{"id":2627,"date":"2023-08-27T20:39:52","date_gmt":"2023-08-27T20:39:52","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2627"},"modified":"2024-12-24T12:50:38","modified_gmt":"2024-12-24T12:50:38","slug":"perpara-se-inteligjenca-artificiale-ia-te-jete-vertete-inteligjente-cili-duhet-te-jete-roli-i-elitave-politike-dhe-intelektuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/perpara-se-inteligjenca-artificiale-ia-te-jete-vertete-inteligjente-cili-duhet-te-jete-roli-i-elitave-politike-dhe-intelektuale\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpara se inteligjenca artificiale (IA) t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb inteligjente. Cili duhet t\u00eb jet\u00eb roli i elitave politike dhe intelektuale?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ted Kopliku An\u00ebtar i Departamentit BrainGain<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb vuan akoma probleme mesjetare apo ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje endemike q\u00eb prek t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs sociale, ekonomike dhe politike ndoshta duket di\u00e7ka pa kuptim, jasht\u00eb teme dhe pa interes. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta. IA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb ku e gjithe bota nis nje gar\u00eb t\u00eb re dhe ndryshe nga revolucioni industrial apo gara p\u00ebr bomb\u00ebn atomike e shekujve t\u00eb kaluar, p\u00ebrdorimi i inteligjenc\u00ebs artificiale nuk k\u00ebrkon teknologji t\u00eb sofistikuar por mjafton nje kompjuter i thjesht\u00eb. P\u00ebr mendimin tim, n\u00ebse kemi mbetur pas n\u00eb t\u00eb gjithe trenat q\u00eb kan\u00eb kaluar, nga zhvillimi teknologjik, t\u00eb shtetformimit, t\u00eb integrimit apo n\u00eb at\u00eb intelektual, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tren t\u00eb cil\u00ebt shqiptar\u00ebt si shtet i vog\u00ebl q\u00eb praktikisht nuk prodhon asgj\u00eb duhet ta kapi me patjet\u00ebr. Jemi tashm\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs para dhe pas vulgarizimit t\u00eb internetit (p\u00ebrdorimit nga t\u00eb gjith\u00eb). Q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2022 nj\u00eb tjet\u00ebr \u00abpara dhe pas\u00bb po instalohet. Chat GPT ka ndryshuar krejt\u00ebsisht qasjen ndaj prodhimtaris\u00eb intelektuale. Nga recetat e kuzhin\u00ebs, tek p\u00ebrgjigjet e mail-eve, nga kodimi i programeve, tek zgjidhjet e problemeve t\u00eb p\u00ebrditshme, nga shkrimi i artikujve n\u00eb gazeta tek botimi i librave, kjo teknologji po transformon pun\u00ebn e \u00e7do profesioni. Ekspert\u00ebt e fush\u00ebs, pavarsisht avancimit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm me Chat GPT 4, bien dakort q\u00eb akoma kjo inteligjenc\u00eb nuk i afrohet asaj njer\u00ebzore, por 90 % e tyre mendojn\u00eb q\u00eb tejkalimi i inteligjenc\u00ebs njerzore n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, at\u00eb q\u00eb ata e quajn\u00eb Inteligjenca Artificiale Gjenerale (GIA), \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb. Disa prej tyre thon\u00eb q\u00eb edhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kalimtare dhe brenda 7-10 vitesh do kemi Super Inteligjenc\u00ebn (SI) e cila tejkalon miliona her\u00eb inteligjenc\u00ebn njer\u00ebzore.<br \/>\nKy realitet do shkund\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ekonomike, politike e sociale duke krijuar pabarazi t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb e natyr\u00ebs konjiktive e intelektuale. Ky revolucion n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit ka rreziqe por edhe p\u00ebrfitime t\u00eb pafundme. Ndalimi i k\u00ebtij revolucioni p\u00ebr t\u00eb parandaluar rreziqet \u00ebsht\u00eb i pamundur, e para p\u00ebr arsye gjeopolitike, sepse Kina e cila e ka marr\u00eb shum\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb gar\u00eb do dominonte bot\u00ebn dhe s\u00eb dyti sepse p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb revolucion do duhej nj\u00eb diktatur\u00eb shum\u00eb e eg\u00ebr, sepse si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb lart mjafton vet\u00ebm nj\u00eb laptop p\u00ebr t\u00eb pasur akses.<br \/>\n\u00c7far\u00eb qasje ka shteti shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e af\u00ebrt ? Sigurisht d\u00ebgjojm\u00eb parashtesa dhe prapashtesa \u00ab SMART \u00bb n\u00eb projektet qeveritare. Nga \u00abBariu Inteligjet\u00bb q\u00eb karikon celularin me panel diellor tek, s\u00eb fundmi, \u00abShkollat Smart\u00bb, p\u00ebrve\u00e7 fshehjes s\u00eb vjedhjeve n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave t\u00eb fondeve t\u00eb bashkimit Europian apo atyre t\u00eb shtetit, nuk ka asgj\u00eb \u00absmart\u00bb n\u00eb to. Sipas nj\u00eb investigimi t\u00eb portalit Oligarkia, \u00abShkollat Smart\u00bb ishin vjedhja e rradh\u00ebs me tender t\u00eb 15 milion eurove p\u00ebr t\u00eb furnizuar shkollat me laptop\u00eb. Nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, ku pavarsisht rritjes me dy her\u00eb t\u00eb kompjuterave nga hera e par\u00eb, fondi ishte rritur me pes\u00eb her\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr, por ndalemi pak tek koncepti \u00abSmart\u00bb. Pra nj\u00eb shkoll\u00eb do jet\u00eb \u00abe zhgjuar\u00bb sepse do t\u00eb ket\u00eb laptop\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim nga nx\u00ebn\u00ebsit. Kjo do ishte nj\u00eb iniciativ\u00eb e mir\u00eb para 20 vitesh, p\u00ebr t\u00eb studiuar informatik\u00eb, p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb dokumenti word apo p\u00ebr t\u00eb kundruar n\u00eb internet. Sot jemi n\u00eb nj\u00eb realitet krejt tjet\u00ebr dhe askush nuk flet. Kemi nje klas\u00eb intelektuale t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe nj\u00eb kabinet qeveritar kryesisht injorant dhe t\u00eb padobish\u00ebm p\u00ebr sfidat q\u00eb na presin.