtur me opsionet p\u00ebr t\u00eb vendosur kontroll mbi \u00e7mimet, ata duket se rrotullohen tek i nj\u00ebjti rreth vicioz i viteve \u201970 dhe duke injoruar efektshm\u00ebrin\u00eb e politikave monetare. Friedman paralajm\u00ebroi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se kontrollet e \u00e7mimeve (te ngjashme me kontrollet q\u00eb u vendos\u00ebn pa efekt n\u00eb Shqip\u00ebri) vet\u00ebm sa do ta reduktonin inflacionin n\u00eb terma afatshkurter. Kur ato u hoq\u00ebn, inflacioni u rrit edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitet q\u00eb pasuan. Kjo ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb edhe sot, sepse kontrollet mbi \u00e7mimet thjesht i zbusin artificialisht efektet e inflacionit, por nuk zgjidhin problemin kryesor pas tij: Ofert\u00ebn Monetare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, niveli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm produktivitetit dhe mir\u00ebqenies vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. N\u00eb k\u00ebto kushte, viktima m\u00eb e madhe inflacionit \u00ebsht\u00eb shtresa e mesme. Inflacioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet dhe shtresat m\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrohen, n\u00ebn sisteme t\u00eb korruptuara q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet e tyre faj\u00ebsojn\u00eb t\u00eb pasurit n\u00eb funksion t\u00eb propagandave anakronike me natyr\u00eb marksiste.<br \/>\nKa ardhur koha q\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, ekonomist\u00ebt dhe qeverit\u00eb e per\u00ebndimit t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime t\u00eb vlefshme nga e shkuara, t\u00eb hapin nj\u00eb diskutim serioz mbi situat\u00ebn dhe t\u00eb shohin at\u00eb q\u00eb Friedman arriti ta targetonte me sukses n\u00eb SHBA, si dhe t\u2019i japin fund \u00e7do form\u00eb monopolizimi t\u00eb tregut dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb panevojshme shtet\u00ebrore n\u00eb tregjet e lira duke u fokusuar n\u00eb rritjen e produktivitetit dhe eficenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb, si dhe n\u00eb ruajtjen e lirive dhe t\u00eb drejtave individuale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebto kushte do t\u00eb jet\u00eb e mundur jo vet\u00ebm t\u00eb parandalohet nj\u00eb kriz\u00eb globale m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, por dhe q\u00eb ekonomit\u00eb e bot\u00ebs t\u00eb rikuperohen m\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb shpejt nga inflacioni i lart\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb, duke e zhvilluar nj\u00eb ekonomi globale m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme ndaj sfidave t\u00eb ardhshme.<br \/>\nN\u00eb vendin ton\u00eb, forca kryesore e djatht\u00eb do duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh k\u00ebto politika t\u00eb gabuara ekonomike, dhe t\u00eb ket\u00eb n\u00eb programin e saj qart\u00ebsisht taksat e ul\u00ebta, qeverin\u00eb e limituar q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb jet\u00ebn e individit, uljen e borxhit, dhe rikthimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb n\u00eb treg, si rruga e vetme drejt prosperitetit.<\/p>\n<p><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klea Du\u00e7ka an\u00ebtare e Departamentit Brain Gain Ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme bot\u00ebrore po p\u00ebrballen aktualisht me probleme strukturore, pasojat e t\u00eb cilave duket se do t\u00eb zgjasin dhe v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb procesin e rim\u00ebk\u00ebmbjes. E nd\u00ebrsa qeveri t\u00eb ndryshme p\u00ebrpiqen t\u00eb shfaj\u00ebsohen duke e cil\u00ebsuar dob\u00ebsin\u00eb e ekonomive t\u00eb tyre si di\u00e7ka ekzogjene, e shkaktuar nga ngjarje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2583,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-2582","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2582"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2582\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2584,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2582\/revisions\/2584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2583"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}