{"id":3882,"date":"2024-12-15T11:21:16","date_gmt":"2024-12-15T11:21:16","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=3882"},"modified":"2024-12-28T11:24:04","modified_gmt":"2024-12-28T11:24:04","slug":"beteje-absolute-perballe-kundershtarit-absolut-parimet-dhe-shtyllat-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/beteje-absolute-perballe-kundershtarit-absolut-parimet-dhe-shtyllat-e-saj\/","title":{"rendered":"Betej\u00eb absolute p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit absolut: Parimet dhe shtyllat e saj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera Shehaj dhe Andi Mustafaj\/<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut, b\u00ebhet nj\u00eb betej\u00eb absolute<\/strong><\/p>\n<p>Regjimet anti-demokratike t\u00eb mbajtura mbi patericat e forta t\u00eb p\u00ebrtej politik\u00ebs, si ajo e krimit dhe shk\u00ebmbimeve korruptive komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, investohen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb imponimin e ritmit t\u00eb z\u00ebrave kund\u00ebr. Regjimet t\u00eb imponohen n\u00eb rit\u00ebm, n\u00eb mendim, n\u00eb veprim, n\u00eb besim, n\u00eb forc\u00eb. Si? S\u00eb pari, shum\u00ebsia e pand\u00ebrprer\u00eb e veprave t\u00eb krimit dhe skandaleve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb eskponent\u00ebt e pushtetit, e t\u00ebrheq z\u00ebrin opozitar n\u00eb denoncim, por edhe n\u00ebse pushteti ka guximtar\u00eb p\u00ebrball\u00eb, ata rrezikojn\u00eb t\u00eb ngecin aty; s\u00eb dyti, manipulimi zgjedhor p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe frik\u00ebs demoralizon ngritjen e nj\u00eb alternative politike e cila do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhej dhe votohej; s\u00eb treti, delegjitimimi i institucioneve t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb denatyruara n\u00eb q\u00ebllim dhe funksion, demoralizon p\u00ebrmes bindjes se ato jan\u00eb pron\u00eb private e autokratit ndaj aksioni politik aty \u00ebsht\u00eb nul; s\u00eb fundmi, koha e gjat\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, e cila konsolidon apatin\u00eb dhe mosbesimin se regjimi thyhet, dob\u00ebson dhe zhb\u00ebn lidhjet e forc\u00ebs opozitare me mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj, lidhje q\u00eb pa u ushqyer, me koh\u00ebn, dob\u00ebsohen deri sa si\u00e7 k\u00ebrkon regjimi, k\u00ebputen.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Nj\u00eb kund\u00ebrshtar absolut, Rilindjen dhe Edi Ram\u00ebn nuk e b\u00ebn denj\u00ebsia e t\u00eb qenurit nj\u00eb parti dhe kund\u00ebrshtar i fort\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb demokracie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, as aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kuror\u00ebzuar me fitore garat e barabarta zgjedhore. Krejt e kund\u00ebrta. Ata p\u00ebrball\u00eb nesh i b\u00ebn nj\u00eb kund\u00ebrshtar absolut konkretizimi i t\u00eb gjitha karakteristikave t\u00eb regjimeve autokrate q\u00eb rreshtuam m\u00eb lart, t\u00eb cilat i kan\u00eb kushtuar vendit d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, frut i keq i udh\u00ebheqjes s\u00eb autoritarizmit mbi demokracin\u00eb, krimit mbi drejt\u00ebsin\u00eb, dhe r\u00ebnies n\u00eb nj\u00eb kolaps institucional t\u00eb shtetit. Fuqi t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrtej politik\u00ebs, e b\u00ebn\u00eb Rilindjen n\u00eb 12 vite nj\u00eb kund\u00ebrshtar absolut n\u00eb p\u00ebrdorimin e \u00e7do mjeti q\u00eb justifikon mbajtjen e pushtetit p\u00ebrkundrejt vullnetit qytetar dhe institucional.