{"id":2715,"date":"2024-05-02T15:40:42","date_gmt":"2024-05-02T15:40:42","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2715"},"modified":"2024-11-29T15:43:08","modified_gmt":"2024-11-29T15:43:08","slug":"demokracia-vokacion-marreveshje-apo-mall-eksporti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/demokracia-vokacion-marreveshje-apo-mall-eksporti\/","title":{"rendered":"Demokracia: vokacion, marr\u00ebveshje apo &#8216;mall&#8217; eksporti?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera Shehaj dhe Ted Kopliku An\u00ebtar t\u00eb Departamentit BrainGain<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, nga ligji i m\u00eb t\u00eb fortit, monarkit\u00eb e republikat antike, perandorit\u00eb apo regjimet feudale e totalitare, demokracia nuk ka q\u00ebn\u00eb rregulli, por qart\u00ebsisht p\u00ebrjashtimi i formave t\u00eb qeverisjes s\u00eb shoq\u00ebrive. Regjimet jo demokratike pat\u00ebn nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb qart\u00eb sidomos n\u00eb \u00e7erekun e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Pas dy d\u00ebshtimeve, atij ushtarak totalitar t\u00eb dy luftrave bot\u00ebrore apo atij ekonomik e ideologjik t\u00eb komunizmit, demokracia mbeti si e vetmja rrug\u00eb e prosperitetit ekonomik dhe njer\u00ebzot. Garanci dhe shembull i k\u00ebsaj rruge u b\u00eb Per\u00ebndimi me n\u00eb krye Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili luante edhe rolin e rojtarit e madje eksportuesit t\u00eb k\u00ebsaj demokracie, me \u00e7do \u00e7mim. Mbjellja e k\u00ebtij sistemi politik n\u00eb kat\u00ebr cepat e globit, pavar\u00ebsisht realitetit historik e ekonomik erdhi si nj\u00eb premtim i fundit t\u00eb t\u00eb gjitha problemeve. Nj\u00eb premtim i k\u00ebtij dimensioni mbart me vete edhe mund\u00ebsin\u00eb e madhe p\u00ebr d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Demokracia si sistem politik apo form\u00eb qeverisjeje rrjedh nga fuqia e njer\u00ebzve (popullit), i cili presupozohet t\u00eb ket\u00eb pushtetin suprem dhezgjedh ta ushtroj\u00eb at\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti apo t\u00ebrthorazi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi p\u00ebrfaq\u00ebsimi i p\u00ebrcaktuar p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira t\u00eb mbajtura periodikisht. Demokracia \u00ebsht\u00eb e till\u00eb vet\u00ebm kur ajo ngrihet mbi dy shtylla: shtylla e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kufizon pushtetin, nd\u00ebrsa shtylla e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb lejon popullin (demos) ta p\u00ebrdor\u00eb pushtetin (n\u00eb verbin e Giovani Sartori dhe Robert Dahl, dy \u2018shtyllat\u2019 do t\u00eb ishin dy \u2018komponent\u00eb\u2019 t\u00eb demokracis\u00eb). P\u00ebr t\u2019u ekzekutuar demokracia si form\u00eb qeverisjeje, premis\u00eb t\u00eb saj ka lirin\u00eb. Vet\u00ebdija e t\u00eb paturit t\u00eb pushtetit suprem lind dhe zhvillohet prej besimit t\u00eb t\u00eb qenurit i lir\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb vet\u00ebdije dhe p\u00ebr ta ushtruar pushtetin e zot\u00ebruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci pa liri. Besimi n\u00eb pasjen e autoritetit t\u00eb ushtrimit t\u00eb demokracis\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri e b\u00ebn at\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ndjehet autore e triumfit apo d\u00ebshtimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr funksionimin ose jo t\u00eb saj. Kjo lloj marrdh\u00ebnieje mes t\u00eb zgjedhurve dhe zgjedh\u00ebsve kalon n\u00ebp\u00ebrmjet liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, ushtruar, zhvilluar, mbrojtur, goditur, rr\u00ebzuar dhe ringritur s\u00ebrish demokracin\u00eb. Kjo liri ndryshon nga m\u00ebnyra se si ajo \u00ebsht\u00eb fituar. Demokracia si nje pro\u00e7es, ndryshe nga demokracia e eksportuar, lirit\u00eb i fiton si nevoj\u00eb e k\u00ebtyre