{"id":2506,"date":"2024-12-08T16:39:03","date_gmt":"2024-12-08T16:39:03","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2506"},"modified":"2024-12-09T18:32:16","modified_gmt":"2024-12-09T18:32:16","slug":"bilanci-i-qyteteve-erseka-dhe-korca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/bilanci-i-qyteteve-erseka-dhe-korca\/","title":{"rendered":"Bilanci i \u2018Rilindjes\u2019 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Ersek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Amarildo Veizi &#8211; An\u00ebtar i Departamentit Brain Gain PD<\/strong><\/p>\n<p>Qytetet e Ersek\u00ebs dhe Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb njohura p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, natyr\u00ebn e pasur dhe historin\u00eb e tyre t\u00eb pasur, kan\u00eb kaluar sfida t\u00eb shumta n\u00eb dekadat e fundit. Pas vitit 2013, ndryshimet n\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit vendor dhe lokal, si dhe fenomenet ekonomike dhe sociale, kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto, shpopullimi mbetet nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebto qytete, me pasoja t\u00eb thella ekonomike, sociale dhe kulturore, si hallka kryesore p\u00ebr funksionimin e t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\">\n<p><strong>11 vite nga e th\u00ebna n\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtrohet pyetja, a kan\u00eb \u201crilindur\u201d me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto qytete?<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<div id=\"rekl-57\">\n<p>Rrethi i Kolonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb piktoreske dhe historikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i pozicionuar n\u00eb juglindje t\u00eb vendit, me Ersek\u00ebn si qend\u00ebr administrative. Me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb madhe dhe nj\u00eb popullsi relativisht t\u00eb vog\u00ebl, le t\u00eb ndalemi pak te popullsia, si barometri kryesor i presionit qeveritar, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ka pasur t\u00eb gjitha asetet n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta rilindur.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, popullsia e rrethit t\u00eb Kolonj\u00ebs mendohet t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 27 mije banor\u00eb, ose 7.3% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb qarkut. N\u00eb qytetet num\u00ebroheshin gjithsej 12,840 banor\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb sipas qyteteve: Ersek\u00eb 9,966 banor\u00eb dhe Leskovik 2,874 banor\u00eb. N\u00eb zonat rurale num\u00ebroheshin 13,695 banor\u00eb. N\u00eb krahasim me vitin 2007, n\u00eb vitin 2008 popullsia si qark ishte rritur me 2,172 banor\u00eb, ose 0.6%, nd\u00ebrsa rrethi i Kolonj\u00ebs ka pasur nj\u00eb ulje prej 0.2%.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, sipas statistikave t\u00eb INSTAT p\u00ebr qarkun e Kor\u00e7\u00ebs, ekzakt\u00ebsisht Bashkia Kolonj\u00eb, sh\u00ebnon nj\u00eb num\u00ebr popullsie prej 7,519. Pik\u00ebrisht duke nisur nga kjo, kuptojm\u00eb se ka pasur jo vet\u00ebm nj\u00eb bllokim t\u00eb sistemit ekonomik q\u00eb ka detyruar popullsine t\u00eb migroj\u00eb apo emigroj\u00eb por heqjen e mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb zgjedhin k\u00ebt\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb vazhduar apo nd\u00ebrtuar jeten.<\/p>\n<p>Shkolla 9-vje\u00e7are \u201cP. K. Negovani\u201d dhe ajo e arsimit t\u00eb mes\u00ebm \u201cP.N. Luarasi\u201d , q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, num\u00ebrojn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 15-18 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klas\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se 3 klasa paralele p\u00ebr \u00e7do vit shkollor, kundrejt statistikave t\u00eb regjistruara sipas Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit, ku kan\u00eb qen\u00eb plot afro 1600 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2013, vet\u00ebm n\u00eb asokohe Bashkia e Ersek\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb merrte emrin tjet\u00ebr me ndarjen administrative si Bashkia Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 emigracionit, q\u00eb ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb zhvendosje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb banor\u00ebve drejt qyteteve, \u00e7ka ka \u00e7uar n\u00eb braktisjen ose popullimin e pak\u00ebt t\u00eb fshatrave. Si rezultat, zona ka mbetur me densitetin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr shkak t\u00eb izolimit gjeografik, mungesa e investimeve dhe hapja e bizneseve mbetet e kufizuar, duke krijuar pak mund\u00ebsi pun\u00ebsimi. K\u00ebto sfida mund t\u00eb kap\u00ebrceheshin p\u00ebrmes krijimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve fason, fabrikave p\u00ebr p\u00ebrpunimin e qum\u00ebshtit dhe aktiviteteve t\u00eb tjera q\u00eb mb\u00ebshtesin zhvillimin ekonomik lokal.