{"id":4226,"date":"2026-05-25T16:29:14","date_gmt":"2026-05-25T16:29:14","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=4226"},"modified":"2026-05-25T16:29:14","modified_gmt":"2026-05-25T16:29:14","slug":"reforma-territoriale-deshtimet-sfidat-dhe-domosdoshmerite-e-zgjidhjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/reforma-territoriale-deshtimet-sfidat-dhe-domosdoshmerite-e-zgjidhjes\/","title":{"rendered":"Reforma territoriale: D\u00ebshtimet, sfidat dhe domosdoshm\u00ebrit\u00eb e zgjidhjes"},"content":{"rendered":"<p><em><b>Nga Juljan Ali<\/b><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pas reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2015, ku nga 65 bashki dhe 308 nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla vendore (komuna), pas nj\u00eb reforme t\u00eb nj\u00ebanshme, kaluam n\u00eb 61 bashki. Ishte kjo reform\u00eb e cila, sipas censusit t\u00eb fundit, tregoi se n\u00eb fshatrat Shqiptar\u00eb popullsia n\u00eb dekad\u00ebn e fundit ka r\u00ebn\u00eb me 19%, nd\u00ebrsa n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb tjera r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e thell\u00eb se mesatarja komb\u00ebtare.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Kjo ulje drastike e popullsis\u00eb vjen prej disa arsyesh, por nd\u00ebr m\u00eb kryesoret \u00ebsht\u00eb: larg\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve ndaj qytetarit dhe moskorrelacioni shtet\u2013qytetar, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb migrim t\u00eb brendsh\u00ebm masiv drejt qyteteve ose drejt kryeqytetit, ose emigrim masiv. Kjo r\u00ebnie e popullsis\u00eb sjell ulje t\u00eb prodhimit vendas, ulje t\u00eb konsumit dhe, si pasoj\u00eb, ulje t\u00eb taksimit, \u00a0nj\u00eb zinxhir r\u00ebniesh n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ulja e shpres\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">V\u00ebmendja e qeverisjes vendore, kryesisht n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e krijuara pas reform\u00ebs s\u00eb vitit 2015, \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht n\u00eb qendrat urbane t\u00eb bashkive dhe jo duke u shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebtrajt\u00ebsisht n\u00eb zonat m\u00eb rurale, nj\u00eb padrejt\u00ebsi institucionale e cila prek jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb k\u00ebtyre zonave t\u00eb cilave shpeshher\u00eb u mohohen t\u00eb drejta jetike. Po ashtu, nj\u00ebsit\u00eb administrative, t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar ish-komunat, ndryshe nga k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb kan\u00eb patur rol vendimmarr\u00ebs dhe qeveris\u00ebs lokal duke menaxhuar taksa dhe duke i kthyer ato n\u00eb investime dhe duke iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb lokaliteteve, jan\u00eb kthyer n\u00eb zyra pun\u00ebsimi pa pasur ndikim real n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb shum\u00eb raste ato nuk kan\u00eb as buxhet real dhe as kompetenca t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet m\u00eb bazike t\u00eb komuniteteve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">E pervec reform\u00ebs zhvendosja e her\u00eb pas hershme e institucioneve t\u00eb ndryshme juridike ose institucioneve t\u00eb lidhura me c\u00ebshtje pron\u00ebsie nga qytetet m\u00eb t\u00eb vogla drejt qendrave t\u00eb qarqeve ose drejt kryeqytetit na tregon se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendimmarrje e momentit apo rast\u00ebsi. Kjo ka krijuar edhe m\u00eb shum\u00eb kosto, koh\u00eb t\u00eb humbur dhe ndjenj\u00eb braktisjeje tek qytetar\u00ebt e zonave t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb thirrje dhe presim q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb rikthehen n\u00eb atdhe dhe t\u00eb investojn\u00eb k\u00ebtu mundin dhe dijet e tyre, nuk besoj se duam t\u00eb rikthehen vet\u00ebm emigrant\u00ebt e qyteteve. Emigrant\u00ebt q\u00eb rikthehen k\u00ebrkojn\u00eb shkolla cil\u00ebsore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, sh\u00ebrbime jetike normale dhe standarde jetese dinjitoze. Kur b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr investime n\u00eb fshatra dhe turiz\u00ebm malor, duhet t\u00eb jemi serioz\u00eb: p\u00ebrve\u00e7 thirrjeve dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb investitor\u00ebve, duhet t\u00eb krijojm\u00eb kushte reale, standarde dhe shpres\u00eb t\u00eb cilat i sjellin institucionet e q\u00ebndrueshme dhe sh\u00ebrbimet m\u00eb pran\u00eb qytetarit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, shkretimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Sepse askush nuk investon aty ku shteti mungon dhe ku e ardhmja mbetet e pasigurt.