lirive. Nd\u00ebrgjegj\u00ebsim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00eb demokracit\u00eb e eksportuara k\u00ebto liri p\u00ebrqafohen leht\u00ebsisht si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj vuajtjeve q\u00eb ka prodhuar mungesa e tyre. Si refuzim i shtypjes, duke pranuar t\u00eb kund\u00ebrten si sh\u00ebrim. K\u00ebto liri t\u00eb pranuara si dhurat\u00eb shpesh jan\u00eb keqkuptuar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb humbur. Humbja e k\u00ebtyre lirive nuk ka ardhur gjithmon\u00eb nga keqkuptimi i tyre apo si indiferenc\u00eb, por shpesh si mosp\u00ebrballim i k\u00ebtyre lirive. Ngritja e totalitarizmave t\u00eb shekullit t\u00eb XX shpjegohet nga sociologu dhe psikanalisti Erik From edhe si arratisje ndaj detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur. Marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb regjim i cili vendos p\u00ebr ty e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb leht\u00eb instalimin e k\u00ebtyre regjimeve.<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\"><\/div>\n<p>Vet\u00ebm kur nj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar demokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb ta ngrej\u00eb ai demokracin\u00eb mbi themelet e vet\u00ebdijes t\u00eb zgjedhjes q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, duke mos i qen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs askujt ve\u00e7 vetvetes. P\u00ebr koherenc\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs, n\u00ebse nuk i \u00ebsht\u00eb askujt mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb forme qeverisjeje demokratike t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb popull e zgjedh vet\u00eb me bindje t\u00eb hekurt q\u00eb nuk e l\u00ebkundin er\u00ebrat e rast\u00ebsishme t\u00eb halu\u00e7inacioneve politike, i jep jet\u00eb, e rrit dhe e maturon vet\u00eb, nuk faj\u00ebson ai n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb saj ask\u00ebnd ve\u00e7 vetvetes. Nj\u00eb popull i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb lloj maturie, \u00ebsht\u00eb i vetmi i llojit t\u00eb tij q\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb demokracin\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb mirat dhe limitet e saj.<\/p>\n<p><strong>Liria si premis\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Liria nuk \u00ebsht\u00eb kup\u00eb argjendi a floriri q\u00eb dhurohet n\u00eb k\u00ebmbim e si shp\u00ebrblim. Q\u00eb liria t\u00eb reflektoj\u00eb kuptimin q\u00eb mbart, historia ka treguar se ka nevoj\u00eb t\u00eb derdhen ngjyra t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb krijuar tablon\u00eb e saj, nj\u00eb tablo ku n\u00eb p\u00ebrfundim e kuqja ka vendin e saj. Nuk ka liri q\u00eb vjen nga negocimi, as liri q\u00eb vjen nga mir\u00ebkuptimi sepse pushtimet e \u00e7far\u00ebdo lloji, prej atyre klasikeve t\u00eb nj\u00eb shteti mbi nj\u00eb tjet\u00ebr deri tek ato modernet t\u00eb pushtimit t\u00eb institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb, nuk mund t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm p\u00ebrmes negociatave, shk\u00ebmbimeve apo p\u00ebruljes reciproke. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr negociat\u00eb kur nuk ke frik\u00eb nga kund\u00ebrshtari, apo m\u00eb keq nuk e konsideron at\u00eb fare. Magjia e demokracis\u00eb\u00ebsht\u00eb t\u00eb ulesh t\u00eb negociosh dhe t\u00eb pranosh edhe mendimin e atij q\u00eb nuk ka forc\u00eb t\u00eb imponohet, por p\u00ebr t\u00eb arritur deri tek kjo magji, imponimi i k\u00ebtij regjimi demokratik nuk vjen nga mir\u00ebkuptimi.