{"id":2579,"date":"2024-01-22T19:45:18","date_gmt":"2024-01-22T19:45:18","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2579"},"modified":"2024-11-19T19:47:11","modified_gmt":"2024-11-19T19:47:11","slug":"gjysma-e-globit-ne-zgjedhje-ne-vitin-2024-a-po-vdes-demokracia-vetem-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/gjysma-e-globit-ne-zgjedhje-ne-vitin-2024-a-po-vdes-demokracia-vetem-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Gjysma e globit n\u00eb zgjedhje n\u00eb vitin 2024: A po vdes demokracia vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ted Kopliku, Klea Du\u00e7ka, Nikola Kedhi; Anetar\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Rreth 4.4 miliard\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70 vende t\u00eb bot\u00ebs, shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje k\u00ebt\u00eb vit. Nd\u00ebr to b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb 8 nga 10 vendet me popullsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb rekord historik ku zgjedhje legjislative, presidenciale dhe lokale, pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, do t\u00eb ndryshoj\u00eb raportet gjeopolitike dhe dinamikat socio-ekonomike t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vit do zgjedhin edhe n\u00eb demokracin\u00eb e tret\u00eb n\u00eb bot\u00eb, Island\u00ebn, por edhe n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb quhen zgjedhje.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet relativisht i ri p\u00ebr shum\u00eb vende. Nd\u00ebrsa koncepti i demokracis\u00eb duket s\u00eb pari n\u00eb antikitetin grek, ku qytetar\u00ebt merrnin pjes\u00eb n\u00eb proceset e vendimmarrjes, forma moderne e demokracis\u00eb nisi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb n\u00eb shekujt XVII dhe XVIII me shfaqjen e ideve si t\u00eb drejtat individuale, qeverisja p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe kontrata shoq\u00ebrore. Mandej, n\u00eb shekullin XX demokracia nisi t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nNe shekullin e V-t\u00eb p.e.s, politikani m\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb Athin\u00ebn e koh\u00ebs, Perikliu, mbajti fjalimin e njohurku i thuri elozhe demokracis\u00eb. Fjal\u00eb q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr shekuj pa humbur pesh\u00ebn e tyre. Fjal\u00eb q\u00eb nuk thuheshin n\u00eb kulmin e lavdis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs, por p\u00ebrkundrazi, n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj. Qyteti ishte n\u00ebn diktatin e armikut t\u00eb paduksh\u00ebm, at\u00eb t\u00eb murtaj\u00ebs, por edhe e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga konfliktet me te m\u00ebdha t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt p\u00ebrballeshin dy fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, Athina dhe Sparta, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy modele t\u00eb kund\u00ebrta, ku e para p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb demokraci e tjetra nj\u00eb oligarki. Dy modele q\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose tjetr\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrballur shpeshher\u00eb n\u00eb shekullin e kaluar dhe n\u00eb vitet n\u00eb t\u00eb cilat po jetojm\u00eb.<br \/>\nSot, sipas International IDEA&#8217;s Global State of Democracy, demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Koh\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se, edhe n\u00eb demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, shum\u00ebllojshm\u00ebria e institucioneve, rregullave, kontrolleve dhe kund\u00ebrpeshave t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur sistemin gjendet n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb holl\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb prishet leht\u00eb. Raporti p\u00ebr Demokracin\u00eb i Institutit V-Dem p\u00ebr vitin 2023 thekson se 72% e popullsis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs, rreth 5.7 miliard\u00eb njer\u00ebz, jetonin n\u00eb autokraci, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022.<br \/>\nNiveli i demokracis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt global\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 ka arritur nivelet e vitit 1986. Sipas raportit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dy dekada, bota ka m\u00eb shum\u00eb autokraci t\u00eb mbyllura sesa demokraci liberale. Megjithat\u00eb, n\u00eb terma t\u00eb PBB-s\u00eb, demokracit\u00eb liberale dhe demokracit\u00eb zgjedhore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 50% t\u00eb GPD-s\u00eb bot\u00ebrore.