{"id":1886,"date":"2023-06-28T12:00:40","date_gmt":"2023-06-28T12:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/braingain.pd.al\/?p=1886"},"modified":"2024-11-13T17:12:07","modified_gmt":"2024-11-13T17:12:07","slug":"ceshtja-e-kosoves-dhe-sfida-drejt-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/ceshtja-e-kosoves-dhe-sfida-drejt-be\/","title":{"rendered":"Ceshtja e Kosoves, Kriza aktuale dhe sfida drejt BE"},"content":{"rendered":"<div data-elementor-type=\"wp-post\" data-elementor-id=\"1886\" class=\"elementor elementor-1886\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-776ca4d e-flex e-con-boxed e-con e-parent\" data-id=\"776ca4d\" data-element_type=\"container\">\n\t\t\t\t\t<div class=\"e-con-inner\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-99795ba elementor-widget elementor-widget-heading\" data-id=\"99795ba\" data-element_type=\"widget\" data-widget_type=\"heading.default\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-widget-container\">\n\t\t\t\t\t<h3 class=\"elementor-heading-title elementor-size-default\"><b>Nga Klea Du\u00e7ka &amp; Neada Stana <\/h3>\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-43fb502 e-flex e-con-boxed e-con e-parent\" data-id=\"43fb502\" data-element_type=\"container\">\n\t\t\t\t\t<div class=\"e-con-inner\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-c6b89bb elementor-widget elementor-widget-text-editor\" data-id=\"c6b89bb\" data-element_type=\"widget\" data-widget_type=\"text-editor.default\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-widget-container\">\n\t\t\t\t\t\t\t\t\t<p>P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kuptohet historia q\u00eb nga gjeneza. Le t\u00eb fillojm\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historikut t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pretendimeve territoriale t\u00eb Serbis\u00eb. Ajo e ka konsideruar gjithmon\u00eb Kosov\u00ebn (Dardanin\u00eb) si \u201ctok\u00eb serbe\u201c. Zanafilla e k\u00ebtyre pretendimeve daton q\u00eb n\u00eb mesjet\u00eb dhe lidhet kryesisht me Betej\u00ebn e Fush\u00eb-Kosov\u00ebs, m\u00eb 15 qershor 1389, m\u00eb e madhja e organizuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Ballkan kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prij\u00ebsit dhe feudal\u00ebt e Ballkanit formuan nj\u00eb koalicion ushtarak nd\u00ebrballkanik p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrparimin osman n\u00eb territoret e tyre. P\u00ebrgjat\u00eb shekujve,Serbia ka vazhduar t\u00eb ngrej\u00eb pretendime t\u00eb pabaza dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb n\u00eb hartimin e politikave nacionaliste dhe ekspansioniste, t\u00eb cilat u materializuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1844, n\u00eb nj\u00eb draft politik sekret t\u00eb Principat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb hartuar nga Ilija Grashanin, e q\u00eb njihet me emrin Nacertania, ose Plani p\u00ebr krijimin e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Sipas k\u00ebtij projekti, Serbia do t\u00eb aneksonte jo vet\u00ebm Kosov\u00ebn, por edhe territore t\u00eb tjera shqiptare deri n\u00eb detin Adriatik.N\u00eb 1912 pas shpalljes se Pavar\u00ebsis\u00eb ku \u201cFuqit\u00eb e M\u00ebdha\u201d cop\u00ebtuan territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, Serbia arriti t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonte territorin e Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Serbi ishte n\u00eb fuqi ende kushtetuta e vitit 1903. Neni 4 i k\u00ebsaj kushtetute thot\u00eb qartazi se asnj\u00eb ndryshim kufijsh t\u00eb Serbis\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00ebqoft\u00ebse nuk e ka marr\u00eb p\u00eblqimin e Kuvendit t\u00eb madh Komb\u00ebtar e jo t\u00eb \u201cKuvendit t\u00eb zakonsh\u00ebm\u201d, ose parlamentit, por t\u00eb nj\u00eb kuvendi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb mblidhej p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar enkas c\u00ebshtjet kushtetuese. Nje kuvend i tille nuk u mbajt kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar apo ratifikuar zgjerimin e kufijve t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebn e Maqedonin\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb inkorporuar legalisht n\u00eb Serbi as n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standarteve e ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>Parlamenti Evropian i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb ulin tensionet n\u00eb koh\u00ebn kur i gjith\u00eb kontinenti evropian po kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ndjeshme. I nj\u00ebjti Bashkim Europian q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mos reagimit dhe mos dh\u00ebnies s\u00eb r\u00ebndesis\u00eb s\u00eb duhur n\u00eb vitet \u201890 t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb situata degradoi deri ne genocid, q\u00eb coi n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e Natos dhe vdekjen e mij\u00ebra personave. Po ky Bashkim Europian q\u00eb akoma 5 shtete an\u00ebtare nuk e njohin ende\u00a0 Pavar\u00ebsise e Kosov\u00ebs.