{"id":2544,"date":"2023-02-14T19:24:19","date_gmt":"2023-02-14T19:24:19","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2544"},"modified":"2024-11-19T19:24:44","modified_gmt":"2024-11-19T19:24:44","slug":"informaliteti-korrupsioni-dhe-evazioni-fiskal-problem-ne-shqiperi-ja-rreziqet-qe-ka-implementimi-i-amnistise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/informaliteti-korrupsioni-dhe-evazioni-fiskal-problem-ne-shqiperi-ja-rreziqet-qe-ka-implementimi-i-amnistise\/","title":{"rendered":"Informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal problem n\u00eb Shqip\u00ebri\/: Ja rreziqet q\u00eb ka implementimi i amnistis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gledis Muhametaj an\u00ebtar i Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Gjithmon\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb pyetje e madhe mes ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb dhe shkollave t\u00eb ndryshme n\u00ebse amnistit\u00eb fiskale kontribojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e ekonomis\u00eb apo e kund\u00ebrta. Semundja n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Si ekspert i ekonomis\u00eb dhe financave do evidentoja disa rrisqe qe ka implementimi i amnistis\u00eb fiskale dhe pashaportave t\u00eb arta n\u00eb rastin specifik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse disa shtete t\u00eb tjera europiane e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet s\u2019ka qen\u00eb efektive sa \u00ebsht\u00eb pritur, diku me shum\u00eb dhe diku m\u00eb pak, poashtu ato vende kan\u00eb kultur\u00eb t\u00eb ndryshme dhe me solide n\u00eb lidhje me luft\u00ebn ndaj korrupsionit, krimit dhe pastrimit t\u00eb parave dhe institucione m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb luft\u00ebn ndaj tyre. 1. Shtimin e elementeve me k\u00ebto lloj burimesh t\u00eb pasigurta, shpeshher\u00eb jolegale dhe t\u00eb fituara nga veprimtari t\u00eb jasht\u00ebligjshme, t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e brendshme t\u00eb vendit.<br \/>\n2. Rritet pastrimi i parave dhe rritet evazioni fiskal pasi do mundohen t\u00eb p\u00ebrdorin eksperiencat e tjera t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb tyre n\u00eb investimin e k\u00ebtyre fondeve duke rritur informalitetin.<br \/>\n3. Gjithashtu shum\u00eb prej atyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb status dhe pashaportat do mundohen t\u00eb korruptojn\u00eb strukturat dhe t\u00eb nd\u00ebrmarresh politika t\u00eb cilat rrisin presionin korruptiv mbi nj\u00eb qeveri e cila duhet t\u00eb ket\u00eb sfid\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ecesh n\u00eb kahun e kund\u00ebrt,<br \/>\n4. Tjet\u00ebr problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe shtimi i shanseve p\u00ebr rritje t\u00eb numrit t\u00eb personave t\u00eb infiltruar t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb sponsorizuar nga keto nisma marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ekonomike dhe politike t\u00eb vendit, kujtojm\u00eb k\u00ebtu rastin e Malit te Zi ku u vu re ky fenomen me interferencat e Rusis\u00eb.<br \/>\n5. Po ashtu, n\u00eb rast se miratohet nj\u00eb aminsti fiskale do krijohet ideja q\u00eb do jet\u00eb nj\u00eb amisti tjet\u00ebr fiskale mbas disa vitesh dhe kjo do b\u00ebj\u00eb shum\u00eb taksapagues q\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb detyrimi fiskal legal gradual por t\u00eb presin p\u00ebr amnistin\u00eb e rradh\u00ebs.<br \/>\n6. Tjet\u00ebr negativitet \u00ebsht\u00eb konkurenca e pandershme dhe shkat\u00ebrruese ndaj biznesit t\u00eb ndersh\u00ebm. Nga eksperienca dhe ato \u00e7\u2019ka shohim n\u00eb p\u00ebrditshmeri k\u00ebto fonde nuk ndihmojn\u00eb n\u00eb diversifikimin e ekonomis\u00eb ton\u00eb por kanalizohen n\u00eb 1-2 z\u00ebra kryesor si\u00e7 ka ndodhur vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, me industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit.<br \/>\n7. K\u00ebto para t\u00eb futura n\u00eb ekonomi nxisin inflacionin sidomos n\u00eb k\u00ebto sektor\u00eb dhe nuk i shtojn\u00eb vlera ekonomis\u00eb por thjesht e thellojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb gapin q\u00eb ne si ekonomi kemi, si nj\u00eb ekonomi thell\u00ebsisht konsumi dhe jo ekonomi prodhimi.<br \/>\nP\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur do thoja se amnistit\u00eb fiskale kan\u00eb avantazhet e tyre dhe disavantazhet e tyre por n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb me kushtet specifike tonat, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e duhur. Burimet financiare duhet t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb ti gjejm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera po ashtu n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00ebse hasen veshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ato mund t\u00eb shtyhen m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Sado perfitime t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nga amnistia fiskale dhe pashaportat e arta , ato jan\u00eb minimale n\u00eb raport me demet q\u00eb p\u00ebson ekonomia shqiptare dhe shqiptar\u00ebt por dhe pasojat nga humbja e aksesit n\u00eb projektet e BE dhe fondet e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb bie alibia q\u00eb na duhen para sepse jemi n\u00eb periudhe krize , sepse para mund t\u00eb perfitojm\u00eb me shum\u00eb nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mund t\u00eb krijojm\u00eb siguri m\u00eb t\u00eb madhe dhe p\u00ebr konsumatorin dhe biznesin shqiptar, sesa thjesht\u00eb nd\u00ebrmarrim disa vendime t\u00eb cilat qoft\u00eb dhe p\u00ebrkohesisht do ken\u00eb ndikim negativ n\u00eb procesin ton\u00eb t\u00eb integrimit.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gledis Muhametaj an\u00ebtar i Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike Gjithmon\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb pyetje e madhe mes ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb dhe shkollave t\u00eb ndryshme n\u00ebse amnistit\u00eb fiskale kontribojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrimin e ekonomis\u00eb apo e kund\u00ebrta. Semundja n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb informaliteti, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Si ekspert i ekonomis\u00eb dhe financave do evidentoja disa rrisqe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-2544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2544"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2547,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2544\/revisions\/2547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}