<br \/>\nGjenerata jon\u00eb, e cila nuk ka jetuar n\u00eb sistem t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb diktatorial, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00ebn Per\u00ebndimore, ka qen\u00eb sidoqoft\u00eb d\u00ebshmitare e krizave t\u00eb vazhdueshmeq\u00eb nga ajo ekonomike e vitit 2008, n\u00eb kriz\u00ebn sanitare t\u00eb 2021 apo n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb projektuar ekologjike, pa harruar konfliktin n\u00eb dyert e Europ\u00ebs mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs apo at\u00ebn\u00eb lindjen e Mesme. Deri sot kemi lidhur demokracin\u00eb liberale me modelin kapitalist dhe zhvillimine vazhduesh\u00ebm ekonomik, duke p\u00ebrcaktuarmir\u00ebqenien ekonomike si arsyen e vetme te demokracis\u00eb.<br \/>\nVitet e fundit, modelet q\u00eb vijn\u00eb nga Kina apo edhe India e Bangladeshi jan\u00eb mundur t\u00eb imponojn\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme iden\u00eb se zhvillimi ekonomik vjen edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.Kina, e ndihmuar dhe nga ngadal\u00ebsimi n\u00eb ekonomit\u00eb per\u00ebndimore p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb tyre nga kapitalizmi i tregut t\u00eb lir\u00eb, u duk se po zhvillohej dhe mund t\u00eb arrinte statusin e ekonomis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Por borxhi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm publik, r\u00ebnia e eksporteve, krijimi i qyteteve fantazm\u00eb, largimi i shum\u00eb kompanive per\u00ebndimore p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb politike dhe praktikave t\u00eb padrejta t\u00eb biznesit, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ajo rritje artificiale t\u00eb ishte e paq\u00ebndrueshme. Duke provuar dhe nj\u00eb her\u00eb se zhvillimi ekonomik pa kombinimin e kapitalizmit t\u00eb tregut t\u00eb lire me demokracin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion i destinuar t\u00eb bjer\u00eb.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, mbetet pyetja se p\u00ebrse ka humbur besimi te demokracit\u00eb liberale q\u00eb pas kriz\u00ebs s\u00eb 2008, kur ky model i kombinuar me kapitalizmin \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zhvillim dhe harmoni sociale.<br \/>\nDemokracia ka humbur terren e ndjeshm\u00ebri n\u00eb kat\u00ebr cepat e bot\u00ebs. Kthimi ne autokraci apo diktature nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb teorik. Q\u00eb nga sulmet e 11 shtatorit apo m\u00eb pas atyre terroriste n\u00eb Europ\u00eb, demokracia ka humbur terren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb. Her\u00eb me armikun e duksh\u00ebm, her\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash, si zgjedhje politike apo si deriv\u00eb autoritare e demokracis\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh shprehjen &#8220;n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb&#8221;. Pra shtetet kan\u00eb marr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pushtet ndaj individit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. K\u00ebt\u00eb e pam\u00eb s\u00eb fundmi edhe n\u00eb menaxhimin e kriz\u00ebs s\u00eb COVID. Por, si\u00e7 do t\u00eb shprehej dhe Benjamin Franlin, ata q\u00eb sakrifikojn\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr pak siguri nuk meritojn\u00eb as nj\u00ebr\u00ebn as tjetr\u00ebn.<br \/>\nGjyqtari i Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Neil Gorsuch, u shpreh para pak koh\u00ebsh se &#8220;nga marsi i vitit 2020, mund t\u00eb kemi p\u00ebrjetuar shkeljet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb lirive civile n\u00eb periudh\u00eb paqeje t\u00eb k\u00ebtij vendi. Zyrtar\u00ebt ekzekutiv\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin nxor\u00ebn dekrete emergjente n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb mahnit\u00ebse. Guvernator\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit vendor\u00eb vendos\u00ebn urdhra p\u00ebr bllokim q\u00eb detyronin njer\u00ebzit t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Ata mbyll\u00ebn bizneset dhe shkollat, publike dhe private. Ata mbyll\u00ebn kishat, megjithat\u00eb lejuan kazinot\u00eb dhe bizneset e tjera t\u00eb favorizuara t\u00eb vazhdonin. Ata k\u00ebrc\u00ebnonin shkel\u00ebsit jo vet\u00ebm me sanksione civile, por edhe me sanksione penale.&#8221;<br \/>\nN\u00eb turp t\u00eb jo vet\u00ebm amerikan\u00ebve, por t\u00eb qytetar\u00ebve kudo, lirit\u00eb individuale u shkel\u00ebn me miratim t\u00eb heshtur nga pothuajse t\u00eb gjith\u00eb. Disa q\u00eb nuk pajtoheshin ishin heshtur, dhe \u00e7do diskutim ishte i ndaluar, nga nj\u00eb koalicion I friksh\u00ebm i mediave, politikan\u00ebve, Big Tech dhe Big Pharma.<br \/>\nKjo pik\u00ebpamje thell\u00ebsisht e majt\u00eb\u2014ndofta guxojm\u00eb t\u00eb themi madje dhe socialiste\u2014ju imponua t\u00eb gjith\u00ebve ne, n\u00eb disa raste edhe nga udh\u00ebheq\u00ebsit konservator\u00eb apo t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shpesh treguan nj\u00eb entuziaz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh se koleg\u00ebt e tyre t\u00eb majt\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kur individ\u00ebt shohin q\u00eb vet\u00eb institucionet e zgjedhura prej tyre shkelin t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb cilat ato jan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u2019i mbrojtur, ata humbasin besimin n\u00eb rregullat dhe proceset demokratike.