{"id":2644,"date":"2023-08-05T20:51:07","date_gmt":"2023-08-05T20:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2644"},"modified":"2024-12-24T12:51:11","modified_gmt":"2024-12-24T12:51:11","slug":"rikthimi-i-takses-se-sheshte-si-alternative-per-rivitalizimin-e-ekonomise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/rikthimi-i-takses-se-sheshte-si-alternative-per-rivitalizimin-e-ekonomise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Rikthimi i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb si alternativ\u00eb p\u00ebr rivitalizimin e ekonomis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klea Du\u00e7ka An\u00ebtare e Departamentit BrainGain<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb po p\u00ebrballet aktualisht me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb,e cila ka ardhur duke u thelluar dhe p\u00ebrkeq\u00ebsuar si pasoj\u00eb e politikave t\u00eb gabuara ekonomike t\u00eb ndjekura nga qeveria aktuale dhe keqmenaxhimit t\u00eb financave publike q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet, si dhe tronditjet e ekonomis\u00eb t\u00eb shkaktuara nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm si pandemia e Covid-19 dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Klima ekonomike \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga ngadal\u00ebsimi i rritjes ekonomike, niveli i lart\u00eb i papun\u00ebsis\u00eb, dhe r\u00ebnia e investimeve t\u00eb huaja. P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto problematika dhe p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike, lind midis t\u00eb tjerash nevoja e reformimit t\u00eb sistemit tatimor dhe m\u00eb konkretisht e kalimit nga taksimi aktual progresiv, n\u00eb at\u00eb t\u00eb shesht\u00eb (flat tax). Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb tatimore \u00ebsht\u00eb propozuar n\u00eb vitin 2008 nga qeveria Berisha dhe zbatuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb saj. Synimi i ides\u00eb p\u00ebr rikthimin e moderuar t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i thithjes s\u00eb investime t\u00eb huaja, stimulimit t\u00eb rritjes s\u00eb GDP-s\u00eb reale, si dhe i luft\u00ebs ndaj informalitetit, duke mund\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebte m\u00ebnyr\u00eb rigjall\u00ebrimin e ekonomis\u00eb shqiptare. P\u00ebrpara se t\u00eb kalojm\u00eb tek benefitet dhe detajet e riimplementimit t\u00eb k\u00ebtij sistemi tatimor, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb klim\u00ebs ekonomike n\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb kuptuar, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash edhe disa nga arsyet e mosfunksionimit t\u00eb taksimit progresiv t\u00eb zbatuar aktualisht nga qeveria Rama.<br \/>\nKriza aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri karakterizohet kryesisht nga k\u00ebta kat\u00ebr faktor\u00eb ky\u00e7:tronditjet e shkaktuara prej s\u00eb jashtmi, niveli i lart\u00eb i papun\u00ebsis\u00eb, r\u00ebnia e investimeve t\u00eb huaja dhe ekonomia informale. Ngjarjet globale si pandemia e Covid-19 kan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb dy sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb tejet t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj tronditjeve t\u00eb jashtme: at\u00eb t\u00eb turizmit dhe remitancat, nga t\u00eb cilat varet ve\u00e7an\u00ebrisht ekonomia shqiptare. Nga ana tjet\u00ebr, niveli i lart\u00eb i papun\u00ebsis\u00eb, sidomos tek t\u00eb rinjt\u00eb, i thelluar si pasoj\u00eb e nj\u00eb stagflacioni (lidhjes proporcionale mes rritjes s\u00eb inflacionit dhe papun\u00ebsis\u00eb) kryesisht p\u00ebrgjat\u00eb 3 viteve t\u00eb fundit, \u00ebshte shoq\u00ebruar me largimin masiv t\u00eb tyre nga vendi, duke shkatuar k\u00ebshtu humbje t\u00eb kapitalit njer\u00ebzor dhe forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, kushtet e pafavorshme ekonomike dhe sistemi tatimor kompleks i taksimit kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb zvog\u00eblimin e investimeve t\u00eb huaja direkte dhe krijimin e nj\u00eb ekonomie informale, e cila e v\u00ebshtir\u00ebson pro\u00e7esin e grumbullimit t\u00eb taksave duke ulur apo d\u00ebmtuar t\u00eb ardhurat qeveritare.