{"id":4219,"date":"2026-05-22T09:08:30","date_gmt":"2026-05-22T09:08:30","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=4219"},"modified":"2026-05-22T09:08:30","modified_gmt":"2026-05-22T09:08:30","slug":"decentralizimi-i-tradhtuar-nga-bashkite-tek-pashalleku-modern","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/decentralizimi-i-tradhtuar-nga-bashkite-tek-pashalleku-modern\/","title":{"rendered":"Decentralizimi i tradhtuar: nga bashkit\u00eb tek pashall\u00ebku modern"},"content":{"rendered":"<p><em><b>Nga Alessandro Xhufi<\/b><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Reforma territoriale e vitit 2015 nuk ishte nj\u00eb reform\u00eb administrative, por nj\u00eb akt politik q\u00eb formalizoi centralizimin e pushtetit vendor.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Reforma u prezantua nga mazhoranca socialiste si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb modernizuar administrat\u00ebn vendore dhe p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e bashkive. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb u arrit nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb centralizim i hapur i pushtetit, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i transformuar bashkit\u00eb n\u00eb struktura q\u00eb funksionojn\u00eb si kompani private n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pak individ\u00ebve, duke p\u00ebrfituar n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, bashkia dhe kryetari i bashkis\u00eb nuk ekzistojn\u00eb si institucione n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit; p\u00ebrkundrazi, duket sikur \u00ebsht\u00eb vet\u00eb qytetari ai q\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtyre \u201cpashallar\u00ebve\u201d modern\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Objektivi i v\u00ebrtet\u00eb i pushtetit vendor duhet t\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb politike efikase, q\u00eb u p\u00ebrgjigjet me fakte dhe veprime shqet\u00ebsimeve t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, reforma socialiste \u201cka funksionuar\u201d: qytetar\u00ebt ankohen m\u00eb pak, por jo sepse problemet jan\u00eb zgjidhur, por sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb larguar, duke braktisur sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Fshatra t\u00eb t\u00ebra po zbrazen, qytetet po zvog\u00eblohen, nd\u00ebrsa spitalet, shkollat dhe institucionet publike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb po mbyllen.\u00a0 Sigurisht, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses p\u00ebr xhepat e socialist\u00ebve, por nj\u00eb plag\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, bashkia nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb funksion administrativ, por edhe nj\u00eb rol simbolik. \u00c7do qytet apo krahin\u00eb ka historin\u00eb e vet, ka emra, ka fytyra, ka tradita, ka rite, ka nj\u00eb shpirt q\u00eb materializmi i socialist\u00ebve nuk mund ta kuptoj\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7do fshat, \u00e7do qytet dhe e gjith\u00eb Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet thjesht n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb p\u00ebr larjen e parave t\u00eb pista, n\u00ebse administrohet nga njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, nuk kan\u00eb histori dhe nuk kan\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore me vendin, fshatin apo kombin e tyre.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u00cbndrra e \u00e7do shqiptari dhe e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri shkollat t\u00eb hapen n\u00eb fshatra, f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb luajn\u00eb futboll n\u00eb rrug\u00ebt tona, duke u ruajtur nga makinat q\u00eb kalojn\u00eb, vajzat t\u00eb mbledhin lule n\u00eb fushat e bukura t\u00eb n\u00ebn\u00ebs son\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shoh\u00eb t\u00eb moshuarit n\u00eb lokalin e fshatit duke luajtur letra apo domino, dhe \u00e7iftet e reja t\u00eb martohen e t\u00eb krijojn\u00eb familje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat sht\u00ebpi ku dikur kan\u00eb jetuar edhe t\u00eb par\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">At\u00ebher\u00eb, cila mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhja e propozuar nga Partia Demokratike?<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb decentralizim real dhe p\u00ebr nj\u00eb autonomi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vendore. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb rritet numri i bashkive dhe t\u00eb rikthehet shteti aty ku prej 11 vitesh nuk shihet dhe nuk ndihet m\u00eb nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb autonomie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb fiskale, sepse \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, fondet e \u00e7do bashkie t\u00eb varen kaq shum\u00eb nga pushteti qendror. Nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb kryetar bashkie \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kryeministrin, ai t\u00eb mbetet pa fondet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb administruar qytetin e tij. Nj\u00eb funksionim i till\u00eb nuk i p\u00ebrket nj\u00eb vendi evropian, por i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Autonomia vendore, megjithat\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ekonomin\u00eb dhe menaxhimin e financave, por edhe me aft\u00ebsin\u00eb e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive dhe k\u00ebshillave bashkiak\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Duhet t\u00eb aplikohen dhe t\u00eb vendosen mekanizma q\u00eb kufizojn\u00eb pushtetin qendror n\u00eb procesin vendimmarr\u00ebs t\u00eb entiteteve vendore. Me nj\u00eb autonomi m\u00eb t\u00eb madhe vendimmarr\u00ebse dhe ekonomike, bashkit\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb afta t\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjet dhe problemet e qytetar\u00ebve dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb rrisin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebrpara qytetar\u00ebve. Rritja e pushtetit vendimmarr\u00ebs dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u2019i rikthej\u00eb institucionet vendore si institucione n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo si zgjatim i pushtetit qendror.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Reforma territoriale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga masat kryesore t\u00eb nd\u00ebrmarra nga regjimi i Edi Ram\u00ebs, e cila ka kontribuar n\u00eb largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi. Kjo reform\u00eb nuk duhet thjesht t\u00eb rishikohet, por duhet t\u00eb zhb\u00ebhet, dhe Partia Demokratike duhet t\u00eb marr\u00eb rolin e aktorit kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alessandro Xhufi &nbsp; Reforma territoriale e vitit 2015 nuk ishte nj\u00eb reform\u00eb administrative, por nj\u00eb akt politik q\u00eb formalizoi centralizimin e pushtetit vendor. Reforma u prezantua nga mazhoranca socialiste si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb modernizuar administrat\u00ebn vendore dhe p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e bashkive. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb u arrit nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":4220,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-4219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4219\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}