{"id":2607,"date":"2024-08-20T20:23:20","date_gmt":"2024-08-20T20:23:20","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2607"},"modified":"2024-11-21T20:25:53","modified_gmt":"2024-11-21T20:25:53","slug":"himara-monstra-e-pushtetit-dhe-dinjiteti-njerezor-fabul-satirike-fund-e-krye","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/himara-monstra-e-pushtetit-dhe-dinjiteti-njerezor-fabul-satirike-fund-e-krye\/","title":{"rendered":"Himara, monstra e pushtetit dhe dinjiteti njer\u00ebzor: Fabul satirike fund e krye&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sofokli \u00c7akalli An\u00ebtar i Departamentit BrainGain<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Si rrall\u00eb zona e krahina t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse ka nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb nj\u00ebson mendimin e lukunis\u00eb nacionaliste me t\u00eb arsyeshmit, \u00ebsht\u00eb fakti se Himara \u00ebsht\u00eb neglizhuar e n\u00ebnvler\u00ebsuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e saj, qoft\u00eb edhe pa patur mir\u00ebfilltazi nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk d\u00ebshiroj t\u2019i neglizhoj edhe un\u00eb mendimet k\u00ebsaj here. Mundem ta p\u00ebrshkruaj dhe t\u00eb analizoj me gjakftoht\u00ebsi tragjikomedin\u00eb e saj t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti tashm\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb fabule satirike, e thjesht\u00eb, e kuptueshme si nga revolta ime, ashtu edhe nga lexuesi.<\/p>\n<p>Imagjino sikur nj\u00eb dit\u00eb, qeveria, pasi fiton zgjedhjet, fillon propagand\u00ebn q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb duhet t\u00eb shitet vet\u00ebm banane dhe asnj\u00eb frut tjet\u00ebr. &#8220;Banania ka m\u00eb shum\u00eb vitamina se t\u00eb gjith\u00eb frutat e tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb e verdh\u00eb por edhe jeshile, ndihmon ekonomin\u00eb, vjen me kontejner\u00eb nga Amerika Latine, bashk\u00eb me disa gj\u00ebra t\u00eb tjera, etj.&#8221; &#8211; vazhdon propaganda.<br \/>\nT\u00eb kapur n\u00eb befasi nga kjo fushat\u00eb me shum\u00eb ngjyra, drita dhe dajre, patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb ham\u00eb banane. Pas nj\u00eb far\u00eb kohe duke ngr\u00ebn\u00eb vet\u00ebm banane, qeveria vendos q\u00eb supermarketi i frutave t\u00eb hapet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite. Dometh\u00ebn\u00eb, mund t\u00eb blesh banane, por do t\u00eb mund ta blesh vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite. Dhe gjat\u00eb atyre kat\u00ebr viteve, deri sa t\u00eb hapet supermarketi p\u00ebrs\u00ebri, do t\u00eb limitohesh vet\u00ebm n\u00eb konsumin e bananes q\u00eb ke bler\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kalojn\u00eb kat\u00ebr vitet e para dhe vjen dita e shum\u00ebpritur q\u00eb t\u00eb hapet supermarketi p\u00ebrs\u00ebri.<br \/>\nT\u00eb ka vajtur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, duke ngr\u00ebn\u00eb banane p\u00ebrdit\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt p\u00ebr kat\u00ebr vite. Tani e ke ndar\u00eb mendjen, ke vendosur t\u00eb nd\u00ebrrosh shije e t\u00eb blesh pjeshk\u00eb! &#8220;Dua pjeshk\u00eb &#8211; i thua vetes &#8211; nuk dua m\u00eb banane! &#8220;Rrug\u00ebs p\u00ebr tek supermarketi q\u00eb mezi e ke pritur t\u00eb hapet, ndesh nj\u00eb mori tipash anti-pjeshk\u00eb (banana-qejflinj ose ndryshe patronazhist\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb thon\u00eb: &#8220;Shiko, merre k\u00ebt\u00eb kuponin nga ne dhe ik merr 10 kg banane falas. \u00c7\u2019e do pjeshk\u00ebn ti? Pjeshka \u00ebsht\u00eb e shtrenjt\u00eb, vazhdo ha bananen se e ke falas me kuponin ton\u00eb.