{"id":2730,"date":"2024-10-25T16:18:17","date_gmt":"2024-10-25T16:18:17","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2730"},"modified":"2024-11-29T16:19:36","modified_gmt":"2024-11-29T16:19:36","slug":"pd-perballe-retorikes-se-simulimit-denjesisht-ne-fatin-e-te-fortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/pd-perballe-retorikes-se-simulimit-denjesisht-ne-fatin-e-te-fortit\/","title":{"rendered":"PD p\u00ebrball\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb simulimit: Denj\u00ebsisht n\u00eb fatin e T\u00eb Fortit"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Pranvera Shehaj &#8211; Artikull i shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cLaboratorit t\u00eb Ideve\u201d, Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<p>\u201cFaji yn\u00eb ndaj vetes \u00ebsht\u00eb kur tjerrim p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb frym\u00ebzuar nga verbi (fjala) e armiqve, kur n\u00eb fakt e v\u00ebrteta p\u00ebr unin ton\u00eb fshihet n\u00eb veprimet e tyre!\u201d Furtunat politike kan\u00eb si pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb humbjen e vigjilenc\u00ebs ndaj mjetit q\u00eb mbart fuqin\u00eb dhe pesh\u00ebn e politik\u00ebb\u00ebrjes: verbi politik, fjala. Fjala, mesazhi i saj, ka p\u00ebrcaktuar fatet e popujve, ka rr\u00ebzuar dhe ngritur personazhe n\u00eb piedestalin e kujtes\u00ebs, ashtu sikurse ka udh\u00ebhequr dhe fituar luft\u00ebra pa asnj\u00eb armatim konvencional. Andaj, mjesht\u00ebria e fjal\u00ebs, si parakusht p\u00ebr protagonizmin politik, nuk m\u00ebsohet rrug\u00ebs e nuk e lejon m\u00ebshir\u00ebn ndaj vetes, sepse skena politike \u00ebsht\u00eb aren\u00eb titan\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb jesh gati dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb fund nuk ka vend p\u00ebr dy. Fjala n\u00eb politik\u00eb ka t\u00eb till\u00eb forc\u00eb q\u00eb mjegullon edhe veprimet.<\/p>\n<p><strong>I marri q\u00eb vret t\u00eb \u2018vdekurit\u2019.<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">Verbi politik i kryerilindasit i sh\u00ebrben asaj q\u00eb dua ta quaj \u201cretorika e simulimit\u201d. Ai simulon, mashtron p\u00ebrmes shprehjeve fiktive n\u00eb \u00e7do komunikim publik duke patur si q\u00ebllim imponimin e nj\u00eb mend\u00ebsie false p\u00ebr kund\u00ebrshtarin. P\u00ebrmbledhur shkurt, kryerilindasi e mb\u00ebshtet verbin e tij politik mbi tre shtylla: lin\u00e7im, mimizim, psikologji negative. Nd\u00ebrsa dy t\u00eb parat jan\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb q\u00ebllim, psikologjia negative ushqen thirrjen e asaj q\u00eb ai mendon se opozita vet\u00eb i druhet, pafuqis\u00eb dhe dob\u00ebsis\u00eb.\u201cThe master of perverse game\u201d p\u00ebrdor fuqin\u00eb e verbit politik dhe ia del q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes fjal\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet autor i kurimit t\u00eb nj\u00eb imazhi fals t\u00eb opozit\u00ebs.Terminologjia \u00ebsht\u00eb e larmishme, me n\u00eb thelb \u2018t\u00eb vdekur, t\u00eb mbaruar\u2018 e shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb cilat un\u00eb nuk dua t\u2018i risjell, sepse k\u00ebrkon shum\u00eb err\u00ebsi t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u2019i artikuluar t\u00eb gjitha. Por, si n\u00eb nj\u00eb absurd q\u00eb vet\u00ebm metodika e tij mund ta prodhoj\u00eb, veprimet i ka n\u00eb \u00e7ekuilib\u00ebr dhe kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me retorik\u00ebn e simulimit. N\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb lefto-globalo-alla Popper, gjith\u00eb shfrenesia e makut\u00ebris\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb spastrimin e kund\u00ebrshtarit politik. P\u00ebrpos shijes s\u00eb absurdit n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e ta themi se nuk \u00ebsht\u00eb boshe si taktik\u00eb e dyfisht\u00eb: shp\u00ebrfill me verb, merr seriozisht me veprim.