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>Bashkimi Europian dhe Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb duket sikur e kan\u00eb memorjen e shkurt\u00ebr, duket sikur kan\u00eb harruar sa persona t\u00eb pafajsh\u00ebm kan\u00eb vdekur gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas statistikave t\u00eb publikuara nga Prof.Jusuf Osmani n\u00eb dy librat e tij t\u00eb titulluar \u201cKrimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, nga rreth 400 masakra t\u00eb kryera mbi popullsin\u00eb civile, num\u00ebrohen rreth 13.500 t\u00eb vrar\u00eb. Rreth 1600\u00a0persona vazhdojn\u00eb t\u00eb rezultojn\u00eb ende t\u00eb zhdukur, nd\u00ebrsa rreth 20.000 gra t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pre e dhun\u00ebs seksuale nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket rolit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs ne vitet 90\u2019, mund t\u00eb thuhet se BE-ja nuk i ka dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur, duke luajtur me taktik\u00ebn e pasivitetit dhe mosnd\u00ebrhyrjes. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, BE-ja ishte, sipas fjal\u00ebve t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm belg t\u00eb asaj kohe, zotit Eyskens, ishte nj\u00eb &#8220;Gjigant ekonomik, nj\u00eb xhuxh politik dhe nj\u00eb krim ushtarak&#8221;. Dhe sot mund mund t\u00eb themi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po i jep r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs por po e p\u00ebrkeqsojn\u00eb at\u00eb me deklaratat e vazhdueshme dhe me q\u00ebndrimin e hapur pro serb.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>Ajo q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson edhe m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb antishqiptarizmi i Tiran\u00ebs zyrtare dhe marrja e nismave q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb dhe c\u00ebnojn\u00eb sovranitetin e shtetit dhe institucioneve kosovare.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>N\u00eb tetor 2019, pas nj\u00eb takimi n\u00eb Novi Sad t\u00eb Serbis\u00eb midis kryeministrave Rama, Vucic e Zaev u hodh ideja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cOpen Balkans\u201d ose \u201cBallkani t\u00eb Hapur\u201d, i cili parashikonte l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave, kapitalit, njer\u00ebzve dhe sh\u00ebrbimeve duke mund\u00ebsuar keshtu krijimin e nj\u00eb \u201cMini Schengen\u201d p\u00ebr vendet e Ballkanit. Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e kund\u00ebrshtoi me forc\u00eb krijimin e k\u00ebsaj nism\u00eb duke cil\u00ebsuar se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb po b\u00ebnte \u201cnj\u00eb gabim t\u00eb rend\u00eb\u201d. Me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit, Ballkani i Hapur mori mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Rusis\u00eb, BE-s\u00eb dhe Komisionit Evropian duke e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb vetme n\u00eb q\u00ebndrimin e saj kund\u00ebr nj\u00eb projekti absurd bashk\u00ebpunimi rajonal. Duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb tejet provokuese dhe bullizuese, larg atij q\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i nj\u00eb kryeministri t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama i b\u00ebri thirrje Kosov\u00ebs ti bashkohet nism\u00ebs duke deklaruar: n\u00ebse BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Jugosllavi e Madhe, kjo nism\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb Jugosllavi e vog\u00ebl.