<\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>Si kudo n\u00eb bot\u00eb, edhe tek ne regjia e pushtetit absolut t\u00eb Rilindjes mund ta \u00e7onte nervin opozitar n\u00eb dy drejtime: ose n\u00eb nj\u00eb apati veprimi t\u00eb ndikuar nga bindja e pafuqis\u00eb n\u00eb autokraci, ose n\u00eb mobilizim p\u00ebr t\u2018i q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb regjimit, duke e kthyer padrejt\u00ebsin\u00eb politike n\u00eb motor t\u00eb veprimit. Duke par\u00eb gjith\u00e7ka kemi b\u00ebr\u00eb deri sot, padrejt\u00ebsia politike ne na mobilizoi n\u00eb ushtrimin e nj\u00eb trysnie t\u00eb vazhdueshme p\u00ebrplasjeje ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me kund\u00ebrshtarin. Megjithat\u00eb, duke vepruar t\u00eb udh\u00ebhequr nga ndjenja e padrejt\u00ebsis\u00eb, fokusi yn\u00eb i veprimit ka rrezikuar dhe rrezikon t\u00eb bjerr\u00eb energjin\u00eb e madhe t\u00eb akumular vet\u00ebm dhe ekskluzivisht n\u00eb p\u00ebrplasje dhe ballafaqim me pushtetin n\u00ebp\u00ebrmjet denoncimit dhe demaskimit t\u00eb skandaleve t\u00eb krimit dhe korrupsionit, duke na mohuar koh\u00ebn dhe p\u00ebrqendrimin n\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb si nj\u00eb kurth ku pasioni mbizot\u00ebron arsyen, hakmarrja p\u00ebr t\u00eb rivendosur drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb kushtet e demokracis\u00eb mbartin me vete, i mbivendoset gjakftoht\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar dhe vepruar strategjikisht. Ngecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb grack\u00eb t\u00eb imponuar nga ritmi i skandaleve dhe ky verb\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar secilin prej tyre, rrezikohet q\u00eb ritmi yn\u00eb t\u00eb jet\u00eb imponuar nga pushteti absolut, ai t\u00eb cilit i q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebrball\u00eb, nd\u00ebrsa ne t\u00eb jemi profilizuar vet\u00ebm n\u00eb rolin e viktim\u00ebs q\u00eb p\u00ebson krimet elektorale, korruptive dhe institucionale, pa patur fuqi t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se denoncimi. Efekti n\u00eb perceptim rrezikon t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb kund\u00ebrintuitiv: rr\u00ebnjosja n\u00eb mendjen e qytetar\u00ebve se ata jan\u00eb t\u00eb fort\u00ebt absolut\u00eb dhe pushteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hekurt p\u00ebr t\u2018u thyer.<\/p>\n<p>Kostoja m\u00eb e madhe n\u00eb krahun opozitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bie mbi ekipin, burimet njer\u00ebzore dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit aktiv\u00eb t\u00eb saj. Duke e p\u00ebrqendruar aksionin politik n\u00eb denoncim dhe protest\u00eb n\u00eb sken\u00ebn q\u00ebndrore dhe t\u00eb blinduar t\u00eb ekzekutimit t\u00eb pushtetit, n\u00eb Tiran\u00eb, demokrat\u00ebve q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin nga aty ku jan\u00eb, por q\u00eb nuk kan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht profilin e qytetarit q\u00eb denoncon apo p\u00ebrplaset n\u00eb rrug\u00eb me shtetin policor, u mohohet angazhimi dhe kontributi n\u00eb aksionin opozitar kund\u00ebr pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Parimet e nj\u00eb beteje absolute<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut, b\u00ebhet nj\u00eb betej\u00eb absolute. Kjo betej\u00eb, n\u00eb gjykimin ton\u00eb th\u00ebrret nevoj\u00ebn e nj\u00eb strategjie q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr em\u00ebrues jo vet\u00ebm ata, jo vet\u00ebm t\u00eb keqen, por edhe, dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb ne, mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, burimet tona kat\u00ebrcip\u00ebrore dhe mobilizimin e tyre t\u00eb p\u00ebrshtatur n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, nj\u00eb betej\u00eb e mb\u00ebshtetur mbi disa parime orientuese.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, q\u00eb beteja t\u00eb jet\u00eb absolute, ajo duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet ku ka mund\u00ebsi veprimi n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb betej\u00eb politike t\u00eb gjithanshme, n\u00eb drejtime q\u00eb ecin paralelisht dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pa iu mbivendosur nj\u00ebri-tjetrit, pa e pasuar nj\u00ebri-tjetrin.