<\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>Un\u00eb nuk kam patur kurr\u00eb asnj\u00eb frik\u00eb t\u00eb mendoj mesa mundem me mendjen e atij q\u00eb konfliktoj ose anatemoj, kushdo qoft\u00eb, n\u00eb \u00e7do rrafsh, sepse p\u00ebr mua, e v\u00ebrteta, imuniteti nga mashtrimi dhe n\u00eb fund zgjidhja, fillon vet\u00ebm nga aty. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrtej grack\u00ebs s\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb simulimit dhe hipnoz\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebve, duke menduar edhe fare pak me logjik\u00ebn e autokratit, tre skenar\u00eb mendimi t\u00eb orienton kjo taktik\u00eb e dyfisht\u00eb: S\u00eb pari, n\u00ebse do ta besoja se kund\u00ebrshtari \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb opozit\u00eb e l\u00ebshuar dhe shkalafitur n\u00eb q\u00ebllim dhe form\u00eb, do ta shijoja t\u00eb paturin e saj n\u00eb qarkullim. Ajo duhej t\u00eb ishte aty n\u00eb rolin e atyre q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb hije tok\u00ebsduke legjitimuar fuqin\u00eb time; S\u00eb dyti, t\u00eb vobektit do t\u00eb m\u00eb duheshin si orendi politike p\u00ebr \u2018democratic legacy\u2019, n\u00ebse isha i sigurt n\u00eb absolutizmin tim p\u00ebr fitore si ajo q\u00eb m\u00eb duhet; S\u00eb treti, n\u00ebse p\u00ebrpos faktit se realiteti m\u00eb paskishte bindur se opozita \u00ebsht\u00eb ajo e pafuqis\u00eb dhe dob\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrmerrja (ose ekzekutoja) pa kthim nj\u00eb masak\u00ebr politike spastruese, k\u00ebtu do t\u00eb nisnin pik\u00ebpyetjet p\u00ebr veten: marri deri \u00e7menduri, paranoj\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk i ka shp\u00ebtuar dot asnj\u00eb tiran, plag\u00eb psikologjike t\u00eb pash\u00ebruara t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, simptoma sadizmi t\u00eb manifestuara n\u00eb vrasjet e m\u00ebtejshme t\u00eb kufomave politike, apo \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tre skenar\u00ebt e mendimit, konkludoj se vet\u00ebm nj\u00eb i marr\u00eb do t\u00eb investonte shpirtin politik n\u00eb zhdukjen e nj\u00eb kund\u00ebrshtari pa asnj\u00eb valenc\u00eb politike. Kryerilindasi nuk \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb n\u00eb at\u00eb kuptim literal dhe \u00e7do veprim i tij d\u00ebshmon se ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb korpus politik m\u00ebse t\u00eb gjall\u00eb, ndaj projektimin e vetes si i sigurt\u00eb n\u00eb forc\u00ebn e tij, autokrati e ka vet\u00ebm iluzion verbal.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb,si potencial faktik dhe i vet\u00ebm nga i cili kalon \u00e7do skenar p\u00ebr rr\u00ebzimin e autokracis\u00eb jo m\u00eb elektorale, por personale (personalistic autocracy), demokrat\u00ebt sot duhen vrar\u00eb politikisht. Duhen vrar\u00eb p\u00ebr arsye q\u00eb renditen n\u00eb nj\u00eb segment ekstremitetesh, prej frik\u00ebs s\u00eb autokratit se \u00ebsht\u00eb aq fiktiv elektoralisht sa edhe \u201ct\u00eb vdekurit n\u00eb verb\u201d ia shk\u00ebrrmoqin k\u00ebshtjell\u00ebn, deri tek arsyet matematikore t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb absolute kushtetuese,n\u00eb fund me synimin pse jo edhe 140. Cilado qoft\u00eb arsyeja n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektrum arsyesh, demokrat\u00ebt duhen vrar\u00ebjo p\u00ebr shkak t\u00eb verbit dhe imazhit t\u00eb simuluar, por vet\u00ebm si t\u00eb fort\u00eb, ndaj si t\u00eb till\u00eb,demokrat\u00ebt duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen fatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Denj\u00ebsisht, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e fatit t\u00eb t\u00eb fortit.