&#8221;<br \/>\nShum\u00eb tundohen nga kuponi, por ka akoma m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk tundohen dhe duan pjeshk\u00eb! Kur afrohesh m\u00eb af\u00ebr supermarketit dhe nuk ke pranuar kuponin, fillojn\u00eb mesazhet e tipit: &#8220;Shiko kujdes, banania t\u00eb mban me buk\u00eb, banania t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pun\u00ebn; po nuk zgjodhe prap\u00eb bananen, do limitohesh tek kastraveci p\u00ebr konsum&#8221; e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Por ti prap\u00eb nuk tundohesh: &#8220;M\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrroj shije e konsumoj kastravecin sesa t\u00eb mbetem tek banania p\u00ebrs\u00ebri.&#8221;<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund ia del t\u00eb hysh n\u00eb supermarket dhe k\u00ebrkon me vrull sektorin ku jan\u00eb pjeshk\u00ebt. Frutat e tjera nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb zhdukur me koh\u00eb nga tregu. Sheh pjeshk\u00ebt, shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme duken, por s\u2019ke koh\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh. I merr me nxitim, paguan dhe del. Kur hap \u00e7ant\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, \u00e7\u2019t\u00eb shoh\u00ebsh! Pjeshk\u00ebt q\u00eb ke marr\u00eb jan\u00eb n\u00eb fakt banane t\u00eb kamufluara si pjeshk\u00eb. Zhg\u00ebnjim i madh! Qeveria ta hodhi prap\u00eb! Ngelesh prap\u00eb duke ngr\u00ebn\u00eb banane edhe p\u00ebr kat\u00ebr vite t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb pesimiz\u00ebm i madh n\u00eb popull. T\u00eb lodhur nga banania, shum\u00eb njer\u00ebz largohen nga vendi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb frutave t\u00eb tjera; disa ia hedhin fajin pjeshk\u00ebve, sepse nuk rriten n\u00eb sezonin e bananes, e disa t\u00eb tjer\u00eb as nuk shkojn\u00eb m\u00eb fare n\u00eb supermarket. M\u00eb pas ndodh mrekullia. Pas 11 vitesh nga dita q\u00eb ke filluar t\u00eb konsumosh bananen e par\u00eb, vjen lajmi i madh nga Himara se do t\u00eb hapet nj\u00eb minimarket ku, p\u00ebrve\u00e7 bananes, do t\u00eb ket\u00eb edhe pjeshk\u00eb. Lajmi merr dhen\u00eb! Gjith\u00eb bregu zbret n\u00eb Himar\u00eb. T\u00ebrba\u00e7i, Ku\u00e7i, Vranishti, Piluri, Qeparoi, Nivica, Borshi dhe t\u00eb gjitha fshatrat n\u00eb rresht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb minimarket. K\u00ebsaj here me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka pjeshk\u00eb. Pas nj\u00eb rr\u00ebmuje t\u00eb madhe n\u00eb minimarket, del bilanci: rreth 3 mij\u00eb e kusur njer\u00ebz kan\u00eb bler\u00eb pjeshk\u00eb dhe diku tek 18 veta m\u00eb pak zgjodh\u00ebn t\u00eb hanin banane p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>E pabesueshme! E papranueshme! Qeverin\u00eb e z\u00eb ankthi nga frika se, n\u00ebse populli provon shijen e pjeshk\u00ebve apo shijen e ndonj\u00eb fruti tjet\u00ebr, nuk do ta pranoj\u00eb m\u00eb bananen. Si t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb?! Nuk mund t\u00eb lejojn\u00eb largimin nga banania. Vendosin q\u00eb duhen sekuestruar t\u00eb gjitha pjeshk\u00ebt. Por si do t\u00eb sekuestrohen pjeshk\u00ebt?