\u00a0 Zhvillimi i betej\u00ebs politike n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet \u00ebsht\u00eb parakusht m\u00eb s\u00eb shumti edhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e terrenit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e alternativ\u00ebs. T\u00eb bashkuar n\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrjetimin e realitetit politik t\u00eb nj\u00eb regjimi autokrat, ne sigurojm\u00eb shum\u00ebsin\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti, jemi bashk\u00eb si demokrat\u00eb e \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si shqiptar\u00eb kund\u00ebr autokratit dhe enturazhit t\u00eb tij brenda dhe jasht\u00eb kabinetit. Por, a mjafton kjo shum\u00ebsi p\u00ebrbashkuese p\u00ebrkundrejt nj\u00eb em\u00ebruesi negativ? Cila \u00ebsht\u00eb pamja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb shohim kur ta kemi fituar betej\u00ebn kund\u00ebr atij q\u00eb na b\u00ebn bashk\u00eb? Jan\u00eb pyetje t\u00eb cilave n\u00ebse nuk u paraprihet n\u00eb mendim dhe plan veprimi n\u00eb disa drejtime p\u00ebrtej denoncimit dhe protest\u00ebs, sinjalizojn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb madhe ndaj shpres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, besimit q\u00eb PD insiston t\u00eb marr\u00eb prej tyre, nj\u00eb goditje p\u00ebr demokracin\u00eb dhe premtimin p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen pa autokratin.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, beteja jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb absolute n\u00eb p\u00ebrfshirjen e burimeve njer\u00ebzore dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb parim themelor q\u00eb e ushqen k\u00ebt\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje mund t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb \u201cNj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u00e7do demokrat\u201d, i cili th\u00ebrret p\u00ebr gjetjen e mekanizmave dhe strategjis\u00eb q\u00eb angazhojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb, militant\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e PD sipas profilit t\u00eb tyre. Kjo do t\u00eb krijonte kushtet q\u00eb \u00e7do demokrat dhe opozitar t\u00eb identifikoj\u00eb dhe ushtroj\u00eb rolin e tij brenda PD, duke dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vetes p\u00ebr krijimin e dinamikave pozitive. Nd\u00ebr demokrat\u00eb ka prej tyre q\u00eb i imponohen politik\u00ebs me ide dhe propozime, ka prej tyre q\u00eb n\u00eb kontakt me terrenin krijojn\u00eb strategji t\u00eb susksesshme elektorale, t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb betej\u00ebn brenda institucioneve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb nuk i tremben ballafaqimit me faktor\u00ebt e krimit dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb denoncimt dhe protest\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb rolin e tyre kthehen n\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00ebse secili e gjen hap\u00ebsir\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nd\u00ebr pasojat m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb pushteteve t\u00eb zgjatura \u00ebsht\u00eb ai indirekti mbi lidhjet e forc\u00ebs opozitare me mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj, dhe m\u00eb s\u00eb shumti me baz\u00ebn e saj militante. P\u00ebr ta kthyer betej\u00ebn ton\u00eb n\u00eb absolute, nevojitet ndryshimi i paradigm\u00ebs s\u00eb mendimit mbi rolin e militant\u00ebve. Militanti \u00ebsht\u00eb etalon i q\u00ebndres\u00ebs dhe kontributit p\u00ebr nj\u00eb parti politike, po aq sa simbol i stoicizmit p\u00ebrpos fatit t\u00eb betej\u00ebs, nd\u00ebrsa shembulli i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm dhe m\u00eb i madh i forc\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, u v\u00ebrejt gjat\u00eb procesit t\u00eb Foltores dhe Rithemelimit q\u00eb pasoi. Kjo duhet t\u00eb na orientoj\u00eb drejt qend\u00ebrzimit t\u00eb rolit t\u00eb militantit dhe rretheve n\u00eb strategjin\u00eb drejt fitores. Ndaj parimi i tret\u00eb q\u00eb udh\u00ebzon nj\u00eb betej\u00eb absolute p\u00ebrmblidhet