{"id":4072,"date":"2026-01-26T18:00:23","date_gmt":"2026-01-26T18:00:23","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=4072"},"modified":"2026-01-26T21:33:53","modified_gmt":"2026-01-26T21:33:53","slug":"diaspora-dhe-tre-dimensionet-e-brain-gain","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/diaspora-dhe-tre-dimensionet-e-brain-gain\/","title":{"rendered":"Diaspora dhe tre dimensionet e Brain Gain"},"content":{"rendered":"<p><em><b>Nga Andi Mustafaj<\/b><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb fundit nxor\u00ebn n\u00eb pah hendekun e thell\u00eb mes politik\u00ebs shqiptare dhe diaspor\u00ebs. Nj\u00eb hendek q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht administrativ apo elektoral, por politik, organizativ dhe mbi t\u00eb gjitha strategjik. Regjimi aktual e ka par\u00eb diaspor\u00ebn jo si partner, por si instrument. Me rrjete diplomatike, konsullore dhe informale, shpesh t\u00eb err\u00ebta, ai e ka p\u00ebrdorur at\u00eb kryesisht p\u00ebr manipulim elektoral dhe propagand\u00eb, kurr\u00eb si burim ideje, force apo nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Partia Demokratike, n\u00eb disa aspekte ka mbetur e bllokuar n\u00eb forma t\u00eb vjetra organizimi: \u201cdeg\u00eb jasht\u00eb shtetit\u201d, struktura t\u00eb ngurta dhe ceremoniale, q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb realitetin e nj\u00eb diaspore moderne, profesionale dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, dhe q\u00eb nuk arrijn\u00eb ta p\u00ebrfshijn\u00eb at\u00eb n\u00eb vendimmarrje. Kjo situat\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re politike dhe organizative: zgjerimin dhe thellimin e modelit Brain Gain si bosht i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Partis\u00eb Demokratike me diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga deg\u00eb n\u00eb hap\u00ebsira, nj\u00eb organizim i ri p\u00ebr diaspor\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti Brain Gain nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb struktur\u00eb periferike, por si nj\u00eb nga shtyllat strategjike t\u00eb organizimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb fleksib\u00ebl, fluide dhe inovuese, e nd\u00ebrtuar mbi parimin \u201cnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u00e7do demokrat\u201d, ku shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs nuk ftohen thjesht t\u00eb identifikohen politikisht, por t\u00eb kontribuojn\u00eb realisht.<\/p>\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb ka disa funksione themelore: nd\u00ebrtimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb sakt\u00eb dhe dinamik t\u00eb diaspor\u00ebs; p\u00ebrgatitjen serioze p\u00ebr ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs; dhe krijimin e mekanizmave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb i japin dinjitet dhe z\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit. Por mbi t\u00eb gjitha, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb ura e Brain Gain-it, e konceptuar jo si nj\u00eb proces i vet\u00ebm, por si nj\u00eb strategji me tre dimensione t\u00eb dallueshme dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tre dimensionet e Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p>Brain Gain politik \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb dhe nis q\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ai synon p\u00ebrfshirjen e atyre individ\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, dije dhe vullnet p\u00ebr t\u2019u angazhuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn politike p\u00ebrmes Partis\u00eb Demokratike. Numri i tyre mund t\u00eb mos jet\u00eb masiv, por pesha e tyre \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ata jan\u00eb bart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kulture tjet\u00ebr institucionale, t\u00eb nj\u00eb standardi tjet\u00ebr profesional dhe t\u00eb nj\u00eb etike tjet\u00ebr publike. P\u00ebrmes tyre, PD jo vet\u00ebm pasurohet intelektualisht, por forcon besueshm\u00ebrin\u00eb e saj si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Brain Gain administrativ nis n\u00eb momentin kur Partia Demokratike merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeverisjes. K\u00ebtu k\u00ebrkohet nj\u00eb korniz\u00eb ligjore dhe institucionale q\u00eb krijon kushte reale p\u00ebr kthimin e profesionist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb administrat\u00eb, universitete, sistem sh\u00ebndet\u00ebsor, drejt\u00ebsi dhe institucione publike. Ky \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr modernizimin e shtetit: jo thjesht kthimi i individ\u00ebve, por injektimi i standardeve dhe praktikave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Brain Gain ekonomik \u00ebsht\u00eb dimensioni m\u00eb i gjer\u00eb dhe afatgjat\u00eb. Kur politika dhe administrata reformohen, krijohet klima e besimit q\u00eb sjell kthimin e sip\u00ebrmarr\u00ebsve, investitor\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb kompanive shqiptare t\u00eb diaspor\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Shqip\u00ebria pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm vend emigracioni