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>Nga ana tjet\u00ebr Kosova nuk ka pranuar t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb asnj\u00eb nga samitet apo \u201ctallavat\u00eb\u201c e shitura si shfaqje artistike t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr lider\u00ebt e huaj n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb farse q\u00eb shkel me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt mbi dinjitetin dhe plag\u00ebt ende t\u00eb fresk\u00ebta te shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p><p>\u00a0<\/p><p>Nisma serbomadhe dhe antishqiptare e Ballkanit t\u00eb Hapur, iniciator\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb Edi Rama dhe Aleksand\u00ebr Vucic parashtron iden\u00eb e integrimit rajonal si t\u00eb vetmen rrug\u00eb p\u00ebr integrimin e plot\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb BE. Kjo n\u00ebnkupton midis t\u00eb tjerash, q\u00eb ekonomit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve do t\u00eb jen\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase t\u00eb varura nga nj\u00ebra- tjetra. Republika e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes fituese, pasi statistikat tregojn\u00eb se ekonomia e Kosov\u00ebs varet m\u00eb shum\u00eb nga ajo e Serbis\u00eb se sa anasjelltas. Krahasuar me shtetet e tjera t\u00eb CEFTA-s t\u00eb cilave Kosova u eksporton mallra dhe sherbime, sipas shifrave, del se rreth 9.1% e mallrave kosovare shiten n\u00eb Serbi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm 2.9% e mallrave t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit eksportohen drejt Kosov\u00ebs. Nj\u00eb shtet si Kosova nuk mund te jet\u00eb kurr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pavarur nese nuk arrin edhe pavar\u00ebsin\u00eb ekonomike nga Serbia, nd\u00ebrsa nisma e Open Balkan b\u00ebhet pengesa kryesore p\u00ebr arritjen e k\u00ebsaj, duke i dh\u00ebn\u00eb avantazh t\u00eb madh Serbis\u00eb me aprovimin dhe mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Shqiperis\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p><p>Ideja e integrimit rajonal p\u00ebr Kosov\u00ebn merr p\u00ebrmasa edhe m\u00eb absurde duke marr\u00eb parasysh faktin se qeveria shqiptare nd\u00ebrmerr k\u00ebt\u00eb lloj iniciative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konfliktet politike Kosov\u00eb-Serbi mbeten ende t\u00eb pazgjidhura, gj\u00eb q\u00eb con her\u00eb pas here n\u00eb tensionim t\u00eb situat\u00ebs politike, e cila s\u00eb fundmi ka precipituar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, popullsia serbe e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e instrumentalizuar nga Beogradi me q\u00ebllim k\u00ebrc\u00ebnimin dhe shantazhimin e autoriteteve kosovare.<\/p><p>K\u00ebrkohet t\u00eb ruhet qet\u00ebsia nga qeveria e Kosov\u00ebs kur n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs jan\u00eb sulmuar nga bandat serbe edhe ushtar\u00ebt e KFOR-it. Si do t\u00eb reagonte BE n\u00ebqoft\u00ebse k\u00ebto sulme do t\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Kroaci q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet an\u00ebtar i BE, do t\u00eb mbahej vall\u00eb i nj\u00ebjti q\u00ebndrim?! Si shtet sovran dhe i pavarur, shteti i Kosov\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00ebn legjitime dhe kushtetuese t\u00eb shtrij\u00eb juridiksionin e instuticioneve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin, duke p\u00ebrfshir\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe. Nj\u00eb e drejt\u00eb e garantuar me kushtetut\u00eb nuk ka nevoj\u00eb te marr\u00eb p\u00eblqimin e askujt jasht\u00eb kufijve t\u00eb nj\u00eb shteti te pavarur, ajo thjesht zbatohet pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim.<\/p><p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb Serbia i kan\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim tre polic\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb cilat forcat serbe i kan\u00eb rr\u00ebmbyer brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb burgosur pa t\u00eb drejt\u00eb. Tashm\u00eb pas lirimit t\u00eb tyre, Serbia p\u00ebrg\u00ebzohet sikur t\u00eb ket\u00eb kryer nj\u00eb akt heroik, dhe jo ti k\u00ebrkohen shpjegime apo t\u00eb sanksionohet sepse kreu nj\u00eb veprim t\u00eb paligjsh\u00ebm duke arrestuar dhe burgosur dy polic\u00eb brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p><p>P\u00ebrpara lirimit t\u00eb polic\u00ebve n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Twitter, zoti Rama shkroi se \u201csa m\u00eb shum\u00eb mbahen n\u00eb Serbi k\u00ebta tre burra q\u00eb edhe sikur ta ken\u00eb shkelur vij\u00ebn e kufirit s\u2019kan\u00eb kryer asnj\u00eb krim, aq m\u00eb pak do jet\u00eb e mundur q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona bilaterale t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb hapa mbrapa\u201d, vuri n\u00eb dukje zoti Rama duke shtuar se \u201ckjo do jet\u00eb java e rikthimit t\u00eb akullit mes nesh n\u00ebse ata nuk lirohen\u201d.