{"id":3316,"date":"2024-12-11T12:28:35","date_gmt":"2024-12-11T12:28:35","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=3316"},"modified":"2024-12-24T12:30:47","modified_gmt":"2024-12-24T12:30:47","slug":"harta-e-problematikave-burrel-mat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/harta-e-problematikave-burrel-mat\/","title":{"rendered":"\u2018Harta e Problematikave Burrel, MAT\u2019"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Neada Stana An\u00ebtare e Departamentit BrainGain<\/strong><\/p>\n<p>Mati, nj\u00eb trev\u00eb e njohur p\u00ebr historin\u00eb dhe kontributin e saj n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit shqiptar, sot gjendet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb dhimbsh\u00ebm q\u00eb pasqyron d\u00ebshtimin e politikave t\u00eb qeveris\u00eb aktuale lokale dhe q\u00ebndrore. Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, strategu dhe udh\u00ebheq\u00ebsi legjendar ka rr\u00ebnj\u00ebt e tij pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto troje. Po ashtu, Mbreti Ahmet Zogu, reformatori q\u00eb nd\u00ebrtoi themelet e shtetit Shqiptar vjen nga k\u00ebto an\u00eb, duke d\u00ebshmuar rolin e Matit si nj\u00eb djep i lidershipit dhe vizionit p\u00ebr kombin. Me nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb till\u00eb, kjo krahin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lavdishme, por edhe potencialin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model i zhvillimit rural, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qasjes s\u00eb sip\u00ebrfaqshme dhe spektaklit bosh q\u00eb karakterizon politik\u00ebn e dit\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\">\n<p>Investimet q\u00eb duhej t\u00eb garantonin mir\u00ebqenien e banor\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb Burrelit dhe t\u00eb gjith\u00eb rrethit Mat jan\u00eb kthyer n\u00eb fasada p\u00ebr foto dhe postime n\u00eb rrjete sociale, nd\u00ebrsa problemet reale mbeten t\u00eb pazgjidhura. \u00c7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie kan\u00eb godinat \u201ce bukura\u201d n\u00eb nj\u00eb qytet kur ato jan\u00eb bosh dhe njer\u00ebzit nuk shohin t\u00eb ardhme? \u00cbsht\u00eb sikur t\u2019i thuash nj\u00eb pacienti me k\u00ebmb\u00ebn e thyer se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, pasi thjesht i ke bere makiazh dhe e ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb duket mir\u00eb n\u00eb foto. Por realiteti mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: Mati ka k\u00ebmb\u00ebn e thyer dhe nuk ec\u00ebn dot.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Infrastruktura \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme. Rrug\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb lidhin fshatrat, jan\u00eb nj\u00eb shembull i qart\u00eb i d\u00ebshtimit t\u00eb qeverisjes lokale socialiste. Udh\u00ebtimi nga Tirana n\u00eb Burrel apo n\u00eb fshatrat rreth tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete, nj\u00eb udh\u00eb q\u00eb t\u00eb fton t\u00eb reflektosh mbi harres\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb kjo zon\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, fshatrat mbeten t\u00eb izoluara, pa investime n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb do duhet ti lidhin me tregjet apo sh\u00ebrbimet baz\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>Bujq\u00ebsia ka zero investime. Banor\u00ebt e Matit nuk mund t\u00eb vadisin asnj\u00eb met\u00ebr katror toke gjat\u00eb ver\u00ebs, pasi kanalet vadit\u00ebse jan\u00eb t\u00eb bllokuara me balt\u00eb dhe mbetje, pastrimet b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb postuar n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr tu dukur se po punohet. Burreli, i njohur si &#8220;Qyteti i Moll\u00ebve,&#8221; mbart nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb kultivimit t\u00eb k\u00ebtij fruti, q\u00eb dikur ishte krenaria e zon\u00ebs, por sot p\u00ebrballet me sfida nga mungesa e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr fermer\u00ebt dhe braktisja e bujq\u00ebsis\u00eb nga politikat aktuale. Investimet n\u00eb bujq\u00ebsi jan\u00eb zero, fermer\u00ebt p\u00ebrballen me \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr farat dhe naft\u00ebn, nd\u00ebrsa qeveria kujtohet p\u00ebr ta vet\u00ebm p\u00ebr propagand\u00eb dhe gjat\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr tu marr\u00eb votat.