<br \/>\nShkollat dhe universitetet shqiptare jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjeruar, t\u00eb tilla jan\u00eb edhe programet m\u00ebsimore. T\u00eb prapambetura dhe q\u00eb do p\u00ebrgatisin gjeneratatat e ardhshme p\u00ebr debate streile dhe profesione q\u00eb nuk do t\u00eb ekzistojn\u00eb. Situata b\u00ebhet edhe m\u00eb dramatike kur flasim p\u00ebr nivelin e m\u00ebsues\u00ebve gjithnj\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, bashk\u00eb me kriteret e pranimit apo motivimin e k\u00ebtyre t\u00eb fundit. Urgjenca p\u00ebr t\u00eb reformuar dhe modernizuar sistemin arsimor b\u00ebhet edhe m\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ardhmen e af\u00ebrme q\u00eb askush nuk flet. Gjeneratat e dala nga bankat e shkollave shqiptare do jen\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po shkon gjithnj\u00eb drejt globalizimit dhe adaptimit me inteligjenc\u00ebn artificiale.<br \/>\nElitat politike dhe intelektuale kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb guxojn\u00eb ta fusin n\u00eb debat publik k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ta trajtojn\u00eb me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh me ekspert\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha fushave. Ky tren ec\u00ebn shum\u00eb shpejt, por duhet kapur. T\u00eb p\u00ebrgatisim shoq\u00ebrin\u00eb, kryesisht gjeneratat e reja p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e af\u00ebrt ku inteligjenca artificiale do zhvillohet n\u00eb progress gjeometrik. Q\u00eb universiteti t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb nj\u00eb kosh i madh plehrash, duhet t\u00eb nxiten m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb drejt katedrave. Po ashtu, formimet profesionale dhe projektet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb mos reduktohen n\u00eb banalitete si Akademia e Barinjve por t\u00eb b\u00ebhen (apo konsultohen) studime serioze mbi t\u00eb ardhmen e profesioneve.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 universiteteve dhe shkollave profesionale, aparati i shtetit duhet t\u00eb jet\u00eb ne njohje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi teknologjik. Injorant\u00eb dhe teknofob\u00ebt do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb qorrsokakun e rradh\u00ebs. IA, n\u00eb versionet e tyre m\u00eb t\u00eb avancuara nuk jan\u00eb m\u00eb papagaj\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin veten, por potencial q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb zgjidh\u00eb shum\u00eb probleme n\u00eb fushen e mjek\u00ebsis\u00eb, energjitik\u00ebs e ndoshta t\u00eb marr\u00eb edhe rolin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur partnerin dhe profesionin e ardhsh\u00ebm. Mos p\u00ebrgatitja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me sindrom\u00ebn e inferioritetit dhe padobishm\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e cila ec\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tren me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb paarritshme nga Shqip\u00ebria q\u00eb nuk arriti t\u00eb kap\u00eb as at\u00eb me avull.<br \/>\nTurizmi nuk \u00ebsht\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb. Iluzioni q\u00eb kan\u00eb krijuar vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb kurioziteti t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb pazbuluar m\u00eb perpara. Turizmi do jet\u00eb burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr nj\u00eb elite ekonomike, por kurrsesi burim i rritjes s\u00eb mirq\u00ebnies s\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrkundrazi. Ky lloj turizmi ve\u00e7 do ti shtrejtoj\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Shqip\u00ebria gjithsesi ka mund\u00ebsi t\u00eb kap\u00eb trenin e rradh\u00ebs, pasi ka humbur t\u00eb gjith\u00eb ata qe i kan\u00eb kaluar m\u00eb p\u00ebrpara : t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr gar\u00ebn ku garuesit jan\u00eb relativisht pa eksperienc\u00eb. T\u00eb prodhoj\u00eb inteligjenc\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhen uzina, mjafton vullnet dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim.<\/p>\n<p><\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ted Kopliku An\u00ebtar i Departamentit BrainGain T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb vuan akoma probleme mesjetare apo ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje endemike q\u00eb prek t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs sociale, ekonomike dhe politike ndoshta duket di\u00e7ka pa kuptim, jasht\u00eb teme dhe pa interes. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta. IA \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2628,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[48],"tags":[],"class_list":["post-2627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vera-e-ideve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2627\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}