{"id":2424,"date":"2024-02-11T19:06:36","date_gmt":"2024-02-11T19:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2424"},"modified":"2024-12-24T12:50:12","modified_gmt":"2024-12-24T12:50:12","slug":"shqiperia-ishte-e-imja-prandaj-do-ta-rimarr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/shqiperia-ishte-e-imja-prandaj-do-ta-rimarr\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria ishte e imja, prandaj do ta rimarr"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera Shehaj Anetare e Departamentit BrainGain<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e njoh t\u00eb shkuar\u00ebn dhe gjakun tim t\u00eb lidhur me saze, tallava, penevreke apo nudiz\u00ebm. Un\u00eb nuk e njoh t\u00eb shkuar\u00ebn e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb mia p\u00ebr frik\u00ebn, shitjen, tradh\u00ebtin\u00eb, p\u00ebrbuzjen dhe p\u00ebruljen. Un\u00eb nuk e njoh gjakun tim p\u00ebr imoralitet, pabesi, apo primitiviz\u00ebm instiktiv. U rrita me legjenda trimash, u shkollova me histori triumfi mbi pushtuesit, lexova p\u00ebr burra e gra q\u00eb nuk iu p\u00ebrul\u00ebn diktatorit, vdiq\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli a jet\u00ebn e hodh\u00ebn tutje p\u00ebr dinjitet, d\u00ebgjova p\u00ebr t\u00eb rinj q\u00eb t\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb terrin e komunizmit e donin, e ndjenin, e luteshin p\u00ebr Evrop\u00eb, idealist\u00eb q\u00eb e desh\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa kur p\u00ebr Evrop\u00ebn pak dinin, e n\u00eb fund, u rrita me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb e uritur p\u00ebr t\u2018i b\u00ebr\u00eb vetes vend vraponte, rr\u00ebzohej, ringrihej e prap\u00eb vraponte drejt s\u00eb lasht\u00ebs Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, kur e imja ishte, ishte e varf\u00ebr, po, por jo e pashpres\u00eb. Ishte e papjekur, por jo e paditur. Shqip\u00ebria, kur e imja ishte, luftonte p\u00ebr t\u2019u ulur krah Evrop\u00ebs, e me k\u00ebmb\u00ebngulje d\u00ebshmonte hap pas hapi d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2018u par\u00eb me dinjitet nga Evropa. Sot, kur Shqip\u00ebria m\u00eb e imja nuk \u00ebsht\u00eb, koha i dha t\u00eb drejt\u00eb Konic\u00ebs: \u201cEvropa shqiptar\u00ebt i ka p\u00ebr t\u00eb eg\u00ebr e p\u00ebr t\u00eb humbur\u201d. Sot, kur Shqip\u00ebria m\u00eb e imja nuk \u00ebsht\u00eb, bashk\u00ebkombasit e mi m\u00eb jan\u00eb bashkuar larg saj, me arsye t\u00eb ndryshme nga e imja, as p\u00ebr shkollim as p\u00ebr \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb jan\u00eb bashkuar bashk\u00ebkombasit e mi k\u00ebtu n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr azil, n\u00eb radh\u00eb me sirian\u00ebt e popuj t\u00eb luft\u00ebs, m\u00eb jan\u00eb bashkuar e n\u00eb syt\u00eb e Evrop\u00ebs, e ndjej \u00e7do dit\u00eb se mbahen ashtu si Konica i p\u00ebrshkruan. Shqip\u00ebria, kur e imja ishte, ashtu e \u00e7al\u00eb e mbase e ngadalt\u00eb, u mundua t\u2019i rikthente dinjitetin pron\u00ebs, t\u2018i jepte frym\u00eb konkurrenc\u00ebs, t\u2018i jepte krah\u00eb bizneseve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme duke i \u00e7liruar nga taksat, t\u00eb respektonte m\u00ebsuesin, mjekun, profesorin, artistin p\u00ebrmes dyfishimit t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr pun\u00ebn e tyre. Sot, kur m\u00eb e imja nuk \u00ebsht\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, bujq\u00ebsia, transporti, mbrojtja, diplomacia, jan\u00eb p\u00ebr\u00e7k\u00ebnditur n\u00eb zyrat e shtetit, drejtohen nga figura anonime, kukulla haremi q\u00eb nd\u00ebrrohen ende pa u identifikuar. Tempujt e vendimmarrjes mbi k\u00ebto fusha, ashtu sikurse bashki e komuna, u kthyen jo pak her\u00eb n\u00eb dhoma hotelesh, tryeza t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga narkotik\u00ebt, salla t\u00eb shitjes s\u00eb interesit komb\u00ebtar. Sot, kur Shqip\u00ebria e imja m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, m\u00eb ngjan e pabes\u00eb, kur krenarisht, pasi zhduku nga trojet e saj qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb, u shnd\u00ebrrua n\u00eb autokraci elektorale absolute, e vetmja q\u00eb n\u00eb rajon i bashkohet Serbis\u00eb. Vall\u00eb, \u00e7far\u00eb e lidh Shqip\u00ebrin\u00eb me Serbin\u00eb, e \u00e7far\u00eb e ndan Shqip\u00ebrin\u00eb nga Kosova, q\u00eb sot, si p\u00ebr pabesi e tradh\u00ebti ndaj historis\u00eb e dhimbjes s\u00eb kombit, \u00ebsht\u00eb kaq e ngjashme politikisht me Serbin\u00eb, e kaq e ndryshme nga Kosova?!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk i p\u00ebrkas Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb delenzuar nga kryeministri i vendit tim, se bij\u00eb artisti nuk jam, por sa krenarisht nuk jam as bij\u00eb firm\u00ebtari ekzekutimesh. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb historin\u00eb e flet\u00ebve t\u00eb bardha t\u00eb kombit tim, t\u00eb shitem p\u00ebr pangop\u00ebsi, t\u00eb shkel mbi shqiptarin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb. E di, \u00ebsht\u00eb n\u00eb flet\u00ebt e zeza t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit tim, por koha kur Shqip\u00ebria e imja ishte, m\u00eb d\u00ebshmoi turpin dhe dhimbjen q\u00eb ndjenin shqiptar\u00ebt p\u00ebr at\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Shumica apo pakica, s\u2019e di. Di vet\u00ebm se n\u00ebse shqiptar\u00ebt, &#8211; ata t\u00eb gjakut tim q\u00eb e dinin dhe e p\u00ebrbuznin turpin e t\u00eb shkelurit mbi veten, mbi bindjet, mbi dinjitetin, mbi tok\u00ebn e mbi kombin, &#8211; d\u00ebshmuan se pati vite kur Shqip\u00ebria zgjoi shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ishte e imja, prandaj do ta rimarr. Si? Nuk bindem, nuk p\u00ebrulem, nuk negocioj mbi vot\u00ebn, nuk njoh institucion q\u00eb nuk i p\u00ebrket dinjitetit t\u00eb vendit tim, nuk hesht kur uniformat e pushtuesve anti-shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vrasin f\u00ebmij\u00eb n\u00eb landfille, q\u00ebllojn\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb t\u00eb rinj, i sulen shtaz\u00ebrisht \u00e7do protestuesi shqiptar, nuk zg\u00ebrdhihem kur pengmarr\u00ebsi i vendit tim seksualizon gra, ironizon burra, terrorizon profesionist\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnon student\u00eb, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb profesionist\u00eb, zhduk shqiptar\u00eb dhe p\u00ebrvet\u00ebson tok\u00ebn time p\u00ebr ta kthyer ne anije burg t\u00eb emigrant\u00ebve s\u2019di se prej ku. Nuk tutem kur t\u00eb vetmen arm\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb vizionit tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, vot\u00ebn, nj\u00eb tuf\u00eb analfabet\u00ebsh, pa asnj\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore, kulturore e identiteti me vendin tim, e luajn\u00eb si kart\u00eb fasade p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer reciprokisht ambasador\u00eb e burokrat\u00eb t\u00eb huaj mbi t\u00eb harruar\u00ebn demokraci. S\u2019m\u00eb hesht p\u00ebrsa koh\u00eb nuk ma rikthen Shqip\u00ebrin\u00eb time asnj\u00eb vrasje reciproke mes rilindasve t\u00eb k\u00ebsaj dekade. Ata vriten sot mes vetes, nj\u00ebsoj si dikur, nd\u00ebrsa mua e shqiptar\u00ebve sot, besoj se po aq nj\u00ebsoj sa shqiptar\u00ebt dikur, kur ata p\u00ebrpihen e p\u00ebrp\u00ebliten mes vetes, mendjen dhe kurajon ma mban gjall\u00eb vet\u00ebm k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr ta rimarr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb time.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ishte e imja, prandaj do ta rimarr. \u00cbsht\u00eb delir provizor, sfid\u00eb komb\u00ebtare dhe \u00e7menduri jo e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kaluar rr\u00ebshkitja n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, mjerim, turp komb\u00ebtar dhe izolim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rr\u00ebshkitja n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e autokracis\u00eb meskine, kjo e vendit tim. E megjithat\u00eb, historia ka d\u00ebshmuar se nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur. Nj\u00eb komb q\u00eb u ngrit mbi veten pas 50 viteve err\u00ebsir\u00eb, ka gjith\u00eb shpres\u00ebn e bekimin p\u00ebr ta rigjykuar veten e p\u00ebr ta rigjetur rrug\u00ebn pas 11 viteve d\u00ebshtim e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje. Si rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrsa koh\u00eb ende mbaj mend se Shqip\u00ebria ishte e imja, do ta rimarr, edhe pse s\u00ebrish, qysh prej Konic\u00ebs e di, se \u201cUdha q\u00eb shpie n\u00eb nder, n\u00eb liri e n\u00eb shp\u00ebtim, nuk \u00ebsht\u00eb e shtruar me lule, po me ferra [&#8230;]; kush arrin n\u00eb kulm, arrin i grisur, i djersitur, i p\u00ebrgjakur [&#8230;]; dhe kur arrin n\u00eb kulm, bie i vdekur nga t\u00eb lodhurit, por me vet\u00ebdijen q\u00eb i hapi nj\u00eb udh\u00eb t\u00eb re popullit.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera Shehaj Anetare e Departamentit BrainGain Un\u00eb nuk e njoh t\u00eb shkuar\u00ebn dhe gjakun tim t\u00eb lidhur me saze, tallava, penevreke apo nudiz\u00ebm. Un\u00eb nuk e njoh t\u00eb shkuar\u00ebn e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb mia p\u00ebr frik\u00ebn, shitjen, tradh\u00ebtin\u00eb, p\u00ebrbuzjen dhe p\u00ebruljen. Un\u00eb nuk e njoh gjakun tim p\u00ebr imoralitet, pabesi, apo primitiviz\u00ebm instiktiv. U rrita [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2425,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[47],"tags":[],"class_list":["post-2424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2424\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}