<\/p>\n<p>Fundi i \u00e7do pushtimi, p\u00ebrpara se t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb rimarrjen e nj\u00eb toke t\u00eb pushtuar, apo institucioneve t\u00eb sunduara nga kasta t\u00eb caktuar makut\u00ebrish politik\u00eb, n\u00ebnkupton rimarrjen e dinjitetit. Dinjiteti, si etalon i krenaris\u00eb s\u00eb individit, familjes e m\u00eb pas kombit, s\u2018mund t\u00eb rimerret duke i shtrir\u00eb dor\u00ebn p\u00ebrdhos\u00ebsit t\u00eb tij. Dinjiteti i p\u00ebrdhosur si d\u00ebshmi e munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, rimerret vet\u00ebm duke mos patur frik\u00eb nga ngjyra e kuqe n\u00eb tablon\u00eb e liris\u00eb. Por, ky nuk nuk \u00ebsht\u00eb leksion q\u00eb m\u00ebsohet, edukohet, imponohet a p\u00ebrforcohet. Ndjeshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb kuptuar se liria mungon duhet t\u00eb jet\u00eb thirrje e brendshme e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe mbi t\u00eb gjitha produkt i nj\u00eb reflektimi intelektual kolektiv. Thirrje q\u00eb provokon instikte njer\u00ebzore reagimi, t\u00eb cilat nuk ka gjuh\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb diplomacie e politike q\u00eb i moderon. Nj\u00eb shoq\u00ebri e ndjen se nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, andaj asesi nuk mundet t\u2019i m\u00ebsohet a thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Kur prona t\u00eb zaptohet, ti e ndjen si detyrim ndaj trash\u00ebgimnis\u00eb dhe mundit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve. Kur dinjiteti i pun\u00ebs t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet, ti e ndjen n\u00eb egon t\u00ebnde. Kur tryeza t\u00eb boshatiset, ti e ndjen n\u00eb stomak. Shkurt, nuk m\u00ebsohet ndjenja, ajo jetohet, p\u00ebrjetohet dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb natyrshmes ta ndal\u00ebsh. Si \u00e7do ndjesi, n\u00ebse edhe ndjesin\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb e moderon, e dirigjon, e zbut, e drejton apo deri edhe e ndal, do t\u00eb thot\u00eb se ajo nuk po dhemb e nuk ka dhembur mjaftuesh\u00ebm. Marr\u00ebdh\u00ebnia me lirin\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm nga m\u00ebnyra se si ajo ka ardhur n\u00eb jet\u00eb, se si nj\u00eb shoq\u00ebri e ka krijuar vendin n\u00eb mesin e saj, prandaj ajo nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjat\u00eb kur vjen si nj\u00eb mik i paftuar. Por, a mund t\u00eb eksportohet demokracia?<\/p>\n<p><strong>A eksportohet demokracia?<\/strong><\/p>\n<p>A eskportohet premisa e demokracis\u00eb, liria e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb demokracia vet\u00eb? \u201cN\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb liria nuk mund t\u00eb dhurohet, duhet t\u00eb arrihet\u201d, thoshte Roosevelt n\u00eb<br \/>\nAmerik\u00ebn e viteve t\u00eb tij. Duke ndjekur filozofin\u00eb e Roosevelt, dy jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e deduksionit logjik: ose premtimi i shteteve t\u00eb m\u00ebdhaja p\u00ebr t\u2018i falur liri popujve t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb pa konsideruesh\u00ebm n\u00eb kuptimin ekonomik dhe gjeopolitik \u00ebsht\u00eb marrosje utopike deri n\u00eb mashtrim, ose, edhe kur dhurohet, liria zgjat fare pak dhe nuk shkruhet ajo n\u00eb epilogun e librit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Demokracia n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e saj, ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre, ka q\u00ebn\u00ebjo rrall\u00eb her\u00eb n\u00eb konflikt me vlerat kulturore, fetare apo historike t\u00eb shoq\u00ebrive ku \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb implementohet. E pa aplikueshme ose e papranueshme ajo nuk ka pasur rezultatet e pritshme. Shpesh, vet\u00eb ideja e imponimit nga fuqit\u00eb e huaja nuk ka asgj\u00eb demokratike n\u00eb vetvete, gj\u00eb e cila ka ngjallur rezistenc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebss\u00eb koherenc\u00ebs apo n\u00eb raste t\u00eb tjera kur ajo ka ardhur si dhurat\u00eb duke\u00a0 u konsideruar si di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb humbas\u00eb s\u00ebrish. P\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e