n\u00eb \u201cMilitanti \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, rrethi \u00ebsht\u00eb dera\u201d drejt q\u00ebllimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>Kat\u00ebr shtyllat e nj\u00eb beteje absolute<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut, b\u00ebhet nj\u00eb betej\u00eb absolute. Vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb postulat mendimi, aksioni politik i Partis\u00eb Demokratike, e cila mban sot pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb devijimit t\u00eb vendit nga rr\u00ebshkitja p\u00ebrfundimtare n\u00eb diktatur\u00ebn e pakic\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sinergii veprimi n\u00eb kat\u00ebr boshte, kat\u00ebr shtylla t\u00eb cilat duhet t\u00eb ndajn\u00eb mes tyre n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi dhe intensitet gjith\u00eb potencialin njer\u00ebzor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mobilizuar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me kat\u00ebr fronte: (I) Denoncim dhe protest\u00eb; (II) Propozim, ide dhe alternativ\u00eb; (III) Betej\u00eb institucionale; (IV) Qend\u00ebrzim i rolit t\u00eb militant\u00ebve n\u00eb terren.<\/p>\n<p>(I) Denoncim dhe Protest\u00eb. Duke q\u00ebndruar n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtimit faktik t\u00eb pushtetit, PD ka kryer deri m\u00eb sot n\u00eb plotkumt\u00ebsin\u00eb e tij nj\u00eb prej roleve thelb\u00ebsore t\u00eb opozit\u00ebs, at\u00eb t\u00eb mbajtjes s\u00eb nj\u00eb trysnie t\u00eb vazhdueshme mbi qeverin\u00eb duke kufizuar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e skandaleve t\u00eb saj. Ky rol i ka mund\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht konsolidimin e besimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare se n\u00eb \u00e7do rast si forc\u00eb opozitare do t\u2018i nd\u00ebshkonte ato qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb institucionale, p\u00ebrmes kanaleve politike konvencionale, qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00eb extra-institucionale, p\u00ebrmes protestave. Krahas prioritetit q\u00eb PD i ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb sot denoncimit si mekaniz\u00ebm i p\u00ebrballjes dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb me pushtetin, ka dy aspekte q\u00eb mund ta intensifikojn\u00eb efektin e k\u00ebsaj shtylle. S\u00eb pari, p\u00ebrqendrimi n\u00eb faktor\u00eb t\u00eb kompromentuar me pushtetin t\u00eb asaj q\u00eb njihet si oligarkia ekonomike. PD duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb fokus, guxim, paan\u00ebsi dhe persistenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. S\u00eb dyti, nj\u00eb tjet\u00ebr nevoj\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte dhe\u00a0 intensifikonte efektin e k\u00ebsaj shtylle n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb regjimit, pik\u00ebrisht tek tjet\u00ebrsimi i vot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ai i zhvillimit t\u00eb shyll\u00ebs s\u00eb denoncimit deri n\u00eb nivel krejt\u00ebsisht lokal: n\u00ebp\u00ebrmjet denoncimit dhe demaskimit publik t\u00eb kriminel\u00ebve elektoral\u00eb me identitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>(II) Propozim, ide, alternativ\u00eb. Shtylla e dyt\u00eb e veprimtaris\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e propozimit, ides\u00eb dhe alternativ\u00ebs, krijimit dhe jet\u00ebzimit t\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb na b\u00ebn bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb pozitiviste, jet\u00ebzimi dhe rritja e nj\u00eb vizioni, e nj\u00eb modeli, e nj\u00eb shprese, e nj\u00eb projekti t\u00eb madh. Kjo arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb alternative t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr shteformimin, qeverisjen, hallkat e saj dhe gjith\u00eb sektor\u00ebt n\u00eb vend. Kjo konkretizohet n\u00eb nj\u00eb program q\u00eb kombinon idet\u00eb dhe propozimet e ekspert\u00ebve, vullnetar\u00ebve