<br \/>\nSi reagim dhe rezultat i bashk\u00ebpunimit t\u00eb qeverive, interesave financiare dhe Big Tech, t\u00eb cilat po sjellin cil\u00ebsit\u00eb komuniste t\u00eb vjetra n\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 emrit, shumica e popujve ngrihen n\u00eb Per\u00ebndim, duke votuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat ide q\u00eb parti konservatore apo t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb kan\u00eb mbrojtur gjithmon\u00eb, si lirit\u00eb individuale, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, tregje t\u00eb lira, tregti t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb, tradita, kultura, mbrojtja e kufijve dhe sundimi i ligjit. Meq\u00eb shumica e partive tradicionale t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb u zhvendos\u00ebn majtas, u krijuan parti konservatore t\u00eb reja, patjet\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zhurmshme se ato t\u00eb vjetrat, por n\u00eb thelb duke mbrojtur e propozuar ide t\u00eb nj\u00ebjta, dhe q\u00eb jan\u00eb tejet natyrale.<br \/>\nU pa, si gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 2008, dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs 2020-2021 se qeverit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebsitur ishin shkaktaret e krizave, dhe politikat fajtore paraqiteshin si shp\u00ebtimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kapitalizmit dhe demokracis\u00eb, duke u futur n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl shkat\u00ebrrimtar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebto politika nuk ishin as kapitaliste, as demokratike, por thell\u00ebsisht autokratike. Duke kamufluar natyr\u00ebn e tyre, dhe duke u paraqitur si di\u00e7ka q\u00eb nuk jan\u00eb, goditej n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe besimi te demorkacia dhe tregu i lir\u00eb.<br \/>\nMediat, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb financuar dhe n\u00ebn presionin e grupeve radikale t\u00eb majta, b\u00ebrtasin p\u00ebr ekstremiz\u00ebm t\u00eb djatht\u00eb. Megjithat\u00eb, shumica e popullatave t\u00eb k\u00ebtyre vendeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ekstreme, nd\u00ebrsa mbrojn\u00eb ide t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe normale q\u00eb dikur ishin norma n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\nVotimi p\u00ebr k\u00ebto parti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs i shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, kur ata shohin q\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre po bjerrin ngadal\u00eb dhe jan\u00eb n\u00ebn sulm. K\u00ebt\u00eb vit, kjo luft\u00eb p\u00ebr demokraci dhe t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb individuale do t\u00eb jet\u00eb motivimi kryesor p\u00ebr shumic\u00ebn e votuesve. Duhet t\u00eb jet\u00eb motivimi kryesor i votuesve kudo, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon.<br \/>\nDizinformimi, mos angazhimii t\u00eb rinjve apo shpejt\u00ebsia e shp\u00ebrndarjes s\u00eb informacionit jan\u00eb kthyer po ashtu armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb demokracis\u00eb. Sot informacioni shp\u00ebrndahet n\u00eb nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse dhe po ashtu n\u00eb sasi q\u00eb nuk jan\u00eb par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Kjo e b\u00ebn qytetarin t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb detin e pafund t\u00eb informacionit, dhe t\u00eb ndikohet nga informacioni i rrem\u00eb, i cili nuk mund t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet kurrsesi me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi qe dizinformon. Rrjetet sociale nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb fillim motor\u00eb t\u00eb protestave t\u00eb m\u00ebdha nga ata t\u00eb Pranver\u00ebs Arabe deri tek Jelekverdh\u00ebt francez\u00eb jan\u00eb kthyer motori me i madh i dizinformimit. T\u00eb vendosur n\u00ebn diktatin e algoritmeve t\u00eb kontrolluesh\u00ebm nga ai q\u00eb paguan m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb kthyer si polici informatik i informacionit shpesh n\u00eb duart e autokrat\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte edhe sikur demokracia t\u00eb funksiononte perfekt, a vlen m\u00eb t\u00eb quhet demokraci kur nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullit manipulohet n\u00eb m\u00ebnyre permanente? Shpesh n\u00eb debate t\u00eb ndryshme demokracia quhet si luks i t\u00eb pasurve. E para, sepse ata kontrollojn\u00eb mediat dhe kan\u00eb influenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe mbi njer\u00ebzit n\u00ebp\u00ebrmjet kapitalit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion, por edhe n\u00eb kuptimin e demokracis\u00eb si prioritet i vendeve t\u00eb pasura.