{"id":2570,"date":"2023-08-01T19:41:55","date_gmt":"2023-08-01T19:41:55","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2570"},"modified":"2024-12-24T12:51:17","modified_gmt":"2024-12-24T12:51:17","slug":"strategjia-per-te-kthyer-potencialin-e-diaspores-shqiptare-ne-favor-te-zhvillimit-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/strategjia-per-te-kthyer-potencialin-e-diaspores-shqiptare-ne-favor-te-zhvillimit-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Strategjia p\u00ebr t\u00eb kthyer potencialin e Diaspor\u00ebs Shqiptare n\u00eb favor t\u00eb zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Aurora Bar\u00e7i an\u00ebtare e Departamentit Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Me hapjen e kufijve dhe r\u00ebnien e regjimit komunist n\u00eb vitet &#8217;90, numri i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb madhe. Kjo periudh\u00eb solli ndryshime t\u00eb thella n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e popullsis\u00eb dhe lidhjen e diaspores me vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Remitancat q\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb vendlindje kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb burim ekonomik jetik i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn e familjeve shqiptare. Sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, ata kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare 29 miliard\u00eb dollar\u00eb (1992 &#8211; 2019), duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rreth 10% t\u00eb Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB), e duke kontribuar n\u00eb rritjen e mir\u00ebqenies dhe reduktimin e nivelit t\u00eb pabarazis\u00eb ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nStudime nga Fondi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor (IFAD) tregojn\u00eb se kursimet e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta (rreth 3.4 miliard\u00eb euro, ose 5.1 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se d\u00ebrgesat e tyre vjetore), dhe n\u00ebse vet\u00ebm 10% e kursimeve t\u00eb tyre vjetore do t\u00eb investoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, ato do t\u00eb rrisnin d\u00ebrgesat rreth 50% &#8211; duke ndryshuar trendin zbrit\u00ebs n\u00eb rrit\u00ebs &#8211; dhe do t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb impuls t\u00eb ri p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe social n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nEmigracioni shqiptar ka p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb ndjeshme n\u00eb dekadat e fundit, sidomos pas hyrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe leht\u00ebsimit t\u00eb procedurave t\u00eb emigracionit. Sipas INSTAT-it, 46,460 shqiptar\u00eb lan\u00eb vendin vitin e kaluar. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb 10.5% m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb vitin 2021, ku numri i emigrant\u00ebve ishte rreth 42 mij\u00eb.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nga statistikat publike \u00ebsht\u00eb fakti se emigracioni n\u00eb vitin 2022 ka arritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nga viti 2014.<br \/>\nN\u00eb vende t\u00eb zhvilluara t\u00eb OECD, nevoja p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar ka \u00e7uar n\u00eb politika mikprit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr individ\u00eb t\u00eb aft\u00eb dhe me kualifikime t\u00eb larta, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me aktin &#8221; Skilled Immigration Act&#8221; t\u00eb Gjermanis\u00eb t\u00eb vitit 2023.<br \/>\nMegjithat\u00eb, k\u00ebto politika mikprit\u00ebse kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb efekt t\u00eb njohur si &#8220;Brain Drain&#8221; p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke humbur potencialin e saj intelektual dhe profesional. Mjafton nj\u00eb kerkim i thjesht\u00eb n\u00eb DataBase publike te faqes: \u201cIntellectual Brand Albania\u201d dhe v\u00ebrehet menjeher\u00eb suksesi dhe potenciali i shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pasuri t\u00eb pa\u00e7muar t\u00eb kapitalit njer\u00ebzor q\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e vendit.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb adresuar problemin e \u201cBrain Drain\u201d, Partia Demokratike ka themeluar n\u00eb vitin 2022 Departamentin &#8220;Brain Gain dhe Ekselenca&#8221;. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij departamenti \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb hapsira t\u00eb reja n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e suksessh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar t\u00eb drejtat e diaspor\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb lobimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Vot\u00ebs s\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb vendet ku ato jetojn\u00eb.<br \/>\nDepartamenti &#8220;Brain Gain&#8221; ka si parim themelor mbajtjen e lidhjes me Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur emigracioni ka arritur nivele alarmante dhe kemi nj\u00eb shpopullim t\u00eb friksh\u00ebm, thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb kthimin e trurit n\u00eb Shqip\u00ebri. Vet\u00ebm nj\u00eb politik\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe vizionare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Diaspor\u00ebn si faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim p\u00ebr vendin ton\u00eb. Qeveria Shqiptare duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb adresimin e sfidave dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e potencialit t\u00eb \u201c Diaspor\u00ebs Shkencore\u201d p\u00ebr p\u00ebrparimin e vendit.