dhe fillon t\u00eb b\u00ebhet vend kthimi. Brain Gain ekonomik sjell kapital, vende pune dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpara kthimit t\u00eb trurit, ruajtja e lidhjes shpirt\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb pa ekuivok: p\u00ebrpara se t\u00eb mendosh p\u00ebr kthimin e trurit, duhet t\u00eb mendosh p\u00ebr mos shk\u00ebputjen e shpirtit. Kthimi fizik i diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pamundur pa ruajtur lidhjen shpirt\u00ebrore dhe institucionale me vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri q\u00eb largohet sot p\u00ebr studime apo pun\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, Berlin apo Nju Jork, n\u00ebse kalon pes\u00eb apo dhjet\u00eb vite pa asnj\u00eb kontakt institucional me Shqip\u00ebrin\u00eb, pa rrjet bashk\u00ebpunimi, pa ndjesin\u00eb se vendi e kujton dhe e fton, nuk do t\u00eb kthehet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti e ka braktisur at\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb s\u00eb lidhje t\u00eb vetme me vendin at\u00eb q\u00eb ka me familjar\u00ebt q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbrapa. N\u00eb k\u00ebto kushte, edhe n\u00ebse kthehet, shk\u00ebputja shpirt\u00ebrore e tej zgjatur n\u00eb koh\u00eb sjell edhe nj\u00eb shk\u00ebputje me realitetin dhe zhvillimin e vendit duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kthim, cilado t\u00eb jet\u00eb forma e k\u00ebtij kthimi, kund\u00ebr produktiv.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kthim i sforcuar i nj\u00eb diaspore t\u00eb larguar shpirt\u00ebrisht krijon, ose m\u00eb sakt\u00eb ushqen, nj\u00eb hendek t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb lidhet me konfliktin e kompetencave midis atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk jan\u00eb larguar. Fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb shpesh, k\u00ebto dy kategori jan\u00eb vendosur p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs, sikur nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se tjetra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato n\u00eb fakt plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj, politika e diaspor\u00ebs nuk nis me thirrjen \u201ckthehuni\u201d, por me nd\u00ebrtimin e lidhjeve. Lidhje q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb, q\u00eb krijojn\u00eb bashk\u00ebpunim, q\u00eb japin kuptim dhe krenari p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kombi q\u00eb nuk t\u00eb harron. Lidhje q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se askush i vet\u00ebm nuk do e shp\u00ebtoj Shqip\u00ebrin\u00eb, duke dal k\u00ebshtu nga sindroma e mesis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt sindrom\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit, me nj\u00eb brez q\u00eb e sheh t\u00eb ardhmen n\u00ebp\u00ebrmjet kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs, sado e vog\u00ebl q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rrjeti i ambasador\u00ebve dhe p\u00ebrgatitja p\u00ebr betej\u00ebn e ardhshme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Rrjeti i Ambasador\u00ebve merr nj\u00eb rol qendror. Jo si titull simbolik, por si struktur\u00eb veprimi. Shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, t\u00eb organizuar sipas temave dhe vendeve, q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb lidhje me aktor\u00eb politik\u00eb, akademik\u00eb dhe institucional\u00eb n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb; q\u00eb shkruajn\u00eb, flasin, shpjegojn\u00eb dhe denoncojn\u00eb realitetin shqiptar; q\u00eb p\u00ebrgatisin terrenin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr betejat politike q\u00eb PD do t\u00eb zhvilloj\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb fluide, e lidhur ngusht\u00eb me indikator\u00ebt e performanc\u00ebs q\u00eb kemi shtjelluar m\u00eb par\u00eb, dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete: ide, ndikim, organizim dhe p\u00ebrgatitje p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka dy popuj. Ka nj\u00eb komb me dy hap\u00ebsira. Vet\u00ebm kur k\u00ebto dy hap\u00ebsira t\u00eb takohen realisht, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se kemi fituar, m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb takim vendimtar me Historin\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Mustafaj &nbsp; Zgjedhjet parlamentare t\u00eb fundit nxor\u00ebn n\u00eb pah hendekun e thell\u00eb mes politik\u00ebs shqiptare dhe diaspor\u00ebs. Nj\u00eb hendek q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht administrativ apo elektoral, por politik, organizativ dhe mbi t\u00eb gjitha strategjik. Regjimi aktual e ka par\u00eb diaspor\u00ebn jo si partner, por si instrument. Me rrjete diplomatike, konsullore dhe informale, shpesh [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":4097,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"elementor_theme","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-4072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4072\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4097"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}