<br \/>\nKjo ishte e pad\u00ebgjuar edhe p\u00ebr vet\u00eb b\u00ebmat e Qeveris\u00eb. Duhej nj\u00eb justifikim. &#8220;Ah, po \u2013 e gjet\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund \u2013 do t\u00eb sekuestrohen krejt pjeshk\u00ebt, sepse jan\u00eb pjeshk\u00eb greke! Si do t\u00eb ham\u00eb pjeshk\u00eb greke? Ne prodhojm\u00eb pjeshk\u00ebt tona.&#8221; Me premtimin q\u00eb minimarketi do t\u00eb hapej s\u00ebrish me pjeshk\u00eb bregu, t\u00eb gjitha pjeshk\u00ebt e shpallura greke u sekuestruan. Pas 15 muajsh, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb gushti, Qeveria vendos t\u00eb mbaj\u00eb premtimin dhe t\u00eb hap\u00eb minimarketin n\u00eb Himar\u00eb, duke lajm\u00ebruar se tani, p\u00ebrve\u00e7 bananes, do t\u00eb shitet edhe Pjeshk\u00eb Bregu e Vendit!<\/p>\n<p>Lajmi mori dhen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Gjith\u00eb bregu zbriti n\u00eb Himar\u00eb. T\u00ebrba\u00e7i, Ku\u00e7i, Vranishti, Piluri, Qeparoi, Nivica, Borshi, Sh\u00ebn Vasili dhe t\u00eb gjitha fshatrat n\u00eb rresht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb minimarket p\u00ebr pjeshk\u00ebn e vendit. Por k\u00ebsaj radhe, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte as pjeshk\u00eb vendi dhe as pjeshk\u00eb greke, por p\u00ebr \u00e7udi mungonte edhe banania shqiptare.<br \/>\nN\u00eb minimarket shitej vet\u00ebm nj\u00eb frut: BANANIA GREKE nga Dropulli, e ambalazhuar nga Qeveria! Se me \u00e7far\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, kjo s\u2019do as mend as kalem. Qeveria p\u00ebrdhosi p\u00ebrs\u00ebri dinjitetin e qytetar\u00ebve, sidomos atyre t\u00eb Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve u ishte premtuar pjeshk\u00eb vendi.<br \/>\nN\u00ebse shkaktoi gaz, habi apo edhe konfuzion kjo fabul, pak di t\u00eb them. I sigurt jam se ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak se paraleliz\u00ebm i nj\u00eb realiteti ku manipulimi i zgjedhjeve tani \u00ebsht\u00eb rregull dhe jo p\u00ebrjashtim. Fushata agresive e manipulimit zgjedhor n\u00eb Himar\u00eb ekspozoi edhe nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb friksh\u00ebm: ky \u00ebsht\u00eb kulmi i plotfuqis\u00eb s\u00eb monstr\u00ebs s\u00eb Pushtetit dhe dinjiteti i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb ushqimi i saj! Propaganda e lukunis\u00eb s\u00eb kotheres nuk ndalet s\u00eb shituri e vet\u00ebshituri iden\u00eb se Himara u thye k\u00ebsaj here.<br \/>\nE v\u00ebrteta ama b\u00ebrtet m\u00eb fort se propaganda. Ashtu si pritej, m\u00eb shum\u00eb i shtr\u00ebngon zinxhir\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb himariot\u00ebve, m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr e pret p\u00ebrgjigjen e tyre. K\u00ebt\u00eb fakt, vet\u00eb monstra e Pushtetit e dinte mir\u00eb, e ka lexuar n\u00eb rr\u00ebfenja, nd\u00ebr libra, e ka jetuar mbase n\u00eb brigjet e atij vendi. Himariot\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri zgjodh\u00ebn dinjitetin njer\u00ebzor, dhe monstra e Pushtetit, nuk ua p\u00ebrpiu dot lirin\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb s\u00ebrish jo neveris\u00eb q\u00eb kall ve\u00e7 monstra. Megjithat\u00eb, k\u00ebsaj here nuk mjaftoi. Pesha specifike e dinjitetit himariot n\u00eb at\u00eb bashki sa vjen dhe zvog\u00eblohet, dhe ky regres i ka rr\u00ebnj\u00ebt te reforma territoriale diskriminuese.