p\u00ebrmendura m\u00eb lart tranzicionet demokratike jan\u00eb shoq\u00ebruar me munges\u00eb stabiliteti politik, ekonomik e social, dob\u00ebsi institucionale apo pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet me zhg\u00ebnjim p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb larta me t\u00eb cilat ajo ka ardhur. Korrupsioni, dob\u00ebsit\u00eb institucionale, mungesa e transparenc\u00ebs e demokracive t\u00eb eksportiuara ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt qytetar\u00ebt t\u00eb humbasin besimin ndaj saj dhe efikasiteti t\u00eb kompromentohet. Me gjith\u00eb d\u00ebshtimet e saj, aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 shteteve tashm\u00eb jan\u00eb edhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb ndalur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr promovimin e demokracive si &#8220;mall&#8221; eksporti. Nga d\u00ebshtimet spektakolare si Iraku, Afganistani e Libia, tek sukseset si Gjermania Lindore, Afrika e Jugut e Japonia, demokracia mbetet nj\u00eb &#8220;mall&#8221; q\u00eb k\u00ebrkohet dhe ofrohet.<\/p>\n<p>M\u00eb optimist se Roosevelt, Kennedy besonte se \u201cvala e s\u00eb ardhmes nuk ishte pushtimi i bot\u00ebs nga nj\u00eb dogm\u00eb e vetme besimi, por \u00e7lirimi (liberation) i energjive t\u00eb ndryshme t\u00eb kombeve t\u00eb lira dhe njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb\u201d. E interpretuar, n\u00ebse stimuli p\u00ebr ta \u00e7liruar energjin\u00eb e nj\u00eb kombi mund t\u00eb importohet, energjia jo. Ndjeshm\u00ebria dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, jo se jo.<\/p>\n<p>Nuk shkon larg dyshimi n\u00ebse themi se e mundur \u00ebsht\u00eb q\u00eb utopia e premtimit t\u00eb demokracive t\u00eb eksportuara t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej shkaqeve p\u00ebrse autokracit\u00eb sot kan\u00eb fituar masivisht terren n\u00eb dimensionin global, her\u00eb t\u00eb moderuara (elektorale), her\u00eb t\u00eb mbyllura e totalitare. V-Dem n\u00eb raportin mbi demokracit\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb 2022 d\u00ebshmon se demokracia globale ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelet e vitit 1986, ku 72% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore (5.7 bilion njer\u00ebz) jetojn\u00eb n\u00eb autokraci (krahasuar me 46% n\u00eb 2012) dhe 43% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore jetojn\u00eb n\u00eb vende q\u00eb po shkojn\u00eb drejt autokracis\u00eb (krahasuar me 5% n\u00eb 2012). 44% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore jetojn\u00eb n\u00eb vende me autokraci zgjedhore. A thua zhg\u00ebnjimi ndaj nj\u00eb premtimi t\u00eb madh t\u00eb pa mbajtur \u00ebsht\u00eb forc\u00eb e madhe shtyt\u00ebse ndaj kahut t\u00eb kund\u00ebrt?<\/p>\n<p>Ideja se liria dhe demokracia mund t\u00eb eksportohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e lasht\u00eb.Demokrat\u00ebt athinas, revolucionar\u00ebt francez\u00eb dhe bolshevik\u00ebt rus\u00eb, ishin t\u00eb bindur se sistemi i tyre politik ishte mjaft i mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dhuruar t\u00eb gjith\u00eb popujve. Debati mbi eskportimin e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb i tipit ideologjik, i cili p\u00ebrball realist\u00ebt (demokracia nuk mund t\u00eb eksportohet) me idealist\u00ebt (demokracia mund t\u00eb eksportohet). P\u00ebrshtatur n\u00eb politik\u00ebn e post viteve 2000, koncepti i eksportimit t\u00eb demokracis\u00eb ia ka l\u00ebn\u00eb vendin atij t\u00eb \u201cshtetformimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d (international state-building), nxitur m\u00eb s\u00eb shumti nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, koncept i cili insiston n\u00eb rolin rregullator t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe relativizimin e zgjidhjeve politike t\u00eb brendshme, i njohur si nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi neo-wilsonian.