<\/strong><\/p>\n<p>Detyrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk i zgjedhim, ato na ngarkohen sepse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb jemi, na p\u00ebrkasin. Prej tashm\u00eb thuajse nj\u00eb viti, t\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur me autokratin, prej arrestimit t\u00eb liderit t\u00eb demokrat\u00ebve dhe sekuestrimit t\u00eb \u00e7do shtegu p\u00ebr gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, demokrat\u00ebt p\u00ebsojn\u00eb persekutim t\u00eb vazhduesh\u00ebm politik. Kjo p\u00ebr mua do t\u00eb thot\u00eb se ata i n\u00ebnshtrohen fatit t\u00eb t\u00eb fortit, me pesh\u00eb t\u00eb fort\u00eb elektorale, patriotike dhe historike. \u00c7do veprim i autokratit dhe skuadr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb huaj e shqiptare, i imponon ata si t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb pabindur, rebel\u00eb q\u00eb n\u00eb qarkullim mbeten rreziku i vet\u00ebm. Goditet i forti, sulmohet i forti, targetohet i forti, luftohet i forti, valenca e tij, rrezikshm\u00ebria e tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb,\u00e7far\u00eb mentaliteti t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb aksionit imponon ky lexim i fakteve?<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb goditesh, m\u00eb faktik je n\u00eb forc\u00eb, ndaj ky terren politik p\u00ebr shum\u00eb prej nesh i par\u00eb si fatalist, kthehet n\u00eb favor p\u00ebr t\u2018u imponuar dhe pozicionuar si i fort\u00eb. Kjo nis s\u00ebrish prej fjal\u00ebs: shk\u00ebputja radikale nga gjuha e ankes\u00ebs dhe viktimizimit. Viktima ngjall keqardhje, por jo mb\u00ebshtetje. Nuk ka asnj\u00eb risi n\u00eb faktin q\u00eb autokrat\u00ebt censurojn\u00eb dhe m\u00eb pas masakrojn\u00eb politikisht kund\u00ebrshtarin real, faktik dhe t\u00eb fort\u00eb. Risia q\u00ebndron tek p\u00ebrgjigjia.<\/p>\n<p>Braktisja radikale e \u00e7do mbledhjeje mediatike ku anatemohet forca e opozit\u00ebs dhe prevalon retorika e simulimit. Veprimet autokrati i kryen n\u00eb terren, arrestimet dhe burgosjet n\u00eb prokurori e gjykata, vjedhjet n\u00eb zyra shtet\u00ebrore, spiunazhin dhe patronazhimin n\u00eb seli. Ky \u00ebsht\u00eb terreni ku ne goditemi si t\u00eb fort\u00eb dhe aty duhet t\u00eb jemi.<\/p>\n<p>Edhe kur na duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb verb politik, reagimi verbal nuk duhet t\u00eb jet\u00eb ai i viktimizimit, por i gjuh\u00ebs radikale t\u00eb hakmarrjes me leksik politik dhe kur me ngulm k\u00ebrkohet, edhe me leksik parapolitik. P\u00ebrtej k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje, hap\u00ebsira mediatike na duhet vet\u00ebm p\u00ebr mobilizimin n\u00eb terren dhe thirrje t\u00eb demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve n\u00eb planin e veprimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia jon\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb shproporcionale disavantazhuese n\u00eb metodik\u00eb dhe forc\u00eb. Arm\u00ebs nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjesh me pen\u00eb dhe anasjelltas. Na duhet t\u00eb operojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh p\u00ebrshkall\u00ebzues progresiv n\u00eb tre aspekte: braktisje t\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb viktimizimit \u2192 nd\u00ebrtimi i retorik\u00ebs s\u00eb hakmarrjes dhe k\u00ebrc\u00ebnimit ultimativ \u2192 ekzekutimi i hakmarrjes n\u00eb terrenin politik (kjo nis prej vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb si nevoj\u00eb jetike p\u00ebrmes p\u00ebrballjes me patronazhist\u00ebt; tek liria dhe shkompleksimi p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrtej autokratit, tek furnitor\u00ebt e tij ekonomik\u00eb; deri tek t\u00eb gjitha format e mosbindjes civile dhe paqet\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb vend q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kolaps institucional, ekonomik dhe shoq\u00ebror).<\/p>\n<p>Vazhdim\u00ebsia e zinxhirit n\u00eb veprimtari.Ne duhet t\u00eb veprojm\u00eb si t\u00eb ngarkuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb dhe rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton jo n\u00ebn monopol var\u00ebsie nga lidership-i. Lideri historik i demokrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00ebn arrest, ne ende jo. N\u00ebse ka nj\u00eb monopol m\u00ebsimi q\u00eb i takon vet\u00ebm atij, \u00ebsht\u00eb shpikja e mekanizmit p\u00ebr t\u00eb vazhduar betej\u00ebn me mjete alternative, pa e braktisur n\u00eb asnj\u00eb sekond\u00eb, p\u00ebrtej s\u00eb mundur\u00ebs. Kjo rrit pesh\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u00e7do deputet, drejtues politik, kryetar dege, demokrat dhe n\u00eb fund militant. A po b\u00ebn, a po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb mundur\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb padyshim pjes\u00eb e p\u00ebrgjigjies p\u00ebr\u00e7imi i realitetit n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sepse minimalisht, nd\u00ebrhyrja e tyre mund t\u00eb pengoj\u00eb autokrat\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb deri tek mohimi i t\u00eb drejtave civile, hap i cili vdes edhe shpres\u00ebn e fundit t\u00eb reagimit t\u00eb mas\u00ebs. Megjithat\u00eb, ky aspekt duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm komplementar dhe kurrsesi nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb aksionin brenda vendit. Q\u00eb \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb shpresoj\u00eb vet\u00ebm nga vetja\u201d, e kemi amanet nga mendje m\u00eb t\u00eb ndritura se ne sot.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtij leximi dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2018iu p\u00ebrgjigjur veprimeve, duke tejkalur retorik\u00ebn e simulimit dhe duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb arm\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, verbin politik, si mjet p\u00ebr parashtrimin e terrenit t\u00eb forc\u00ebs, si demokrat\u00eb, ne duhet ta meritojm\u00eb denj\u00ebsisht e ta ekzekutojm\u00eb si\u00e7 na ka hije fatin e t\u00eb fortit.<\/p>\n<p>Detyra e fatit sot th\u00ebrret, historia nes\u00ebr e p\u00ebrjet\u00eb gjykon!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera Shehaj &#8211; Artikull i shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cLaboratorit t\u00eb Ideve\u201d, Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike \u201cFaji yn\u00eb ndaj vetes \u00ebsht\u00eb kur tjerrim p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb frym\u00ebzuar nga verbi (fjala) e armiqve, kur n\u00eb fakt e v\u00ebrteta p\u00ebr unin ton\u00eb fshihet n\u00eb veprimet e tyre!\u201d Furtunat politike kan\u00eb si pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2731,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-2730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2730\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}