<br \/>\nAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb n\u00ebnvizohet n\u00eb lidhje me taks\u00ebn progresive, e cila zbatohet aktualisht n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb se ideja e norm\u00ebs s\u00eb tatimit q\u00eb rritet me rritjen e t\u00eb ardhurave nuk ka n\u00eb vetvete moral t\u00eb qortuesh\u00ebm.Megjithat\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb jape frytet e pritshme apo funksionoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin efikasitet n\u00eb kushtet e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb politike dhe ekonomike, keqfunksionimit t\u00eb institucioneve dhe evazionit t\u00eb lart\u00eb fiskal.N\u00eb k\u00ebto rrethana, ajo jep efektin e kund\u00ebrt, duke nxitur shmangien e detyrimeve dhe duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb pasurit t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke paguar sa nj\u00eb punonj\u00ebs i thjesht\u00eb me page minimale, sic edhe po ndodh aktualisht. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, FMN, nga kund\u00ebrshtari m\u00eb i madh i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb, u kthye n\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb saj, duke i k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur qeveris\u00eb s\u00eb majt\u00eb aplikimin e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto rrethana, shkall\u00ebt relativisht t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb taksimit, sidomos kur jan\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vetme, synojn\u00eb t\u00eb disiplinojn\u00eb sjelljen e taksapaguesve dhe rrisin incentivat p\u00ebr t\u00eb paguar, duke minimizuar k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb e evazionit fiskal apo zvog\u00ebluar informalitetin.<br \/>\nSi dhe p\u00ebrse mundet riaplikimi i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb daljen e ekonomis\u00eb shqiptare nga kriza dhe stimuloj\u00eb rritjen ekonomike? Le t\u00eb shohim fillimisht n\u00eb retrospektiv\u00eb benefitet q\u00eb kjo politik\u00eb tatimore i solli ekonomis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb PD.<br \/>\nAplikimi i taksimit t\u00eb shesht\u00eb i propozuar n\u00eb vitin 2008 dhe i zbatuar nga qeveria Berisha b\u00ebri t\u00eb mundur n\u00eb saj\u00eb edhe t\u00eb diferenc\u00ebs mes shkall\u00ebs efektive progresive t\u00eb tatimit n\u00eb mas\u00ebn 8% dhe shkall\u00ebs unike t\u00eb flat tax, leht\u00ebsimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr individ\u00ebt dhe bizneset duke thjeshtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pro\u00e7esin e grumbullimit t\u00eb taksave dhe rritur t\u00eb ardhurat qeveritare nga tatimet me rreth 35% , duke i krijuar qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme resurset e nevojshme p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb sh\u00ebrbime publike dhe projekte infrastrukturore me r\u00ebnd\u00ebsi. Gjithashtu, norma konkurruese e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb prej 10% p\u00ebr individ\u00ebt dhe bizneset krijoi kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, duke nxitur investimet e huaja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe duke mb\u00ebshtetur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb aktualizuar dhe risjell\u00eb politik\u00ebn tatimore flat t\u00eb vitit 2008 pas gati 15 vitesh dhe p\u00ebr ta implementuar me sukses n\u00eb kushtet e tanishme ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm hartimi i nj\u00eb strategjie t\u00eb mir\u00ebmenduar, e cila mund t\u00eb ndjek\u00eb hapat e propozuara m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n1.Rregullimi gradual i norm\u00ebs s\u00eb tatimit: Norma e tatimit mund t\u00eb ndryshohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale me synimin p\u00ebr t\u2019i krijuar koh\u00ebn e nevojshme agjent\u00ebve ekonomik\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me sistemin e ri tatimor. P\u00ebr vitin e par\u00eb, mund t\u00eb aplikohet nj\u00eb ulje progresive e taks\u00ebs nga 15% n\u00eb 12%.<br \/>\n2. Stimulant\u00ebt tatimor\u00eb: Ofrimi i stimulant\u00ebve tatimor\u00eb si p.sh. ulja e norm\u00ebs s\u00eb tatimit p\u00ebr bizneset e vogla dhe ulja e taks\u00ebs nga 23% n\u00eb 13% p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet q\u00eb gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb larta dhe me kapacitet t\u00eb madh krijimi t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb.<br \/>\n3. Krijimi i nj\u00eb administrate tatimore dixhitale: P\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e mbledhjes s\u00eb taksave dhe reduktuar kostot administrative, lind nevoja e dixhitalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit tatimor. Kjo n\u00ebnkupton implementimin e nj\u00eb aplikacioni apo website-i t\u00eb dedikuar p\u00ebr tatimpaguesit dhe rregjistrimin e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve. Ky aplikacion apo website mund t\u00eb dizenjohet sipas modelit austriak t\u00eb Finanzamt, (Drejtoria Tatimore n\u00eb Austri), faqja e s\u00eb cil\u00ebs, FinanzOnline, i ofron taksapaguesve t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet tatimore n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe efikase.<br \/>\n4. P\u00ebrfshirja e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb: Taksa e shesht\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb n\u00ebse aplikohet vet\u00ebm mbi t\u00eb ardhurat personale dhe korporative. Duhet konsideruar mund\u00ebsia e p\u00ebrfshirjes s\u00eb kontributeve shoq\u00ebrore n\u00eb sistemin e ri tatimor.<br \/>\n5. Rrjetat e Siguris\u00eb Sociale: K\u00ebtu n\u00ebnkuptohet garantimi i ndihm\u00ebs p\u00ebr personat m\u00eb t\u00eb prekur nga reforma tatimore dhe mbrojtja e nj\u00eb fashe t\u00eb pagave t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb cilat nga 0 t\u00eb tatueshme, do t\u2019i n\u00ebnshtrohen direkt norm\u00ebs s\u00eb re tatimit.<br \/>\n6. Shqyrtimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb: P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj ndryshimi, \u00ebsht\u00eb e nevojshme b\u00ebrja e nj\u00eb analize t\u00eb holl\u00ebsishme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb impaktit ekonomik t\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb till\u00eb: efekti mbi inflacionin, konsumin, sektor\u00ebt e ndrysh\u00ebm ekonomik\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve.<br \/>\n7. Integrimi i fermer\u00ebve n\u00eb skem\u00ebn fiskale: Aktualisht sektori bujq\u00ebsor p\u00ebrb\u00ebn 1\/5 e ekonomis\u00eb n\u00eb vend, por fermer\u00ebt nuk jan\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs fiskale. Skemat e m\u00ebparshme q\u00eb parashikonin rregjistrimin e fermer\u00ebve kan\u00eb rezultuar t\u00eb d\u00ebshtuara, prandaj k\u00ebtu mund t\u00eb konsiderohet mund\u00ebsia e zbatimit t\u00eb nj\u00eb takse proporcionale (lump sum tax) si nj\u00eb form\u00eb e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb.<br \/>\nSuksesi i reform\u00ebs s\u00eb propozuar m\u00eb lart, varet sigurisht nga rivendosja e stabilitetit politik, funksionimi i strukturave anti-korrupsion dhe nj\u00eb qeverisje transparente, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb mjedis q\u00eb rrit besimin e investitor\u00ebve, i mbron ata juridikisht dhe minimizon rrisqet e investimeve. Kushte t\u00eb favorshme sidomos p\u00ebr investimet e huaja krijon thjeshtimi i rregullave dhe zvog\u00eblimi i pengesave byrokratike n\u00eb sistem. P\u00ebr implementimin e reform\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm zhvillimi i infrastruktur\u00ebs strategjike, sidomos p\u00ebr procesin e dixhitalizimit t\u00eb administrat\u00ebs tatimore.<br \/>\nImplementimi me sukses i taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb, ndon\u00ebse i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb rrethanat aktuale ekonomike, do t\u00eb krijoj\u00eb mjedis t\u00eb favorsh\u00ebm biznesi, promovoj\u00eb investimet dhe hap\u00eb m\u00eb shum\u00eb vende pune, duke rivitalizuar k\u00ebshtu ekonomin\u00eb dhe rritur potencialin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend me aspirata drejt mir\u00ebqenies n\u00eb nivel europian.<\/p>\n<p><\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klea Du\u00e7ka An\u00ebtare e Departamentit BrainGain Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb po p\u00ebrballet aktualisht me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb,e cila ka ardhur duke u thelluar dhe p\u00ebrkeq\u00ebsuar si pasoj\u00eb e politikave t\u00eb gabuara ekonomike t\u00eb ndjekura nga qeveria aktuale dhe keqmenaxhimit t\u00eb financave publike q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet, si dhe tronditjet e ekonomis\u00eb t\u00eb shkaktuara nga [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2645,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[48],"tags":[],"class_list":["post-2644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vera-e-ideve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2644\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}