<\/p>\n<p>I shqip\u00ebruar: qeverisje mbi qeverin\u00eb. Ky koncept i shoq\u00ebruar mir\u00ebfilltazi me at\u00eb t\u00eb eksportimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe vlerave liberale mori hov me administrat\u00ebn Bush n\u00eb vitin 2005, i cili refuzoi radikalisht politikat e frenimit dhe t\u00eb interesit vetjak shtet\u00ebror (q\u00eb kishin prevaluar gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb) dhe hapi siparin e nj\u00eb politike t\u00eb jashtme aktive dhe nd\u00ebrhyr\u00ebse, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb popujve dhe liris\u00eb s\u00eb tyre nga arbitrariteti i pushteteve.<\/p>\n<p>Sa ka triumfuar shtetformimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe eskportimi i demokracis\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje e marr\u00eb nd\u00ebr shembuj si Afganistani, Iraku, vendet e Afrik\u00ebs dhe n\u00eb fund, Ballkani. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta shembuj me ndryshime t\u00eb theksuara dhe nuanca deri n\u00eb kontrast, bashkohen n\u00eb dy pika: s\u00eb pari, pavar\u00ebsisht motivimit p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare militare, ekonomike apo diplomatike, shtetformimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka neglizhuar deri edhe injoruar faktor\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb brendshme; s\u00eb dyti eksportimi i demokracis\u00eb dhe shtetformimi demokratik \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb proces teknik administrativ i domosdosh\u00ebm, i cili nuk k\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen apo konsensusin e popullit respektiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu rikthyer dy shtyllave mbi t\u00eb cilat ngrihet demokracia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e till\u00eb, shtylla e par\u00eb, prakufizimi i pushtetit, buron nga t\u00eb ashtuquajturat revolucione liberale t\u00eb cilat i japin jet\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe fizionomis\u00eb s\u00eb tij juridike dhe institucionale. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij mbron t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individit nga arbitrariteti i pushtetit. Shtylla e dyt\u00eb q\u00eb i jep identitet demokracis\u00eb, buron nga t\u00eb ashtuquajturat revolucione demokratike dhe konsiston ajo n\u00eb p\u00ebrfshirjen e qytetar\u00ebve n\u00eb ushtrimin e pushtetit, p\u00ebrmes form\u00ebs m\u00eb klasike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi, i cili buron nga zgjedhjet. R\u00ebnia e nj\u00ebr\u00ebs shtyll\u00eb apo cungimi i nj\u00ebr\u00ebs shtyll\u00eb e zhb\u00ebn fytyr\u00ebn e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja lind: n\u00ebse ve\u00e7an\u00ebrisht pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, t\u00eb shumta jan\u00eb shtetet q\u00eb shtyll\u00ebn e dyt\u00eb, pra zhvillimin e zgjedhjeve, e kan\u00eb de jure e shpesh edhe de facto, sa prej tyre e kan\u00eb t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb zhvilluar shtetin ligjor brenda tyre, pra shtyll\u00ebn e par\u00eb?<\/p>\n<p>Zhvillimi i zgjedhjeve nuk mjafton p\u00ebr ta quajtur demokracin\u00eb me fytyr\u00eb dhe em\u00ebr si t\u00eb till\u00eb, e k\u00ebtu theksojm\u00eb s\u00ebrish se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb sinkron t\u00eb plot\u00eb me shum\u00ebfishimin e autokracive elektorale n\u00eb mbar\u00eb globin. Eksportimi i demokracis\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte eksportin komplementar dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dy shtyllave. N\u00ebse detyrimi p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve imponohet, e n\u00ebse b\u00ebhemi mjaftuesh\u00ebm optimist\u00eb sa t\u00eb mendojm\u00eb se jo vet\u00ebm imponohet detyrimi p\u00ebr zgjedhje, por imponohet dhe kriteri q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe t\u00eb pakompromentuara, a imponohet shteti i s\u00eb drejt\u00ebs?