{"id":2302,"date":"2024-10-05T17:21:30","date_gmt":"2024-10-05T17:21:30","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=2302"},"modified":"2024-11-13T17:22:52","modified_gmt":"2024-11-13T17:22:52","slug":"renia-e-pushtetit-te-katert-si-ndikon-dobesimi-i-medias-ne-demokracine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/renia-e-pushtetit-te-katert-si-ndikon-dobesimi-i-medias-ne-demokracine-shqiptare\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia e Pushtetit t\u00eb Kat\u00ebrt: Si Ndikon Dob\u00ebsimi i Medias n\u00eb Demokracin\u00eb Shqiptare."},"content":{"rendered":"<h3>Nga Neada Stana<\/h3>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span data-sheets-root=\"1\">N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur dezinformimi, manipulimi dhe propaganda jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb serioze informacioni. Shum\u00eb media tradicionale jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e interesave qeveritare dhe oligarkike, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr publikun t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb besueshme mbi problemet reale t\u00eb vendit. Kjo situat\u00eb ka dob\u00ebsuar rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb medias, duke e kthyer at\u00eb nga nj\u00eb &#8220;watchdog&#8221; t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, r\u00ebnd\u00ebsia e nj\u00eb media t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur b\u00ebhet m\u00eb e madhe se kurr\u00eb p\u00ebr informimin e sakt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Roli i Medias si &#8220;Watchdog&#8221;, duhet t\u00eb jet\u00eb duke monitoruar dhe kontrolluar veprimtarin\u00eb e pushtetit p\u00ebr t\u00eb informuar publikun. N\u00eb demokracit\u00eb e zhvilluara, media ka luajtur nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb zbulimin e skandaleve dhe n\u00eb mbrojtjen e interesit publik. Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb skandali Watergate n\u00eb SHBA, ku gazetar\u00ebt e pavarur arrit\u00ebn t\u00eb zbulojn\u00eb abuzimet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb detyrojn\u00eb dor\u00ebheqjen e presidentit Nixon. Ky rast tregoi qart\u00eb fuqin\u00eb e medias si &#8220;watchdog&#8221;, nj\u00eb rol q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr mbajtjen p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb pushtetit. N\u00eb Shqip\u00ebri, ky rol \u00ebsht\u00eb shpesh i zbehur p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve politike. N\u00eb vendet me demokraci t\u00eb brisht\u00eb, ose n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb &#8220;sundokraci&#8221;, media shpesh ndjen presion dhe k\u00ebrc\u00ebnim, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn e saj. Ndikimet politike dhe oligarkike dob\u00ebsojn\u00eb rolin e saj mbik\u00ebqyr\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb c\u00ebnueshme dhe shpesh t\u00eb paefektshme.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb kur publiku ka humbur besimin te politika, ekzekutivi dhe gjyq\u00ebsori, media, si pushteti i kat\u00ebrt, merr nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vendimtar. Funksioni mbik\u00ebqyr\u00ebs i saj varet nga fuqia q\u00eb zot\u00ebron, besimi q\u00eb transmeton dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndikuar politikat. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb media profesionale q\u00eb v\u00ebzhgon, analizon dhe informon publikun me sakt\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm. Roli i medias si mbik\u00ebqyr\u00ebse p\u00ebrfshin ushtrimin e presionit, shp\u00ebrndarjen e informacionit, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe edukimin, q\u00eb e dallojn\u00eb at\u00eb nga pushtetet e tjera t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat kan\u00eb kompetenca ligjore. P\u00ebrmes ndikimit t\u00eb saj tek publiku, forcohet kapaciteti i medias p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari nga pushtetar\u00ebt, duke vepruar si nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr parandalimin e abuzimeve, korrupsionit dhe shkeljeve t\u00eb tjera. Mediat e pavarura n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve t\u00eb shumta politike nga qeveria aktuale, dhe jo vetem mediat televizive por edhe ato si portalet dhe rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Mediat tradicionale jan\u00eb t\u00eb kufizuara nga interesat e ngushta. Si pasoj\u00eb, opozita duhet t\u00eb gjej\u00eb kanale alternative p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhin e saj. Partia Demokratike po shfryt\u00ebzon platformat dhe mund\u00ebsit\u00eb e mediave sociale, platformave t\u00eb pavarura online, aplikacioneve p\u00ebr komunikim direkt me qytetar\u00ebt, podcasteve, blogjeve, dhe livestream-\u00ebve por edhe k\u00ebto po modifikohen me \u201cshadowban\u201d, ku asnj\u00eb nga postet e opozit\u00ebs nuk duken as n\u00ebp\u00ebr rrjetet tona sociale. Lind pyetja dhe sa do t\u00eb zgjase kjo problematik\u00eb dhe si mund t\u00eb zgjidhet?<\/p>\n<p>Kjo problematik\u00eb e lidhur me intimidimin dhe dob\u00ebsimin e medias n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndikime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb vitit 2025. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku media \u00ebsht\u00eb e kontrolluar ose e censuruar, opozita p\u00ebrballet me sfida p\u00ebr t\u00eb shpalosur politikat dhe q\u00ebndrimet e saj, duke kufizuar k\u00ebshtu aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb media q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb ose e paanshme mund t\u00eb favorizoj\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet duke ofruar m\u00eb shum\u00eb mbulim pozitiv p\u00ebr qeverin\u00eb dhe m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Kjo krijon pabarazi n\u00eb fushat\u00eb dhe ul shanset p\u00ebr nj\u00eb debat t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm publik. Media luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb edukimin e votuesve mbi \u00e7\u00ebshtjet politike, politikat dhe programet e partive. Kur media nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe profesionale, votuesit nuk kan\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb informacion t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm. Kjo d\u00ebmton procesin demokratik, pasi votuesit marrin vendime t\u00eb bazuara n\u00eb informacione t\u00eb pjesshme ose t\u00eb shtremb\u00ebruara. Partia Demokratike angazhohet p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e medias dhe transparenc\u00ebn, duke e konsideruar at\u00eb si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb problemet e v\u00ebrteta t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo p\u00ebr t&#8217;i fshehur ato p\u00ebrmes propagand\u00ebs. Nj\u00eb media e lir\u00eb garanton q\u00eb problemet e vendit t\u00eb adresohen, jo t\u00eb fshihen, dhe kjo \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore t\u00eb ndershme dhe t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb manipulimin q\u00eb ndodh p\u00ebrmes mediave t\u00eb blera ose t\u00eb shantazhuara. Vet\u00ebm nj\u00eb popull i informuar mund t\u00eb votoj\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr manipulimet e mediave dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb informacion t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb verifikuesh\u00ebm. Sugjeroj nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb sa r\u00ebnd\u00ebsi ka nj\u00eb media e lir\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e drejta dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur manipulimet e p\u00ebrhapura nga qeveria p\u00ebrmes mediave t\u00eb kontrolluara. Ku rritja e pensioneve me 4.1 p\u00ebrqind propagandohet si arritje e madhe dhe ku rritje e inflacionit, e \u00e7mimit t\u00eb dritave, t\u00eb taksave, t\u00eb qerave e ushqimeve t\u00eb shport\u00ebs etj \u2026as nuk p\u00ebrmenden.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka potencialin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb media t\u00eb lir\u00eb, ku qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb informacion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm. PD \u00ebsht\u00eb e impenjuar ta garantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb liri dhe t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend ku e v\u00ebrteta nuk mund t\u00eb blihet. Por ky potencial mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve t\u00eb opozit\u00ebs, mediave t\u00eb ndershme dhe shoq\u00ebris\u00eb civile. Ftoj dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile t\u00eb na bashkohet n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe informuese ose n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr manipulimit t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb media t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme, ku qytetar\u00ebt kan\u00eb akses n\u00eb informacion t\u00eb besuesh\u00ebm, ku abuzimet e pushtetit nuk mbeten t\u00eb fshehura dhe t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb z\u00ebri i opozit\u00ebs dhe i qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjohet pa pengesa dhe pa trasformime. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb e medias dhe transparenc\u00ebn, duke e par\u00eb si nj\u00eb mjet ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore t\u00eb ndershme dhe p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Duhet t\u00eb luftohet manipulimin p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e fshehura q\u00eb ndikojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\n<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Neada Stana &nbsp; N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur dezinformimi, manipulimi dhe propaganda jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb serioze informacioni. Shum\u00eb media tradicionale jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e interesave qeveritare dhe oligarkike, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr publikun t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb besueshme mbi problemet reale [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2303,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[33],"tags":[],"class_list":["post-2302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mediat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2302\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}