intelektual\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, me p\u00ebrvoj\u00ebn dhe pjekurin\u00eb politike t\u00eb figurave q\u00ebndrore n\u00eb vendimmarrje nd\u00ebr vite n\u00eb PD n\u00eb opozit\u00eb apo qeverisje (sipas qasjes s\u00eb Lidhjes midis Brezave). Pa n\u00ebnvler\u00ebsuar potencialin intelektual t\u00eb mbetur ende n\u00eb vend, duhet t\u00eb investohemi kat\u00ebrcip\u00ebrisht n\u00eb krijimin e kushteve p\u00ebr afrimin e potencialit intelektual jasht\u00eb vendit, t\u00eb rinj dhe jo vet\u00ebm, akademik\u00eb, profesionist\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb angazhohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb politikisht p\u00ebrmes propozimeve n\u00eb fushat p\u00ebrkat\u00ebse. Propozimi dhe alternativa synojn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb lidhjet e brendshme brenda struktur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ditur se ku duam t\u00eb shkojm\u00eb bashk\u00ebrisht. Pa k\u00ebt\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur krijimi i shpres\u00ebs jasht\u00eb. Mir\u00ebpo shpresa \u00ebsht\u00eb motori m\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimet autokratike.<\/p>\n<p>(III) Betej\u00eb institucionale. Q\u00ebndrimi faktik brenda shinave institucionale \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr ruajtjen e legjitimitetit deri dit\u00ebn e zgjedhjeve. Ky \u00ebsht\u00eb postulat i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i provuar n\u00eb shtete me t\u00eb nj\u00ebjtat nuanca diktatoriale si Shqip\u00ebria sot. Zhvillimi i betej\u00ebs institucionale, edhe kur institucionet jan\u00eb t\u00eb denatyruara n\u00eb funksion dhe q\u00ebllim, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm besnik\u00ebri ndaj filozofis\u00eb son\u00eb ideologjike p\u00ebr qasjen institucionale n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, por p\u00ebrmbushje e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb si t\u00eb deleguar n\u00eb parlament, ashtu sikurse respektim i nevoj\u00ebs q\u00eb vet\u00eb institucionet t\u00eb ushtrojn\u00eb rolin e tyre, kontribut madhor n\u00eb t\u00eb cilin ka vet\u00eb PD. Beteja jon\u00eb institucionale, n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit t\u00eb personaliteteve t\u00eb PD q\u00eb kan\u00eb aksesin dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zhvillimin e saj, ashtu si m\u00eb s\u00eb shumti deri m\u00eb sot, duhet t\u00eb konkretizohet pa nd\u00ebrprerje n\u00eb pjes\u00ebmarrje aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb parlament, p\u00ebrmes d\u00ebrges\u00ebs s\u00eb amendamenteve, projektligjeve etj., n\u00eb komisionet hetimore dhe \u00e7do seanc\u00eb plenare, e jo vet\u00ebm. M\u00eb tej, e ashtuquajtura strategji institucionale, mund t\u00eb eksportohet jasht\u00eb kufijve, si nj\u00eb nd\u00ebrthurje me ose n\u00eb funksion t\u00eb shtyll\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebr p\u00ebr\u00e7imin e kauzave tona politike dhe denoncimeve n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb shembull, mund t\u00eb ishte delegimi i deputet\u00ebve t\u00eb caktuar n\u00eb Bruksel dhe Strasburg m\u00eb s\u00eb pakti p\u00ebr realizimin e takimeve direkte, qoft\u00eb edhe rast\u00ebsore dhe si qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb form\u00eb protokollare me deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian apo funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb BE.