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Modeli i ri<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">E p\u00ebrderisa jemi n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb re, ajo q\u00eb duket edhe m\u00eb utopike dhe larg \u00e7do logjike vendimmarrjeje politike \u00ebsht\u00eb fakti se numri i bashkive pretendohet t\u00eb ulet akoma m\u00eb tej n\u00eb reform\u00ebn e ardhshme nga e nj\u00ebjta mazhoranc\u00eb q\u00eb d\u00ebshtoi me sukses n\u00eb reform\u00ebn e par\u00eb. Ndryshe nga t\u00eb gjitha gjasat e ndodhive t\u00eb nj\u00eb shteti funksional, ku gabimet reflektohen dhe \u00e7ojn\u00eb drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit, nga po e nj\u00ebjta mazhoranc\u00eb q\u00eb e vetme realizoi reform\u00ebn e par\u00eb dhe me fuqin\u00eb pothuajse t\u00eb pakufizuar t\u00eb mandateve n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr reform\u00ebn e ardhshme, si pas t\u00eb gjitha gjasave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara, pretendohet nj\u00eb ulje akoma m\u00eb e madhe e numrit t\u00eb bashkive, gj\u00eb e cila do ta thellonte m\u00eb shum\u00eb kriz\u00ebn dhe defektet e parikuperueshme t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Modelet t\u00eb cilat do t\u2019i p\u00ebrshtateshin Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb duhet t\u00eb vendosin n\u00eb qend\u00ebr qytetarin, kur bie fjala p\u00ebr reforma territoriale, gjithmon\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr kritere popullsie dhe kritere ekonomike, por pak flitet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sociale, kulturore, historike dhe pozicionesh gjeografike. N\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, me nj\u00eb gjeografi t\u00eb ndryshme dhe me reliev n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe kodrinor\/malor dhe me nj\u00eb historik e kultur\u00eb t\u00eb larmishme, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ndarje \u201cme thik\u00eb\u201d dhe thjesht bazuar n\u00eb disa kritere t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00ebp\u00ebr zyra.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Relievi malor i shumic\u00ebs s\u00eb bashkive dhe larg\u00ebsia gjeografike q\u00eb krijohet nga zonat rurale drejt qendr\u00ebs do ta shtonte edhe m\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn e v\u00ebmendjes nga qendra drejt periferis\u00eb, si\u00e7 shihet edhe n\u00eb shum\u00eb bashki sot. Po ashtu, diversiteti kulturor dhe historik, i cili n\u00eb raste t\u00eb ndryshme mbahet gjall\u00eb dhe p\u00ebrcillet fal\u00eb edhe kontributit t\u00eb bashkive p\u00ebrfaq\u00ebsuese, do t\u00eb merrte nj\u00eb goditje t\u00eb madhe duke unifikuar bashki m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kultura dhe komunitete t\u00eb caktuara. Shembull konkret mund t\u00eb merren bashkit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb minoritete ose Bashkia Konispol, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb mas\u00eb d\u00ebrrmuese komunitetin \u00e7am. Ruajtja e k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe vet\u00eb eficienca administrative.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu ne plan t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dhe karakteri ekonomik i seciles bashki pasi n\u00eb nje rast hipotetik te uljes se numrit te bashkive ndodh qe bashki te cilat ekonomine dhe zhvillimin e kan\u00eb nepermjet turizmit te bashkohen me bashki malore te cilat ekonomine e bazojne ne frutikulture ose blegtori gje e cila do t\u00eb na sillte ulje te produktivitetit dhe te vemendjes te nje fushe apo nje tjetre.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb reform\u00eb ideale dhe mir\u00ebp\u00ebrfaq\u00ebsuese do t\u00eb ishte duke rikthyer ish-komunat me nj\u00eb kriter popullsie dhe ekonomik t\u00eb studiuar, duke i kombinuar me bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe duke plot\u00ebsuar k\u00ebshtu qarqet e vendit. E n\u00eb munges\u00eb t\u00eb komunave, shtimi i numrit t\u00eb bashkive gjithashtu mund t\u00eb rriste performanc\u00ebn qeveris\u00ebse p\u00ebrkundrejt qytetarit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme dhe duke rritur proporcionalitetin n\u00eb raport edhe me numrin e popullsis\u00eb, sepse me reform\u00ebn aktuale kemi bashki me 1500 votues dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb bashki si Tirana me mbi 1,000,000 banor\u00eb nj\u00eb raport i cili \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i zhdrejt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nj\u00eb reform\u00eb e re duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, e konsultuar gjer\u00ebsisht me komunitetet lokale dhe e bazuar n\u00eb realitetin konkret t\u00eb territorit, duke marre paraysh historikun, kulturen dhe jeten socialo-ekonomike e jo thjesht n\u00eb modele teorike. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb qeverisje vendore funksionale, e drejt\u00eb dhe af\u00ebr qytetarit, duke rikthyer besimin dhe duke ndalur ciklin e braktisjes s\u00eb zonave rurale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Juljan Ali &nbsp; Pas reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2015, ku nga 65 bashki dhe 308 nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla vendore (komuna), pas nj\u00eb reforme t\u00eb nj\u00ebanshme, kaluam n\u00eb 61 bashki. Ishte kjo reform\u00eb e cila, sipas censusit t\u00eb fundit, tregoi se n\u00eb fshatrat Shqiptar\u00eb popullsia n\u00eb dekad\u00ebn e fundit ka r\u00ebn\u00eb me 19%, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":4227,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-4226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}