<\/p>\n<p>\u201cTaksa t\u00eb larta p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb\u201d. Taksat jan\u00eb rritur duke r\u00ebnduar xhepat e banor\u00ebve, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbimet p\u00ebr t\u00eb cilat paguajn\u00eb mungojn\u00eb. N\u00eb shum\u00eb zona nuk ka as kosha mbeturinash, megjithat\u00eb taksa e pastrimit \u00ebsht\u00eb vendosur me ciniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Shpopullimi dhe mbyllja e shkollave. Burreli dhe i gjith\u00eb Mati po p\u00ebrjeton nj\u00eb kriz\u00eb demografike t\u00eb thell\u00eb. Emigracioni masiv dhe largimi i t\u00eb rinjve kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb mbylljen e shkollave n\u00eb shum\u00eb fshatra dhe n\u00eb p\u00ebrgjysmimin e nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb shkollat e qytetit. N\u00eb fshatin Rremull p\u00ebr shembull, jan\u00eb kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs dhe gjasht\u00eb m\u00ebsues, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb reflekton munges\u00ebn e nj\u00eb vizioni t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr arsimin dhe mbajtjen e rinis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia kulturore \u00ebsht\u00eb e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Megjith\u00ebse Mati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djep i trash\u00ebgimis\u00eb historike dhe kulturore, monumentet e tij jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit. Dikur nj\u00eb burim krenarie komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fush\u00eb e neglizhuar. Kalat\u00eb, vendet arkeologjike dhe monumentet e kultur\u00ebs jan\u00eb l\u00ebn\u00eb ashtu t\u00eb braktisura, nd\u00ebrsa potenciali turistik i zon\u00ebs mbetet i pashfryt\u00ebzuar. Kjo munges\u00eb v\u00ebmendjeje jo vet\u00ebm q\u00eb ul mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zhvillimin e turizmit, por d\u00ebshmon edhe p\u00ebr shp\u00ebrfilljen ndaj historis\u00eb dhe identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar. Burreli, dikur zemra ekonomike dhe kulturore e rrethit t\u00eb Matit, sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb braktisjes nga qeverisja e ashtu quajtur rilindje, por un do e quaja nj\u00eb rilindje t\u00eb harres\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Politika pa transparenc\u00eb dhe me korrupsion t\u00eb lart\u00eb. Projektet e pakta q\u00eb realizohen jan\u00eb shpesh t\u00eb mb\u00ebshtjella me mjegull\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs. Korrupsioni dhe interesat personale dominojn\u00eb vendimmarrjen, duke l\u00ebn\u00eb Burrelin t\u00eb zhytet m\u00eb tej n\u00eb varf\u00ebri dhe izolim. Mati ka potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, por ky potencial nuk do t\u00eb rritet p\u00ebr sa koh\u00eb politika aktuale do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb fokusohet n\u00eb show dhe jo n\u00eb zgjidhje konkrete. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re, p\u00ebr politika t\u00eb mir\u00ebfillta q\u00eb e vendosin individin dhe zhvillimin real n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb prioriteteve. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, Mati do t\u00eb ngrihet s\u00ebrish dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Mati nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb dhe premtime boshe; ka nevoj\u00eb p\u00ebr vizion, p\u00ebrkushtim dhe politika konkrete q\u00eb i japin fund harres\u00ebs dhe izolimit. Partia Demokratike angazhohet t\u00eb rikthej\u00eb besimin te zhvillimi me nj\u00eb qasje t\u00eb bazuar n\u00eb transparenc\u00eb dhe rezultate. Prioritetet tona p\u00ebr Burrelin, Matin dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebrine p\u00ebrfshijn\u00eb reabilitimin e rrug\u00ebve dhe infrastruktur\u00ebs, investime t\u00eb prekshme n\u00eb bujq\u00ebsi dhe blegtori, subvencione p\u00ebr fermer\u00ebt, leht\u00ebsime fiskale dhe projekte p\u00ebr rikthimin e jet\u00ebs n\u00eb fshatra. Do t\u00eb garantojm\u00eb q\u00eb fondet publike t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe jo p\u00ebr show politik dhe propagandistik, duke p\u00ebrfshir\u00eb komunitetin n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb vendimmarrjes. Nd\u00ebrsa propagand\u00ebs i skadon gjithmon\u00eb koha, veprat e q\u00ebndrueshme mbeten; dhe ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme ku banor\u00ebt e Matit t\u00eb ndihen krenar\u00eb p\u00ebr vendin e tyre, jo t\u00eb detyruar ta braktisin at\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Neada Stana An\u00ebtare e Departamentit BrainGain Mati, nj\u00eb trev\u00eb e njohur p\u00ebr historin\u00eb dhe kontributin e saj n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit shqiptar, sot gjendet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb dhimbsh\u00ebm q\u00eb pasqyron d\u00ebshtimin e politikave t\u00eb qeveris\u00eb aktuale lokale dhe q\u00ebndrore. Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, strategu dhe udh\u00ebheq\u00ebsi legjendar ka rr\u00ebnj\u00ebt e tij pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2330,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-3316","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bilanci-i-qyteteve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3316\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}