{"id":2721,"date":"2024-08-25T15:48:06","date_gmt":"2024-08-25T15:48:06","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2721"},"modified":"2024-12-09T18:29:02","modified_gmt":"2024-12-09T18:29:02","slug":"fitojne-ata-qe-guxojne-vota-e-lire-nje-sfide-pertej-frikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/fitojne-ata-qe-guxojne-vota-e-lire-nje-sfide-pertej-frikes\/","title":{"rendered":"Fitojn\u00eb ata q\u00eb guxojn\u00eb: Vota e lir\u00eb, nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebrtej frik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pranvera Shehaj\u00a0An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Kontekst n\u00eb kujtes\u00eb<\/p><\/blockquote>\n<p>Ma ngacmon kujtes\u00ebn nj\u00eb reflektim shterues i At Zef Pllumit n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb rr\u00ebfimtare n\u00eb letra q\u00eb ai i la brezit tim, krejt t\u00eb huaj ndaj asaj q\u00eb ai dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij jetuan, \u201cRrno p\u00ebr me tregue\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb thesar nd\u00ebr thesare p\u00ebr vet\u00eb detajet t\u00eb cilat thjesht\u00ebsia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb rr\u00ebfim i b\u00ebn trondit\u00ebse, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbart\u00ebsh n\u00eb vet\u00ebdijen e kujtes\u00ebs disa detaje p\u00ebrkundrejt t\u00eb tjerave, nuk mund t\u00eb mos i dor\u00ebzohem impaktit q\u00eb la tek un\u00eb reflektimi i tij n\u00eb \u00e7aste t\u00eb ndryshme t\u00eb vepr\u00ebs mbi shenjat karakteriale, morale e psikologjike t\u00eb kombit ton\u00eb, t\u00eb shqiptar\u00ebve. Her\u00eb bija dakord me Atin, e her\u00eb do t\u00eb kisha dashur t\u2019i kund\u00ebrflisja disa arsye pse pamja nuk ishte aq e zez\u00eb sa e p\u00ebrshkruante ai, edhe pse n\u00eb \u00e7ast kthjellohesha e bindesha pa kthim se po, nuk ishte faji i t\u00eb v\u00ebrtetave pse ato pikturonin nj\u00eb pamje aq t\u00eb err\u00ebt t\u00eb popullit ton\u00eb, terr, i cili kulmonte me aktin q\u00eb legjendat mbi virtytet tona t\u00eb larta i zvenit e i b\u00ebn m\u00eb surreale se\u00e7 vet\u00eb jan\u00eb, aktin e v\u00ebllavrasjes, shqiptar\u00eb q\u00eb vran\u00eb shqiptar\u00eb. E \u00e7\u2019do na rr\u00ebfejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsyet si, pse, kush, p\u00ebr politik\u00eb a p\u00ebr ideologji, kur kaq mjafton: shqiptari vrau shqiptarin. Vitet kaluan, dielli lindi e per\u00ebndoi duke d\u00ebshiruar t\u00eb na hedh\u00eb n\u00eb t\u00eb tjera koh\u00eb, s\u00eb paku n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ato t\u00eb cilat Ati i p\u00ebrshkruan n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb jen\u00eb tashm\u00eb histori. A jan\u00eb vall\u00eb vet\u00ebm kaq? Druaj se jo. Shqiptari q\u00eb vrau shqiptarin n\u00eb rr\u00ebfimet e atij terri e boshatisi sken\u00ebn e krimit t\u00eb nj\u00eb vendi kaq t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr ta moderuar aktin. Sot, kur un\u00eb e mbyll librin e\u00a0 rr\u00ebfimit t\u00eb kujtimeve t\u00eb asaj kohe, e kthehem n\u00eb t\u00eb tashmen, akti \u00ebsht\u00eb i zbutur. Sot, shqiptari p\u00ebrgjon shqiptarin, shqiptari k\u00ebrc\u00ebnon, frik\u00ebson, shantazhon, i tund kotheren e buk\u00ebs shqiptarit. Sot, shqiptari t\u00ebrheq prej xhakete shqiptarin. \u00c7\u2019v\u00ebrtet\u00ebsi e trisht\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u dalluar nga ato rr\u00ebfime. \u00c7\u2019pamje m\u00eb e zez\u00eb se vet\u00eb pasojat kur mendon se prap\u00eb politika \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb justifikon mjetin, gjithmon\u00eb ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebr\u00eb kjo trajektore e mendimit, besoj ia dal t\u2019ju t\u00ebrheq n\u00eb kontekstin e aktualitetit. Patronazhimi, k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr zhvatjen e vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mbetur n\u00eb trev\u00ebn e tyre m\u00ebm\u00eb, dhuna e vazhdueshme psikologjike n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr vendin e pun\u00ebs t\u00eb tyre, t\u00eb bab\u00ebs, t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb v\u00ebllait, motr\u00ebs, birit, bij\u00ebs p\u00ebrkundrejt ose mos-votimit ose votimit pro qeveris\u00eb post-komuniste dhe konkretisht t\u00eb rilindur m\u00eb 2013, tashm\u00eb edhe pas 11 e kusur vitesh, nuk mund t\u00eb mbes\u00eb m\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim interesant p\u00ebr kronik\u00eb lajmesh, aq m\u00eb pak e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb b\u00ebrtitet p\u00ebrdhunsh\u00ebm pas zgjedhjeve. Shqip\u00ebria e rr\u00ebshkitur n\u00eb autokraci elektorale nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb regresive dhe anti-komb\u00ebtare t\u00eb saj. Nd\u00ebr disa p\u00ebrngjasime, Bjellorusia e Lukashenko-s i b\u00ebhet simot\u00ebr. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2020, vala e protestave agresive dhe persistente t\u00eb opozit\u00ebs para, gjat\u00eb dhe pas shpalljes s\u00eb rezultatit p\u00ebr zgjedhje dhe votim t\u00eb lir\u00eb, sipas shum\u00eb politolog\u00ebve g\u00ebrvishti seriozisht autokracin\u00eb e rr\u00ebnjosur t\u00eb Lukashenkos. E kryesuar nga Svitlana Tsikhanouskaya dhe jo vet\u00ebm, opozita u p\u00ebrqendrua vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb objektiv: t\u00eb bindte masivisht bjellorus\u00ebt se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i mundur dhe \u00ebsht\u00eb faktik, por nuk vjen p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimit zgjedhor. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij objektivi, p\u00ebrve\u00e7 rezistenc\u00ebs civile masive me protesta t\u00eb pandalura n\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb, opozita bjelloruse p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb sistemi paralel t\u00eb tabelimit dhe num\u00ebrimit t\u00eb votave, si dhe identifikimit t\u00eb votuesve antiqeveritar\u00eb p\u00ebrmes byzylyk\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti vullnetar\u00ebsh t\u00eb quajtur \u201cHonest people\u201d (njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm), ia doli t\u00eb identifikonte punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs publike t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00eb e manipulimit t\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve duke shantazhuar, k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ushtruar presion ndaj votuese, qart\u00ebsisht duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb autokracit\u00eb i mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Opozita bjelloruse u vendos p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb u glorifikuan paturp\u00ebsisht (se turpi s\u2018ka turp nga turpi) si patronazhist\u00eb. Emrat dhe portretet e tyre u b\u00ebn\u00eb publik\u00eb n\u00eb nj\u00eb databaz\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb aksesueshme p\u00ebr \u00e7do qytetar. Rezultati? Nj\u00eb efekt domino i frik\u00ebs se emri i radh\u00ebs n\u00eb databaz\u00eb do t\u00eb ishte ai i shantazhuesit tjet\u00ebr. Sipas \u00e7do verifikimi dhe studimi politik, kjo metod\u00eb e p\u00ebrballjes publike me vras\u00ebsit e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb uli ndjesh\u00ebm veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb shantazhimit p\u00ebrkundrejt bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Propozim<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebsim p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb dhe nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb guxim i till\u00eb nga opozita shqiptare me n\u00eb krye Partin\u00eb Demokratike. Identifikimi, b\u00ebrja publike dhe p\u00ebrkufizimi i patronazhist\u00ebve si kriminel\u00eb t\u00eb vot\u00ebs, pjes\u00eb e administrat\u00ebs publike, propozohet si projekt i cili duhet t\u00eb filloj\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrpara fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr t\u00eb thyer mitin e krijuar rreth tyre. Partia Demokratike duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale dhe politike t\u00eb demaskimit publik t\u00eb patronazhist\u00ebve p\u00ebrmes krijimit t\u00eb nj\u00eb databaze me em\u00ebr, mbiem\u00ebr dhe identifikim pamor t\u00eb tyre. Me ndihm\u00ebn e medias t\u00eb pakt\u00eb mbetur e lir\u00eb, kjo databaz\u00eb mund t\u00eb shpaloset gradualisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbase p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb do t\u00eb shihnin shefin, drejtorin, kolegun me krah\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shum\u00eb, t\u00eb identifikohej publikisht si i till\u00eb: si patronazhist. Databaza shqiptar\u00ebve nuk do t\u2018u thoshte asgj\u00eb t\u00eb re p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb mesazhi t\u00eb fuqish\u00ebm po aq sa nevoja p\u00ebr ta d\u00ebgjuar: turpi s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb krenari, turpin e skuq vet\u00ebm guximi p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb, pa turp, pa frik\u00eb. Q\u00ebllimi duhet t\u00eb jet\u00eb i dyfisht\u00eb: s\u00eb pari, nj\u00ebjt\u00eb si shembulli t\u00eb cilit i referohem, ai i efektit domino, ku publikimi i nj\u00eb pjese paralajm\u00ebron duke ia kufizuar aktivitetin e shantazhit, spiunazhit dhe blerjes s\u00eb vot\u00ebs t\u00eb tjer\u00ebve; s\u00eb dyti, kjo do t\u00eb sh\u00ebrbente si tregues i zotimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb publike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fatkeq\u00ebsia e k\u00ebtij vendi, as hambar i meskiniteteve partiake, aq m\u00eb pak streh\u00eb e anti-shqiptar\u00ebve