<br \/>\nFaktorizimi i diapor\u00ebs si nj\u00eb burim i fuqish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe t\u00eb ardhmen e vendit ka treguar sukses n\u00eb vende t\u00eb ndryshme si Koreja e Jugut, Hungaria, Polonia dhe India. Bazuar n\u00eb k\u00ebto raste suksesi e duke marr\u00eb parasysh realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe sfidat e ndryshme q\u00eb populli shqiptar p\u00ebrballet, un\u00eb kam p\u00ebrgatitur nj\u00eb list\u00eb sugjerimesh p\u00ebr Qeverin\u00eb Shqiptare te renditura m\u00ebposht\u00eb:<br \/>\nNj\u00eb nga hapat kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb klime miq\u00ebsore p\u00ebr investime. Qeveria duhet t\u00eb ofroj\u00eb stimuj fiskal\u00eb dhe leht\u00ebsime t\u00eb tjera p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nShqip\u00ebria duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb t\u00ebrheqjen e kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr outsourcing. Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb stimulimin e konkurrenc\u00ebs dhe krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin privat dhe do t\u00eb p\u00ebrforconte ekonomin\u00eb e vendit. Qeveria shqiptare duhet te lokalizoj\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb pozicione strategjike n\u00eb vendimarrje n\u00eb kompanit\u00eb (p.sh. : Bosch, Microsoft, Infineon Technologies, Google etj.) p\u00ebr t\u00eb cilat punojn\u00eb e t\u2019ju ofroj\u00eb stabilitet politik dhe incentiv fiskal q\u00eb t\u00eb hapin deg\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi shkencor dhe teknologjik \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kapitalizuar potencialin e diaspor\u00ebs shqiptare. N\u00ebp\u00ebrmjet projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta shkencore dhe teknologjike me diaspor\u00ebn, konferencave shkencore, Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga ekspertiza e tyre dhe t\u00eb promovoj\u00eb inovacionin dhe teknologjin\u00eb n\u00eb vend. Detyra e Qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb t\u00eb akordoj\u00eb fonde m\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb infrastuktur\u00ebn p\u00ebr laborator\u00ebt k\u00ebrkimor, materialet didaktike etj..<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shqiptar\u00ebt e suksessh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb doktoratur\u00eb, patenta dhe botime shkencore n\u00eb universitete prestigjioze n\u00eb bot\u00eb duhet t\u00eb ftohen t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si profesor\u00eb n\u00eb universitetet dhe shkollat e specializimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e nivelit t\u00eb arsimit dhe k\u00ebrkimit n\u00eb vend, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria, si prodhues energjie hidrike, ka potencial t\u00eb zhvilloj\u00eb njohurit\u00eb e saj n\u00eb energjit\u00eb e rinovueshme, me fokus n\u00eb energjin\u00eb hidrike. Qeveria mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ekspertiz\u00ebn e diaspor\u00ebs si k\u00ebshilltar\u00eb p\u00ebr programet e trajnimit dhe t\u00eb krijoj\u00eb \u201cknow-how\u201d t\u00eb specializuara. Investimi n\u00eb teknologjit\u00eb e energjive t\u00eb rinovueshme, sidomos energjin\u00eb hidrike, do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb plot\u00ebsisht burimet hidrike p\u00ebr prodhimin te br\u00ebndsh\u00ebm dhe eksport t\u00eb energjis\u00eb, dhe ofroj\u00eb sh\u00ebrbime konsulencash p\u00ebr vendet tjera.<br \/>\nN\u00eb fund, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb vendndodhjen strategjike gjeografike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qend\u00ebr logjistike \u201cBalkan Hub\u201d. Qeveria mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ekspertiz\u00ebn e diaspor\u00ebs si k\u00ebshilltar\u00eb p\u00ebr zhvillimin e programeve t\u00eb trajnimit, krijimin e kompetencave t\u00eb specializuara dhe investimin n\u00eb teknologji t\u00eb automatizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor. Duke t\u00ebrhequr kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare (p.sh. Amazon etj.) p\u00ebr t\u00eb hapur dege n\u00eb Shqip\u00ebri, vendi mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga aksesi n\u00eb Detin Mesdhe dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e ekonomis\u00eb.<br \/>\nDiaspora shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i fuqish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e vendit ton\u00eb, dhe potenciali i saj nuk duhet neglizhuar. Remitancat e d\u00ebrguara nga diaspora kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rritjen e mir\u00ebqenies dhe zvog\u00eblimin e pabarazis\u00eb ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri, por mund\u00ebsit\u00eb e saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar maksimalisht nga ky potencial, bashk\u00ebpunimi i fuqish\u00ebm nd\u00ebrmjet politik\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe biznesit \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje efikase. Ne duhet t\u00eb p\u00ebrdorim synergin\u00eb e burimeve tona vendore dhe t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrparuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<br \/>\n<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aurora Bar\u00e7i an\u00ebtare e Departamentit Brain Gain Me hapjen e kufijve dhe r\u00ebnien e regjimit komunist n\u00eb vitet &#8217;90, numri i emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb madhe. Kjo periudh\u00eb solli ndryshime t\u00eb thella n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e popullsis\u00eb dhe lidhjen e diaspores me vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Remitancat q\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[48],"tags":[],"class_list":["post-2570","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vera-e-ideve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2570\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}