<br \/>\nPyetja q\u00eb ngrihet p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb: n\u00ebse mekanzimi q\u00eb i shum\u00ebfishon tentakulat monstr\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i ditur dhe propaganda intensive nuk ia del ta mund\u00eb at\u00eb, a duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet analiza e pas-gj\u00ebm\u00ebs n\u00eb retorik\u00eb? N\u00ebse e dim\u00eb s\u00ebmundjen, logjika e do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ila\u00e7in e duhur. Reforma territoriale tjet\u00ebrsoi edhe nj\u00ebher\u00eb vullnetin e qendr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb bashkie duke i bashkangjitur patericat e fshatrave fitores s\u00eb monstr\u00ebs s\u00eb pushtetit. Menduar m\u00eb mir\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb n\u00eb vetvete, sepse zhb\u00ebn absurdin bosh t\u00eb fuqis\u00eb absolute t\u00eb monstr\u00ebs. Nj\u00eb monst\u00ebr e fuqishme aq sa pretendon nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr paterica, as p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb rezultatit p\u00ebrmes mekanizmave paraprak\u00eb si reforma territoriale. Megjithat\u00eb, ne p\u00ebrball\u00eb monstr\u00ebs nuk mund t\u00eb mjaftohemi me kaq.<br \/>\nN\u00ebse ka luft\u00eb q\u00eb meriton energjit\u00eb tona, \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr zhb\u00ebrjen e mekanizmave q\u00eb ka instaluar nd\u00ebr vite monstra. Tjet\u00ebrsimi i vullnetit qytetar nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me shqyerjen ne xhaket\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr vot\u00ebn, por p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb ligjor\u00eb dhe elektoral\u00eb, q\u00eb me apo pa heshtjen ton\u00eb, ia kan\u00eb dal\u00eb t\u2018i sigurojn\u00eb n\u00eb \u00e7do rast ekzistenc\u00ebn monstr\u00ebs. Ndryshimet duhet t\u00eb nisin nga k\u00ebtu.<br \/>\nKisha koh\u00eb q\u00eb mendoja si t\u2019ia shpjegoj proletariatit t\u00eb monstr\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dinjitetit, at\u00eb q\u00eb ta jep m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka liria e zgjedhjes personale. Shum\u00eb shqiptar\u00eb nuk e identifikojn\u00eb dinjitetin me lirin\u00eb e zgjedhjes, por vet\u00ebm me c\u00ebnimin e integritetit fizik dhe moral. Prandaj, p\u00ebr ilustrim, krijova nj\u00eb fabul me fruta.<br \/>\n<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sofokli \u00c7akalli An\u00ebtar i Departamentit BrainGain Si rrall\u00eb zona e krahina t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebse ka nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb nj\u00ebson mendimin e lukunis\u00eb nacionaliste me t\u00eb arsyeshmit, \u00ebsht\u00eb fakti se Himara \u00ebsht\u00eb neglizhuar e n\u00ebnvler\u00ebsuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e saj, qoft\u00eb edhe pa patur mir\u00ebfilltazi nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk d\u00ebshiroj t\u2019i neglizhoj edhe un\u00eb mendimet k\u00ebsaj [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[26],"tags":[],"class_list":["post-2607","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2607\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}