q\u00eb si dikur, p\u00ebr parti nuk e kursejn\u00eb as mikun, as kolegun. Me marrjen e drejtimit t\u00eb vendit, kjo nism\u00eb faktike e papajtueshm\u00ebris\u00eb me vrasjen e vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve, ashtu sikurse e nj\u00eb mentaliteti politik dhe social q\u00eb nuk i frigohet ferr\u00ebs s\u00eb keqe dhe as e m\u00ebshiron demaskimin publik t\u00eb saj, mund t\u00eb konkretizohet me nisma ligjore q\u00eb parashikojn\u00eb penalitete serioze, duke i sh\u00ebrbyer m\u00eb s\u00eb fundmi jo vet\u00ebm t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs prej meje drejt\u00ebsi politike e gar\u00ebs, por m\u00eb s\u00eb shumti shqiptar\u00ebve dhe lirimit t\u00eb tyre nga ky mentalitet q\u00eb sh\u00ebmton t\u00eb tashmen e vendit po aq sa dhimbsh\u00ebm sh\u00ebmtuar rr\u00ebfehet nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Retorik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>E kam t\u00eb kthjell\u00ebt dijenin\u00eb se aktiviteti i spiunazhit post-demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb sport i ushtruar nga punonj\u00ebs administrate, p\u00ebrgjegj\u00ebsa e drejtues n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme si spitale, shkolla, nd\u00ebrmarrje publike etj., po aq sa \u00ebsht\u00eb mjet mbijetese p\u00ebr t\u00eb papunin n\u00eb klubin e lagjes. S\u00ebrish nuk keqardh e nuk justifikoj asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, e kush beson se papun\u00ebsia dhe mjerimi paska \u201cdetyruar\u201d t\u00eb mjer\u00ebt prej shqiptar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb vet\u00ebm patronazhim, pa patur mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt shantazh dhe k\u00ebrc\u00ebnime, gabon. Gabon sepse harron dashur a padashur q\u00eb po kaq t\u00eb goditur, t\u00eb p\u00ebrndjekur, t\u00eb shantazhuar, t\u00eb nd\u00ebshkuar pati nga radh\u00ebt e qindra-mij\u00ebra demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebr 12 vite me radh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb brenda 100 viteve politik\u00eb, sikur t\u00eb rikthehesin pas n\u00eb koh\u00eb, mbet\u00ebn stoik\u00eb dhe nuk negociuan dinjitetin p\u00ebr t\u00eb menduar, zgjedhur dhe votuar t\u00eb lir\u00eb. A nuk ka detyrim PD ndaj tyre? A nuk meritojn\u00eb k\u00ebta shqiptar\u00eb q\u00eb mbartin me dinjitet cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vyera t\u00eb karakterit kryene\u00e7, s\u00eb paku t\u00eb ndiejn\u00eb se sakrifica p\u00ebr bindjet e tyre politike e paguar me tmerrin psikologjik dhe ekonomik t\u00eb vras\u00ebsve t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nuk do t\u00eb kaloj\u00eb pa u shpaguar? Pse Partia Demokratike duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga ngritja n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e guximit p\u00ebr t\u2018i dal\u00eb zot vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, duke d\u00ebshmuar forc\u00eb, forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb kallur frik\u00eb?!<\/p>\n<p>E kam bindje mbase edhe vet\u00ebm intuitive se vet\u00eb shqiptari do ta mbroj\u00eb me zot\u00ebsi e pa u tutur vot\u00ebn e tij n\u00eb t\u00eb parin \u00e7ast q\u00eb kupton se po aq seriozisht e ka k\u00ebt\u00eb betej\u00eb edhe politika. Kjo do t\u00eb thot\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr besim, nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u bindur se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00eb forc\u00eb m\u00eb e madhe politike, nj\u00eb shum\u00ebsi e fort\u00eb shqiptar\u00ebsh si ai, pa u frikur, b\u00ebn betej\u00eb guximi p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb. Kjo betej\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej titullit t\u00eb k\u00ebtij paragrafi t\u00eb fundit. Fundi do t\u00eb mbes\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb n\u00ebse beteja do t\u00eb mbes\u00eb retorik\u00eb! Retorika tejkalohet me guxim, fitorja po ashtu arrihet me guxim, edhe kur guximi, me vete, sjell sakrific\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera Shehaj\u00a0An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain, Partia Demokratike Kontekst n\u00eb kujtes\u00eb Ma ngacmon kujtes\u00ebn nj\u00eb reflektim shterues i At Zef Pllumit n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb rr\u00ebfimtare n\u00eb letra q\u00eb ai i la brezit tim, krejt t\u00eb huaj ndaj asaj q\u00eb ai dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij jetuan, \u201cRrno p\u00ebr me tregue\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb thesar nd\u00ebr thesare p\u00ebr vet\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-2721","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vera-e-ideve-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2721\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}