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb munguar fondet p\u00ebr investimet ku \u201cRilindja\u201d (sheshi qendror i Ersek\u00ebs), q\u00eb nuk rilindi jet\u00ebn e banor\u00ebve, filloi rinovimin n\u00eb vitin 2014, me nj\u00eb kosto prej rreth 470,000 euro. N\u00eb vitin 2016 u shtua edhe nj\u00eb projekt tjet\u00ebr p\u00ebr rikonstruksionin e fasadave q\u00eb rrethojn\u00eb sheshin, i cili kushtoi 417,000 euro.<\/p>\n<p>Investimi total prej 881,000 euro u realizua gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. Megjithat\u00eb, e dukshme nga banor\u00ebt, shprehen pak\u00ebnaq\u00ebsia, duke theksuar se k\u00ebto projekte nuk adresuan nj\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe urgjente p\u00ebr ta: furnizimin e q\u00ebndruesh\u00ebm me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Sipas tyre, kjo problematik\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa p\u00ebrmir\u00ebsimi estetik i qendr\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse hap\u00ebsira \u00ebsht\u00eb zbukuruar me pllaka guri, pem\u00eb kumbulle dhe fasada t\u00eb reja, p\u00ebrditshm\u00ebria e banor\u00ebve ka mbetur e pandryshuar. Duke \u201cu fshehur pas gishtit,\u201d ky rind\u00ebrtim do t\u00eb mbulonte problematikat reale ekonomike t\u00eb qytetit, nderkoh q\u00eb cdo dit\u00eb q\u00eb kalon,<\/p>\n<p>Sheshi \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga nd\u00ebrtesa e bashkis\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe Pallati i Kultur\u00ebs s\u00eb bashku me disa nd\u00ebrtesa private n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duke krijuar nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbyllur q\u00eb izolon pamjen e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb qytetit. Jasht\u00eb k\u00ebsaj qendre t\u00eb rinovuar q\u00ebndrojn\u00eb rrug\u00ebt e amortizuara dhe fasadat e pallateve t\u00eb vjetra t\u00eb Ersek\u00ebs, q\u00eb mbeten d\u00ebshmi e gjendjes reale t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>I pandryshuar ka mbetur \u201cshp\u00ebtimi\u201d i banor\u00ebve q\u00eb drejtohen n\u00eb malin e Gramozit, ku sigurojn\u00eb jetes\u00ebn prej mbledhjes s\u00eb bim\u00ebve medicinale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, kultivimi dhe grumbullimi i bim\u00ebve medicinale n\u00eb malin e Gramozit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr banor\u00ebt, duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb alternativ\u00eb e vlefshme p\u00ebrball\u00eb sfidave ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Leskovikut, ndon\u00ebse potencialet turistike jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, mungesa e infrastruktur\u00ebs dhe distanca nga qendrat kryesore urbane kan\u00eb penguar zhvillimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tradita e vreshtaris\u00eb dhe prodhimit artizanal t\u00eb ver\u00ebs mbetet pjes\u00eb e identitetit lokal. P\u00ebr shum\u00eb banor\u00eb, mbledhja e bim\u00ebve medicinale n\u00eb Gramoz vijon t\u00eb jet\u00eb &#8220;shp\u00ebtimi&#8221; i p\u00ebrditsh\u00ebm, nd\u00ebrsa emigracioni masiv drejt Greqis\u00eb, vendeve t\u00eb tjera europiane dhe kryeqytetit vazhdon t\u00eb largoj\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb shpesh e shohin kthimin si nj\u00eb opsion t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Hapja e nj\u00eb biznesi, (n\u00eb qoft\u00eb se jo me q\u00ebllime t\u00eb sh\u00ebrbimeve turistike q\u00eb g\u00ebrshetohet me bukurin\u00eb e rrethit t\u00eb Kolonj\u00ebs) \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e v\u00ebshtir\u00eb, por n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pamundur\u00ebs, ku bizneset m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mbyllur, n\u00eb krahasim me numrin e atyre q\u00eb hapen.