<\/p>\n<p>Fruti i revolucioneve liberale, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe forca e tij juridike dhe institucionale nuk mund t\u00eb imponohen, promovohen apo eksportohen. S\u00eb pari sepse me gjasa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb survejosh dhe t\u00eb k\u00ebrkosh zgjedhje t\u00eb lira, pra t\u00eb eksportosh nj\u00eb politik\u00eb elektorale se sa nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb paansh\u00ebm q\u00eb ruan nga arbitrariteti i pushtetit t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individit si jeta, liria, dinjiteti. M\u00eb s\u00eb shumti sepse ky i fundit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e imponimit kulturor, por varet t\u00ebr\u00ebsisht nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm lokal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pa u filtruar dhe pastruar paraprakisht vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb tentakula shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. S\u00eb dyti, sepse n\u00ebse institucionet, qoft\u00eb edhe kur mish\u00ebrojn\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb sponsorizuara nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, pra pron\u00eb e eksportuesit, ato mbesin jo t\u00eb lira dhe n\u00eb dhunim flagrant t\u00eb demokracis\u00eb si koncept, vizion dhe sistem. Demokracia nuk mund t\u00eb promovohet, ajo zgjidhet dhe form\u00ebsohet me vullnet t\u00eb lir\u00eb nga vet\u00eb populli zgjedh\u00ebs. Kjo e b\u00ebn at\u00eb, Demokraci.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019ia lejuar deri n\u00eb fund vetes luksin e guximit t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb sy e pa patur frik\u00eb nga p\u00ebrgjigjja: A nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi ta besosh ende se n\u00eb vende ku asnj\u00ebra prej dy shtyllave ia ka dal\u00eb t\u00eb konsolidohet, do t\u00eb bjer\u00eb prej qiellit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pak\u00ebz demokraci? Aty ku ende nuk \u00ebsht\u00eb eksportuar s\u00eb paku politika elektorale, e aspak shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, nuk ka si t\u00eb jap\u00eb rezultate koncepti i shtetformimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb fund, t\u00eb dyja shtyllat e demokracis\u00eb, pranuam se burojn\u00eb nga revolucioni. Aeksportohet apo promovohet revolucioni? As eksportohet, as imponohet e as dirigjohet. Revolucioni liberal dhe demokratik lind nga dhimbja e munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb. N\u00ebse ende nuk ka lindur n\u00eb vende si i yni, q\u00eb dikujt i luten p\u00ebr demokraci, do t\u00eb thot\u00eb se mungesa e liris\u00eb nuk po dhemb mjaftuesh\u00ebm, ose edhe m\u00eb keq, liria p\u00ebr t\u00eb vendosur tmerron.<\/p>\n<p><strong>An\u00ebtare t\u00eb Departamentit Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/May\/02\/auto_3343ffc7-0432-4630-8e6c-39bac4f953041714655288.jfif\" alt=\"Image\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/May\/02\/auto_8f83b53d-3049-440b-90c7-6c8eae16fbf91714655288.jfif\" alt=\"Image\" \/><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera Shehaj dhe Ted Kopliku An\u00ebtar t\u00eb Departamentit BrainGain &nbsp; N\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, nga ligji i m\u00eb t\u00eb fortit, monarkit\u00eb e republikat antike, perandorit\u00eb apo regjimet feudale e totalitare, demokracia nuk ka q\u00ebn\u00eb rregulli, por qart\u00ebsisht p\u00ebrjashtimi i formave t\u00eb qeverisjes s\u00eb shoq\u00ebrive. Regjimet jo demokratike pat\u00ebn nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb qart\u00eb sidomos n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2716,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-2715","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}