{"id":2564,"date":"2023-05-01T19:36:47","date_gmt":"2023-05-01T19:36:47","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2564"},"modified":"2024-11-19T19:38:08","modified_gmt":"2024-11-19T19:38:08","slug":"rritja-e-rrogave-kafshate%cc%88-qe%cc%88-nuk-do-mund-te%cc%88-kape%cc%88rdihet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/rritja-e-rrogave-kafshate%cc%88-qe%cc%88-nuk-do-mund-te%cc%88-kape%cc%88rdihet\/","title":{"rendered":"Rritja e rrogave, kafshate\u0308 qe\u0308 nuk do mund te\u0308 kape\u0308rdihet"},"content":{"rendered":"<p><span data-sheets-root=\"1\"><strong>Autor\u00ebt jan\u00eb Ted Kopliku dhe Gledis Muhametaj; an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><br \/>\n<\/span><\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">Kjo fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7se fushat\u00eb ku p\u00ebrballen programe p\u00ebr administrimin e qytetit. Kampi qeveritar, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbriste n\u00eb terren p\u00ebr te b\u00ebre bilancin e nj\u00eb menaxhimi total t\u00eb territorit q\u00eb nga 2019, ka zgjedhur ta kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb me k\u00ebrcime tallava dhe k\u00ebrc\u00ebnime n\u00ebse votohen kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs, a thua se kryeministri e ka buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb l\u00ebmosh\u00eb prej xhepit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebto kushte debati mbi programe \u00ebsht\u00eb i pamundur. Megjithat\u00eb, bashk\u00eb me orkestr\u00ebn e dajreve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb kan\u00eb nje premtim p\u00ebr shqiptar\u00ebt, at\u00eb t\u00eb rritjes me 30 % t\u00eb rrogave. Edhe pse kjo \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, qeveria po hap thesin p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb aplikuar duke filluar nga 1 prill 2023. \u00c7do biznes duhet t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb rrog\u00ebn minimale t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, e cila rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebt\u00eb muaj n\u00eb 40 000 lek\u00eb. Ambiciet e qeveris\u00eb jan\u00eb ta rrisin rrog\u00ebn minimale,n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 2025 (edhe ky muaj elektoral), n\u00eb 45 000 lek\u00eb dhe mandatin tjet\u00ebr t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 60 000 lek\u00eb. Nuk ndalen vet\u00ebm me kaq premtimet, por ata p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe rrog\u00ebn mesatare n\u00eb 900 \u20ac (edhe m\u00eb e pakuptueshme llogaria).<br \/>\nDisa pyetje lindin. Ku gjenden k\u00ebta lek\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb prodhojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare? Pse tani dhe pse k\u00ebto shifra n\u00eb kaq pak koh\u00eb?<br \/>\nEmigracioni masiv i shqiptar\u00ebve reflektohet ne xhirot e bizneseve. M\u00eb pak bler\u00ebs, m\u00eb pak lek\u00eb. Rritja e \u00e7mimeve nga ana tjet\u00ebr ja ka rritur kostot. Gjithashtu, fuqia bler\u00ebse e shqiptar\u00ebve ka r\u00ebne dhe biznese mbyllen \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte qeveria i detyron t&#8217;i rris\u00eb edhe pagat pun\u00ebtor\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 bizneseve, qeveria do i rris\u00eb rrogat edhe administrat\u00ebs. Pyetjes ku gjenden k\u00ebta lek\u00eb kryeministri i p\u00ebrgjigjet duke shpjeguar ark\u00ebtimet shtes\u00eb q\u00eb shteti shqiptar ka vjelur fal\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. \u00c7mime m\u00eb t\u00eb larta, taksa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ark\u00ebn e shtetit.<br \/>\nPa u futur n\u00eb hipoteza q\u00eb ky do t\u00eb jet\u00eb mashtrimi i radh\u00ebs, e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb faktin q\u00eb kjo rritje do realizohet sipas planit t\u00eb qeveris\u00eb. Edhe pse n\u00eb 10 vite nuk ka pasur asnj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfillshme rrogash, brenda pak muajsh do kemi rritje progresive t\u00eb saj. Por rritja e rrogave duhet t\u00eb lidhet domosdoshm\u00ebrisht me disa parametra t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb lidhen me rritjen ekonomike t\u00eb vendit, inflacionin nd\u00ebr vite, rritjen e produktivitetit dhe efi\u00e7enc\u00ebs fal\u00eb teknologjis\u00eb apo me investimet e huaja. Tek asnj\u00eb nga k\u00ebta parametra nuk \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur premtimi per rritje pagash t\u00eb menj\u00ebhershme.<br \/>\nE vetmja e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb rritja e ark\u00ebtimeve fal\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve apo kursit \u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb lekut me euron e zhvler\u00ebsuar nga parat\u00eb e drog\u00ebs. N\u00ebse kjo justifikon rritje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb rrogave n\u00eb administrat\u00eb ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim i besuesh\u00ebm p\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb. Rritja e \u00e7mimeve e ardhur n\u00eb kushtet e COVID-19 apo luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Ark\u00ebtimi nga rritja e \u00e7mimeve nuk \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e ekonomis\u00eb por situat\u00eb e imponuar e p\u00ebrkohshme.