<\/p>\n<p>Rruga e re q\u00eb lidh qytetin e Kor\u00e7\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Ersek\u00ebs, nj\u00eb investim prej 72 milion\u00eb eurosh p\u00ebr 35 kilometra gjat\u00ebsi, u p\u00ebrball me nj\u00eb problem serioz pak dit\u00eb para p\u00ebrurimit, kur nj\u00eb segment i saj u shemb. Fatmir\u00ebsisht, incidenti nuk shkaktoi pasoja n\u00eb njer\u00ebz, por \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb prej 4.2 milion\u00eb eurosh p\u00ebr rind\u00ebrtimin e t\u00eb nj\u00ebjtit segment q\u00eb sapo ishte p\u00ebrfunduar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr shembjen mbeti e paqart\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb fajin &#8220;jetim&#8221;.<\/p>\n<p>Teksa rruga na \u00e7on n\u00eb qytetin kryesor t\u00eb qarkut me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, Kor\u00e7a, qyteti q\u00eb frymon kultur\u00eb dhe tradit\u00eb, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb simbol i p\u00ebrpjekjes dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb. Mes rrug\u00ebve t\u00eb saj me kalldr\u00ebm dhe katedraleve madh\u00ebshtore, ndihen gjurm\u00ebt e nj\u00eb qytet\u00ebrimi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Censusit t\u00eb vitit 2011, Kor\u00e7a kishte nj\u00eb popullsi prej 75,994 banor\u00ebsh. Dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2023, kjo shif\u00ebr ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 60,754 banor\u00eb. Ky reduktim i ndjesh\u00ebm pasqyron nj\u00eb fenomen t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tkurrjes s\u00eb popullsis\u00eb, q\u00eb ka prekur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb gjitha zonat e vendit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga t\u00eb rinjt\u00eb e qytetit, ata t\u00eb zonave rurale shfaqin m\u00eb tep\u00ebr interes p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar, por e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, pasi shpenzimet jan\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pun\u00ebsimit dhe Aft\u00ebsive n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, aktualisht jan\u00eb t\u00eb regjistruar mbi 6,000 pun\u00ebk\u00ebrkues t\u00eb papun\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl jan\u00eb t\u00eb grupmosh\u00ebs 15-29 vje\u00e7. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, numri i vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, kryesisht n\u00eb sektorin e fasoneris\u00eb dhe hoteleri-turizmit, duke treguar nj\u00eb hendek t\u00eb qart\u00eb mes k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe ofert\u00ebs s\u00eb pun\u00ebk\u00ebrkuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrballen me sfid\u00ebn e gjetjes s\u00eb pun\u00ebs, nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb angazhimin dhe zhvillimin e tyre \u00ebsht\u00eb promovimi i sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe zhvillimi i aft\u00ebsive profesionale n\u00eb zonat rurale. P\u00ebr shembull, trajnime praktike n\u00eb bujq\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrueshme, artizanat, ose sh\u00ebrbime lokale mund t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mund\u00ebsi brenda komuniteteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Hendeku i krijuar nga ky zinxhir problematikash ka detyruar t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen duke braktisur kalldr\u00ebmet e qytetit ku jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e numrit t\u00eb student\u00ebve, nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb edhe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku disa programe studimi jan\u00eb prekur r\u00ebnd\u00eb. Dega e Matematik\u00ebs ka regjistruar nj\u00eb num\u00ebr minimal student\u00ebsh, nd\u00ebrsa Fr\u00ebngjishtja mbetet me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritike p\u00ebr deg\u00ebn e Ekonomikut, e cila pritet t\u00eb mbyllet, pasi, sipas ligjit, programet q\u00eb p\u00ebr disa vite nuk regjistrojn\u00eb asnj\u00eb student i n\u00ebnshtrohen vendimit t\u00eb senatit akademik p\u00ebr pezullim.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia, nga ana tjet\u00ebr, si motori kryesor i qarkut, ka hasur p\u00ebrve\u00e7se v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb nxjerrjen maksimale t\u00eb potencialit t\u00eb saj, edhe nj\u00eb konkurrenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb panevojshme dhe jo t\u00eb drejt\u00eb, sipas vet\u00eb fermer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt disa her\u00eb jan\u00eb drejtuar me protesta p\u00ebrpara Kuvendit.