<\/p>\n<p>(IV) Militanti, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb betej\u00ebs. Shtylla e kat\u00ebrt lidhet ngusht\u00ebsisht me parimin e tret\u00eb t\u00eb betej\u00ebs absolute: \u201cMilitanti \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, rrethi \u00ebsht\u00eb dera\u201d. Qend\u00ebrzimi i rolit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe militant\u00ebve b\u00ebhet duke iu deleguar atyre p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr zbritjen e alternativ\u00ebs politike t\u00eb PD n\u00eb terren. Kjo n\u00ebnkupton jet\u00ebzimin e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb re me militantin q\u00eb vet\u00eb ai t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re me qytetarin, duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebr\u00e7ues dhe testues i alternativ\u00ebs son\u00eb politike. Pesh\u00ebs reale q\u00eb kan\u00eb militant\u00ebt n\u00eb p\u00ebrballje me bandat e regjimit, duhet t\u2019i jepet valenca e duhur, dhe kjo arrihet duke i deleguar militantit rolin ky\u00e7 t\u00eb zgjatimit t\u00eb PD n\u00eb terren, rolin e testimit n\u00eb terren t\u00eb propozimeve t\u00eb ofert\u00ebs son\u00eb elektorale, mbledhjes s\u00eb informacionit dhe feedbak-ut t\u00eb qytetar\u00ebve, dhe rikthimin e k\u00ebtij informacioni pran\u00eb strukturave t\u00eb PD dhe kryesis\u00eb, informacion ky q\u00eb i analizuar do t\u00eb krijonte sinergjin\u00eb mes programit dhe strategjis\u00eb elektorale. P\u00ebrmes qend\u00ebrzimit, vler\u00ebsimit dhe delegimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb militant\u00ebve n\u00eb terren, vihet n\u00eb jet\u00eb mekanizmi p\u00ebr imponimin e ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb programi nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ku oferta jon\u00eb del si p\u00ebrgjigje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, konkrete, e prekshme e problematikave t\u00eb shqiptar\u00ebve, mekaniz\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin militanti ka rolin e \u00e7el\u00ebsit p\u00ebr efektshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Mbyllje<\/strong><\/p>\n<p>Intensifikimi i veprimit politik n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr drejtimet do t\u2018i siguronte terrenin e nevojsh\u00ebm demokratit q\u00eb gjen veten n\u00eb protest\u00eb, atij q\u00eb e kalon kontributin e tij p\u00ebrmes ides\u00eb dhe propozimit, figurave me profil t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb institucional, dhe n\u00eb fund demokratit q\u00eb ka pesh\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb elektorale n\u00eb militantiz\u00ebm. Me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr maksimalizimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb secil\u00ebs shtyll\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja e njer\u00ebzve t\u00eb angazhuar n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet dhe shmangia e angazhimit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb disa ose t\u00eb gjitha shtyllat.<br \/>\nGoditjet pa kursim t\u00eb pushtetit mbi PD s\u00eb paku tre vitet e fundit, ku q\u00ebndresa e demokrat\u00ebve iu mbivendos \u00e7do faktori kund\u00ebr, kan\u00eb kalitur personalitete t\u00eb fuqishme politike duke pasuruar Partin\u00eb Demokratike me burime njer\u00ebzore si rrall\u00eb m\u00eb par\u00eb. E vetmja sfid\u00eb mbetet identifikimi i tyre kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj dhe l\u00ebnia hapur e secil\u00ebs prej kat\u00ebr dyerve, t\u00eb kat\u00ebrta n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: rr\u00ebzimi i autokracis\u00eb moderne, pasuar nga imponimi i nj\u00eb vizioni dhe implementimi i nj\u00eb modeli t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr betej\u00ebn e zhvilluar, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera Shehaj dhe Andi Mustafaj\/ P\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut, b\u00ebhet nj\u00eb betej\u00eb absolute Regjimet anti-demokratike t\u00eb mbajtura mbi patericat e forta t\u00eb p\u00ebrtej politik\u00ebs, si ajo e krimit dhe shk\u00ebmbimeve korruptive komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, investohen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb imponimin e ritmit t\u00eb z\u00ebrave kund\u00ebr. Regjimet t\u00eb imponohen n\u00eb rit\u00ebm, n\u00eb mendim, n\u00eb veprim, n\u00eb besim, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-3882","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3882\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}