<br \/>\nJo rast\u00ebsisht dham\u00eb shembullin e Perikliut. P\u00ebrball\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb vdekur, i rrethuar nga jasht\u00eb nga armiku dhe nga brenda nga murtaja, ai zgjedh t\u00eb b\u00ebj\u00eb fjalimin m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm mbi demokracin\u00eb duke treguar superioritetin q\u00eb ka mbi \u00e7do sistem tjet\u00ebr. Liria dhe barazia e trajtimit t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se mir\u00ebqenia ekonomike, por e lidhur pazgjishm\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Vendosja n\u00ebp\u00ebrmjet negocimit dhe kompromisit, besimi te institucionet e forta b\u00ebn nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb jeton n\u00eb paqe edhe n\u00eb koh\u00eb krizash.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eblloj si n\u00eb vende si Bangladeshi demokraciaka vdekur literalisht, pik\u00ebrisht nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po lindte. Njer\u00ebzit, madje as politikan\u00ebt nuk marrin m\u00eb asnj\u00eb vendim. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn dhe humorin e nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm. Si n\u00eb Bangladesh ku qeveria e rizgjedhur pa asnj\u00eb surpriz\u00eb jav\u00ebn e kaluar, k\u00ebrc\u00ebnon votuesit p\u00ebr heqjen e ndihmave sociale e deri tek sht\u00ebpit\u00eb e dh\u00ebna nga shteti n\u00ebse nuk votohet qeveria, burgos opozit\u00ebn deri n\u00eb nivele lokale, prodhon kandidat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u dukur parlamenti veg\u00ebl e nj\u00eb partie unike, po ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri demokracia \u00ebsht\u00eb varrosur. Opozita nuk ka m\u00eb fjal\u00ebn e saj, media \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb papagall t\u00eb qeveris\u00eb dhe opozitat alternative \u00e7ojn\u00eb e ulin tarabat e partive politike me kandidat\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fasad\u00ebs demokratike. Si n\u00eb Bangladesh, t\u00eb votosh qeverin\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i kthesh nderin q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn na jep t\u00eb ham\u00eb. Kjo tablo e ngjashme mes Bangladeshit dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb rrezik i madh p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nj\u00eb vendi q\u00eb po shuhet.<br \/>\nDemokracia ka te metat e veta, por si\u00e7 thot\u00eb ish kryeministri Britanik WinstonChurchill, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i keqi nga t\u00eb gjith\u00eb sistemet q\u00eb njohim. P\u00ebrpara se t\u00ebshkruajm\u00eb epitafin e Demokracise, duhet ti b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb vetes. N\u00eb diskutime mes miqsh, n\u00eb familje, pun\u00eb apo kudo, a preferojm\u00eb debatin apo dhun\u00ebn? Kaq i thjesht\u00eb dhe kaq i domosdosh\u00ebm \u00ebsht\u00eb roli i demokracis\u00eb n\u00eb raportin social q\u00eb duhet t\u00eb vendosim. T\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb vendim, ta vendos\u00ebsh me konsensus, t\u00eb pendohesh dhe ti rikthehesh edhe nj\u00eb her\u00eb vendimit, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebria jon\u00eb dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr vendimet q\u00eb marrim si shoq\u00ebri.<br \/>\nDemokracia, ashtu si kapitalizmi n\u00eb rrafshin ekonomik, \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje sepse alternativa \u00ebsht\u00eb dhuna dhe diktati arbitrar. Duket se, reagimi n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, dhe votimi p\u00ebr parti n\u00eb dukje atipike, vjen pik\u00ebrisht si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rivendosur k\u00ebto balanca shoq\u00ebrore t\u00eb d\u00ebmtuara, por ende jo t\u00eb vrara.<\/p>\n<p><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ted Kopliku, Klea Du\u00e7ka, Nikola Kedhi; Anetar\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Rreth 4.4 miliard\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 70 vende t\u00eb bot\u00ebs, shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje k\u00ebt\u00eb vit. Nd\u00ebr to b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb 8 nga 10 vendet me popullsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb rekord historik ku zgjedhje legjislative, presidenciale dhe lokale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2580,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-2579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ceshtje-nderkombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2579"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2581,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2579\/revisions\/2581"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}