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr zgjuarsin\u00eb dhe men\u00e7urin\u00eb e tyre, duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb shprehjes s\u00eb urt\u00eb kor\u00e7are: &#8220;Paraja nuk mbahet me grusht, po me mend.&#8221; Kjo filozofi pasqyron natyr\u00ebn praktike dhe vizionare t\u00eb k\u00ebtij qyteti, q\u00eb ka ditur gjithmon\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen mbi themele t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Importi i produkteve bujq\u00ebsore nga jasht\u00eb ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr prodhuesit vendas t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb pas dore prodhimet e tyre. Fermer\u00ebt p\u00ebrballen me uljen e shitjeve, \u00e7ka shpesh i detyron t\u00eb hedhin prodhimet e tyre, duke e \u00e7uar d\u00ebm gjith\u00eb mundin e nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Edhe tregtar\u00ebt ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sfid\u00eb, pasi produktet shpesh ju mbeten stok p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt. Situata \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e rajonit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt sigurojn\u00eb t\u00eb ardhurat kryesisht nga tregtimi i produkteve bujq\u00ebsore. Hyrja e produkteve t\u00eb importuara ka ulur ndjesh\u00ebm fitimet e tyre mujore, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fjala &#8220;Rilindje&#8221; duhet t\u00eb mish\u00ebronte zhvillimin dhe mir\u00ebqenien, realiteti n\u00eb qytetet si Kor\u00e7a dhe zonat rurale p\u00ebrreth saj ka d\u00ebshmuar nj\u00eb paradoks t\u00eb dhimbsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb rilindjes, ato p\u00ebrballen me shpopullim, r\u00ebnie t\u00eb sektor\u00ebve jetik\u00eb si bujq\u00ebsia dhe arsimi, dhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb politikave mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe fermer\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto problematika, nevojiten masa konkrete q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb: nxitjen e sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrmes granteve dhe subvencioneve, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs n\u00eb zonat rurale p\u00ebr t\u00eb ulur kostot e jetes\u00ebs dhe rritjen e atraktivitetit t\u00eb k\u00ebtyre zonave, dhe mbrojtjen e prodhuesve vendas p\u00ebrmes politikave q\u00eb kufizojn\u00eb importet e panevojshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb fokus m\u00eb i madh duhet t\u2019u kushtohet arsimit, duke ofruar programe t\u00eb mir\u00ebfillta q\u00eb i p\u00ebrshtaten tregut t\u00eb pun\u00ebs, si dhe duke mb\u00ebshtetur deg\u00ebt e v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb universitetet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb vatra t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb dijes dhe zhvillimit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me zbatimin e k\u00ebtyre hapave mund t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb rilindje e mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb slogan bosh dhe t\u00eb sjell\u00eb ndryshim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr qytetet dhe banor\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Burimet:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>VJETARI STATISTIKOR P\u00cbR ARSIMIN<\/em><\/p>\n<p><em>https:\/\/www.arsimi.gov.al\/\u00ebp-content\/uploads\/2018\/08\/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf<\/em><\/p>\n<p><em>INSTAT Censet e Popullsis\u00eb dhe Banesave<\/em><\/p>\n<p><em>https:\/\/www.instat.gov.al\/al\/temat\/censet\/censet-e-popullsis%C3%AB-dhe-banesave\/<\/em><\/p>\n<p><em>Interviste e specialistit te burimeve njerezore<\/em><\/p>\n<p><em>https:\/\/youtu.be\/qv26TR4OyLc<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amarildo Veizi &#8211; An\u00ebtar i Departamentit Brain Gain PD Qytetet e Ersek\u00ebs dhe Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb njohura p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, natyr\u00ebn e pasur dhe historin\u00eb e tyre t\u00eb pasur, kan\u00eb kaluar sfida t\u00eb shumta n\u00eb dekadat e fundit. Pas vitit 2013, ndryshimet n\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit vendor dhe lokal, si dhe fenomenet ekonomike dhe sociale, kan\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2328,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-2506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bilanci-i-qyteteve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}