<br \/>\nProblemi i mos gjetjes t\u00eb nj\u00eb burimi t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. Rritja e rrogave n\u00eb form\u00eb artificiale rrit automatikisht \u00e7mimet, duke mos rritur fuqin\u00eb bler\u00ebse. Do t\u00eb ket\u00eb nje k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb konsum dhe zhvler\u00ebsim t\u00eb lekut. Bizneset q\u00eb prodhojn\u00eb brenda vendit do t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e prodhimit t\u00eb nj\u00ebsive shtes\u00eb apo me kostot operacionale (pagesa e rrogave), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesi q\u00eb prodhon p\u00ebr tregun e huaj do p\u00ebrballet me koston shtes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zhvlersimit t\u00eb lekut ndaj monedhave t\u00eb huaja.<br \/>\nSigurisht, k\u00ebto premtime dhe pretendime vijn\u00eb ne nj\u00eb kontekst fushate elektorale ku qeveria nuk ka asnj\u00eb bilanc p\u00ebr t\u00eb paraqitur, por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kjo rritje rrogash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moll\u00eb e helmuar. Nj\u00eb instrument i pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit t\u00eb hedhura n\u00eb industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit.<br \/>\nDhjet\u00ebra mij\u00ebra apartamenteve stok n\u00eb Tiran\u00eb do u shtohen 12 000 t\u00eb tjera n\u00eb Durr\u00ebs apo mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb nga projektet n\u00eb marin\u00ebn e Sarand\u00ebs dhe Vlor\u00ebs q\u00eb priten t\u00eb nd\u00ebrtohen. Rritja e rrogave, sipas t\u00eb gjitha eksperiencave t\u00eb studiuara, krijon efektin psikologjik q\u00eb mundet dhe duhet t\u00eb blejn\u00eb, kryesisht n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. Nga ana tjet\u00ebr bankat do ken\u00eb leht\u00ebsime p\u00ebr huamarr\u00ebs me rroga m\u00eb t\u00eb larta.<br \/>\nEfekti i par\u00eb i k\u00ebsaj rritje do jet\u00eb pasurimi i ushtris\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit e cila fryhet \u00e7do dit\u00eb dhe pasurimi i oligark\u00ebve rreth Edi Ram\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale. Lek\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb futen n\u00eb ciklin e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb krimit.<br \/>\nEfekti i dyt\u00eb jan\u00eb dy skenar\u00eb, ose recesion, ose hiperinflacion. Duke pasur nj\u00eb rritje rrogash jasht\u00eb \u00e7do lloj parametri logjik t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, dhe jo nga rritja e produktivitetit, progresit teknologjik apo specializimi t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs, do kemi, ose zhvler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb gjitha aseteve dhe r\u00ebnie ekonomike, ose rritje e pakontrolluar e \u00e7mimeve. Kjo situat\u00eb do t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb aksesin e shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb produktet e shport\u00ebs apo do b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur shlyerjen e kredis\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb. Efekti nuk do kursej\u00eb as bizneset. Bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme jan\u00eb viktimat e para, duke rrezikuar mbylljen, nd\u00ebrkoh\u00eb bizneset e m\u00ebdha p\u00ebr arsyet q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart do humbin miliona.<br \/>\nRritja e rrogave e Ram\u00ebs n\u00eb kaq pak koh\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb populiste, por edhe e rrezikshme. Pastrimi i parave, fuqizimi i pushtetit, kolapsi i bizneseve dhe shkat\u00ebrrimi i ekonomis\u00eb do b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nje shtet t\u00eb falimentuar, me nj\u00eb grusht t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish n\u00eb krye, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb akumuluar pasuri n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\n&#8220;Kafshat\u00eb q\u00eb s\u2019kap\u00ebrdihet asht, or vlla, mjerimi&#8221; thoshte Migjeni. E till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe molla e helmuar q\u00eb Rama i ofron shqiptar\u00ebve t\u00eb kafshojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebne llogari p\u00ebr d\u00ebshtimet e tij.<br \/>\nSot rrezikohet demokracia n\u00eb kuptimin e par\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe e drejta e par\u00eb q\u00eb kemi humbur \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb konkurruar me programe apo p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr ekonomi dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe do duhej t\u00eb shqet\u00ebsonin edhe qeverin\u00eb. Demokracia \u00ebsht\u00eb burimi i vet\u00ebm i funksionimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb pretendon se e ka kap\u00ebrcyer faz\u00ebn feudale e diktatoriale t\u00eb organizimit. Mbrojtja e saj fillon me nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr gravitetin e aventurave si kjo me rritje rrogash, pa plot\u00ebsuar asnj\u00eb paramet\u00ebr q\u00eb do ta justifikonte.<\/p>\n<p><\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor\u00ebt jan\u00eb Ted Kopliku dhe Gledis Muhametaj; an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Kjo fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7se fushat\u00eb ku p\u00ebrballen programe p\u00ebr administrimin e qytetit. Kampi qeveritar, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbriste n\u00eb terren p\u00ebr te b\u00ebre bilancin e nj\u00eb menaxhimi total t\u00eb territorit q\u00eb nga 2019, ka zgjedhur ta kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2565,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-2564","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}