\u00a0 Edi Rama flet per rikthim akulli me Serbin\u00eb, akull q\u00eb nuk \u00ebshte shkrir\u00eb kurr\u00eb nga ana e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse nuk jan\u00eb harruar krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Serbia kund\u00ebr tyre dhe kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm dinjitet sa p\u00ebr t\u00eb respektuar dhimbjen q\u00eb akoma p\u00ebrjetohet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p><p>Q\u00ebndrimi i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, sado trondit\u00ebs dhe i papranuesh\u00ebm, nuk habit aspak dhe \u00ebsht\u00eb madje tejet i pritsh\u00ebm p\u00ebr sa i takon linj\u00ebs politike t\u00eb ndjekur nga qeveria e tij dhe historikisht nga e majta shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje. N\u00eb nj\u00eb retrospektiv\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr historike, mjafton t\u00eb rikujtojm\u00eb se Partia Komuniste shqiptare, pararend\u00ebsja e Partis\u00eb Socialiste, u themelua me ndihm\u00ebn e delegat\u00ebve jugosllav\u00eb serb\u00eb Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si Konferenca e Mukjes t\u00eb mbajtur m\u00eb 2 gusht 1943, me pjes\u00ebmarrjen e patriot\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Balli Komb\u00ebtar dhe delegat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Komuniste shqiptare, u hodh nga ana e Ballit Komb\u00ebtar ideja p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqiperin\u00eb. K\u00ebto k\u00ebrkesa u konsideruan kund\u00ebrrevolucionare nga delegat\u00ebt jugosllav\u00eb Svetozar Vukmanovic dhe Miladin Popovic dhe p\u00ebr rrjedhim nuk u pranuan nga Partia Komuniste shqiptare, e cila n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs dhe pas ardhjes n\u00eb pushtet, e la t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb harres\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs si dhe burgosi, p\u00ebrndoqi, internoi dhe d\u00ebnoi me pushkatim shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb patriot\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p><p>Urrejtja ndaj identitetit dhe interesave komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht linj\u00eb ideologjike, por edhe patologji q\u00eb karakterizon t\u00eb majt\u00ebn, sidomos at\u00eb radikale, kudo n\u00eb bot\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri e majta \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e doktrin\u00ebs vdekjeprur\u00ebse t\u00ebInternacionales komuniste.Duke i q\u00ebndruar besnike k\u00ebsaj linje, qeveria shqiptare n\u00ebn mask\u00ebn e pretendimeve p\u00ebr \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe integrimin rajonal\u201c,\u00a0 apo t\u00eb \u201cshkrirjes s\u00eb akujve\u201c sic preferon t\u00eb shprehet kryeministri n\u00eb rrjetet sociale, nuk i ka k\u00ebrkuar kurr\u00eb qeveris\u00eb serbe t\u00eb njoh\u00eb maskrat e kryera n\u00eb Kosov\u00eb (duke shmangur madje edhe perdorimin e fjal\u00ebs \u201cgenocid\u201c) apo tu kerkoj\u00eb zyrtarisht ndjes\u00eb e t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb familjet e viktimave.<\/p><p>Fshehur pas mask\u00ebs s\u00eb nj\u00eb diplomacie hipokrite, me indiferentizmin dhe pashpirt\u00ebsin\u00eb q\u00eb e tregon \u00e7do dit\u00eb edhe ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb saj, qeveria shqiptare zgjedh edhe n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb historis\u00eb t\u00eb sillet si nj\u00eb Iskariot q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grusht argjend (p\u00ebrfitime ekonomike) shet interesat e kombit dhe p\u00ebrdhos vuajtjet e tij.<\/p>\t\t\t\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klea Du\u00e7ka &amp; Neada Stana P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kuptohet historia q\u00eb nga gjeneza. Le t\u00eb fillojm\u00eb duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historikut t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pretendimeve territoriale t\u00eb Serbis\u00eb. Ajo e ka konsideruar gjithmon\u00eb Kosov\u00ebn (Dardanin\u00eb) si \u201ctok\u00eb serbe\u201c. Zanafilla e k\u00ebtyre pretendimeve daton q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2266,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"elementor_theme","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-1886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ceshtje-nderkombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1886\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/braingain.pd.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}